AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

I biri i Adem Jasharit i bën thirrje politikanëve t’i japin fund krizës

Petrit ÇollakungaPetrit Çollaku
10 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Lulzim Jashari gjatë fjalës së tij në përkujtimoren e UÇK-së. Foto: Qeveria e Kosovës.

Në një përkujtimore të luftëtarëve të kohës së luftës në Kosovë, i biri i komandantit të vrarë Adem Jashari i bëri thirrje krerëve politikë të tregojnë pjekuri dhe të kapërcejnë krizën politike në vend.

Lulzim Jashari gjatë fjalës së tij në përkujtimoren e UÇK-së. Foto: Qeveria e Kosovës.
Lulzim Jashari gjatë fjalës së tij në përkujtimoren e UÇK-së. Foto: Qeveria e Kosovës.

Lulzim Jashari, djali i ish-komandantit të UÇK-së, Adem Jashari, i cili shihet si një hero lufte nga ana e shqiptarëve të Kosovës, tha në një ceremoni me rastin e 17-vjetorit të vrasjes së babait të tij nga forcat serbe se liderët politikë të Kosovës duhet të tregojnë unitet në mes të krizës që ka ndarë vendin.

“Ne po themi me keqardhje se 17 vjet pas përfundimit të luftës, për Kosovën janë hapur plagë të panevojshme,” tha Jashari.

Ai po i referohej krizës së vazhdueshme politike midis koalicionit qeverisës dhe partive opozitare, të cilat kanë disa muaj që bllokojnë punën në parlament, në shenjë proteste për dy marrëveshje të diskutueshme me Serbinë dhe Malin e Zi.

Ai kritikoi gjithashtu grindjet e fundit publike nga disa politikanë të Kosovës të cilët ishin miq të ngushtë të Adem Jasharit.

“Nuk është koha për lavdi apo krekosje. Nuk është koha për të marrë nga Kosova, por për t’i dhënë asaj,” tha ai.

Ai po i referohej deputetit të Lëvizjes Vetëvendosja, Rexhep Selimi, dhe ambasadorit të Kosovës në Tiranë, Ramiz Lladrovci, të dy ish-anëtarë të UÇK-së, të cilët kanë shkëmbyer akuza të ashpra në lidhje me aktivitetet e njëri-tjetrit gjatë kohës së luftës në mes të debatit të nxehtë mes opozitës dhe qeverisë.

Jashari i bëri këto komente në eventin tre ditor të organizuar për të nderuar disa luftëtarë të Kosovës.

Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, siç ajo njihet, fillon çdo vit më 5 mars duke shënuar vdekjen e Adem Jasharit dhe të rreth 40 anëtarë të familjes së tij, të cilët u vranë nga forcat ushtarake serbe pas rrethimit të shtëpisë së tyre në fshatin Prekaz në fillim të konfliktit të vitit 1998-1999.

Një komandant i operacioneve të UÇK-së në zonën e Drenicës, Jashari ka marrë pjesë në një sërë sulmesh ndaj forcave jugosllave para se të vritej.

Jashari konsiderohet nga shumica e shqiptarëve të Kosovës si një hero kombëtar dhe komandanti i parë i UÇK-së, e cila u demilitarizua pas përfundimit të luftës në vitin 1999.

Forcat e Sigurisë së Kosovës organizuan një paradë ditën e parë të Epopesë të shtunën në kazermat ushtarake në Prishtinë.

Epopeja përfundon të hënën me ndezjen e zjarreve të mëdha në Prekaz.

Etiketa: Adem JashariAkuzaKosovaKosovëLuftemarrëveshjeParaparlamentPiSprotestePunëQeveriaRexhep SelimiSH
Tjetri
Nipi i Titos kandidon si socialist në zgjedhjet parlamentare serbe

Nipi i Titos kandidon si socialist në zgjedhjet parlamentare serbe

photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.