AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Sekuestrohet hoteli i biznesmenit të vrarë me atentat

Lindita ÇelangaLindita Çela
10 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto ilustruese nga Vlora. Foto kortezi: bledi_/Flickr

Prokuroria dyshon se paratë e drogës ndërtuan hotelin pesëkatësh në zonën e “Ujit të Ftohtë” në Vlorë, dyshim i ngritur gjatë hetimeve mbi atentatin që i mori jetën Isuf Brahimajt më 2014. Ndërkohë, vrasja ka mbetur pa autor.

Foto ilustruese nga Vlora. Foto kortezi: bledi_/Flickr
Foto ilustruese nga Vlora. Foto kortezi: bledi_/Flickr

Prokuroria e Përgjithshme njoftoi sot se ka urdhëruar sekuestrimin e një ndërtese pesëkatëshe në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, pasi hetimet mbi një vrasje me minë me telekomandë krijuan dyshimin se objekti i sekuestruar është ndërtuar me para të fituara në aktivitete kriminale në Itali dhe Hollandë. Kostoja e objektit të sekuestruar vlerësohet në 100 milionë lekë, (rreth 715 mijë euro).

Në gushtin e vitit 2014,  Isuf Brahimaj, u vra në një atentat me minë të shpërthyer me telekomandë. Ai dhe i vëllai i tij i kishin shpëtuar një atentati të ngjashëm më herët.

Prokuroria e hetoi ngjarjen e atentatit të ndodhur në mëngjesin e 28 gushtit 2015, autorët e të cilit nuk janë identifikuar, por gjatë hetimeve, krijoi dyshimin se një objekt ndërtimor prej 3,090 metra katrore të ndërtuar mbi një truall prej 2,500 metrash katrore, nën pronësinë e babait të viktimës, Shpëtim Brahimaj, mund të jetë krijuar me paratë e fituara nga aktivitetet e paligjshme të djemve të tij.

Për rrjedhojë, Prokuroria e Krime të Rënda ka kërkuar të mërkurën konfiskimin e pasurisë së tij, pasi dyshohet se është  vënë  nëpërmjet veprimtarisë kriminale të zhvilluar në Itali dhe Hollandë.

“Pasuritë janë përfituar pas përfshirjes së personave të hetuar Ermal Bajrami alias Bashkim Brahimaj dhe vëllai i tij, i ndjeri Isuf Koka alias Isuf Brahimaj në veprimtari kriminale, veprimtari kriminale që daton që në vitin 1994 për të ndjerin Isuf Brahimaj dhe në vitin 2004 për Ermal Bajramin,” thuhet në njoftimin e prokurorisë.

“Këto pasuri nuk i përgjigjen nivelit të të ardhurave të të dyshuarve dhe familjarëve të tyre. […] Pasuritë janë në zotërim të drejtpërdrejtë të personave të hetuar të cilët pavarësisht faktit se dokumentet i kanë regjistruar ne emër të babait të tyre Shpëtim Brahimaj, rezulton se objekti i ndërtuar është fryt i investimeve të djemve të tij Ermal Bajrami alias Bashkim Brahimaj dhe i ndjeri Isuf Koka alias Isuf Brahimaj,” vijon më tej deklarata e prokurorisë. (kliko këtu për të parë deklaratën e plotë).

Në vijim të hetimeve për atentatin ndaj tij, një ndër pistat e ngritura nga autoritetet hetimore ishin edhe përplasjet e mundshme për trafikun e lëndëve narkotike, pasi Isuf Brahimaj (Kokaj) ishte dënuar nga autoritetet italiane dhe hollandeze për trafik ndërkombëtar lëndësh narkotike.

Në kuadër të veprimeve verifikuese, u konstatua se familja Brahimaj, më konkretisht babai i viktimës, shtetasi Shpëtim Brahimaj, kishte legalizuar në emër të tij një ndërtesë 5-katëshe të papërfunduar, e cila ishte destinuar për shërbime hotelerie.

Shqipëria vlerësohet në raportet ndërkombëtare si një destinacion për pastrimin e pasurive të krijuara nga aktivitete kriminale në vende të tjera, zakonisht vende të Bashkimit Europian. Autoritetet shqiptare janë kritikuar shpesh në të shkuarën për moskonfiskimin e pasurive të dyshimta.

Raporti i fundit i Progresit të Bashkimit Europian thotë se paratë e krimit kanë infiltruar sektorin publik dhe privat dhe se ky është një shqetësim serioz.

“Hetimet financiare nuk kanë filluar ende në mënyrë sistematike në rastet e korrupsionit. Ka shumë pak raste të konfiskimit të aseteve në çështjet e korrupsionit. Infiltrimi i sektorëve publikë dhe privatë nga krimi i organizuar – lehtësuar kjo nga korrupsioni – vijon të jetë një problem madhor dhe shqetësues dhe duht të trajtohet në mënyrë urgjente.”

“Numri i dënimeve finale është shumë i ulët në krahasim me vlerën e tregut rajonal dhe vendës të drogës. Hetimet financiare mbeten të nënpërdorura dhe niveli i konfiskimit të aseteve është i ulët,” vijon më tej raporti.

Etiketa: atentatAtentatiBashkimit EuropianEuroHetimetItaliKorrupsioniKrimekrimiKrimi i organizuarParaProkuroriaProkuroria e PërgjithshmeRaportiSHshqipShqipëriashqiptareTrafikVloraVrasjavrasje
Tjetri
Borxhi i jashtëm bruto, 7.5 miliardë euro që presin të shlyhen

Borxhi i jashtëm bruto, 7.5 miliardë euro që presin të shlyhen

723041393 1558327902329532 6977003806194600217 n

Bota e trilluar e Ramës, përballë realitetit njerëzor

06:13 | 25/06/2026
photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.