AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Vendimi i Karaxhiçit: Precedentë ligjorë dhe akuza të pavërtetuara

Denis DzidicngaDenis Dzidic
10 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Radovan Karaxhiç në gjykatë në Hagë. Foto: Beta.

Gjykata e Hagës ka precedentë ligjorë për disa nga akuzat kundër Radovan Karaxhiçit, por akuzat për gjenocid në vitin 1992 dhe pengmarrje të paqeruajtësve të OKB-së nuk janë vërtetuar nga gjykata.

Radovan Karaxhiç në gjykatë në Hagë. Foto: Beta.
Radovan Karaxhiç në gjykatë në Hagë. Foto: Beta.

Gjykata e Hagës do të japë vendimin e saj në gjyqin e Radovan Karaxhiçit, ish-president serb i Bosnjës dhe komandant suprem i forcave të armatosura të Republikës Srpska, më 24 mars.

Krimet për të cilat ai është akuzuar kanë qenë temë diskutimi në më shumë se 20 çështje tashmë të dëgjuara në Gjykatën Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë në Hagë.

Akuzat përfshijnë gjenocid kundër boshnjakëve nga Srebrenica në vitin 1995 dhe në shtatë komuna të tjera boshnjake në vitin 1992, persekutim të jo-serbëve në 20 komuna dhe pengmarrje të paqeruajtësve të forcës mbrojtëse të OKB-së UNPROFOR-it.

Ai akuzohet si anëtar i një sipërmarrje të përbashkët kriminale – së bashku me zyrtarët të tjerë të lartë policorë dhe ushtarakë në Republikën Srpska, liderë politikë në komunitetet lokale, si edhe liderë të njësive paraushtarake dhe vullnetare – me qëllim persekutim të jo-serbëve.

Vërtetohet gjenocidi i Srebrenicës në vitin 1995

Në 20 vitet që prej krimit më të madh në tokën evropiane që nga Lufta e Dytë Botërore – vrasjen e më shumë se 7,000 burrave dhe djemve boshnjakë dhe dëbimin e 25,000 grave dhe fëmijëve nga zona e përcaktuar si “zonë e sigurt” nga Kombet e Bashkuara – Gjykata e Hagës ka dënuar 14 persona për këto krime.

Tre prej atyre që u dënuan nga Gjykata e Hagës iu dha dënim me burgim të përjetshëm – dy ish-oficerë në Shtabin Kryesor të Ushtrisë Serbe të Bosnjës, Zdravko Tolimir dhe Ljubisa Beara, si dhe ish-oficeri i sigurimit i Korpusit Drina të Ushtrisë Serbe të Bosnjës Vujadin Popoviç. Pjesa tjetër është dënuar me një total prej 189 vitesh burg.

Karaxhiçi përmendet në disa vende në vendimin e Bearas dhe Popoviçit. Thuhet se më 9 korrik 1995, Karaxhiçi ka dhënë urdhër duke miratuar konfiskimin e enklavës së mbrojtur të Srebrenicës, dhe se ai diskutoi për robërit boshnjakë me Miroslav Deronjiç, një zyrtar serb i Bosnjës tashmë i vdekur i cili ishte dënuar për krime lufte.

Krimet e Srebrenicës u etiketuan për herë të parë si gjenocid në vitin 2004 në vendimin e Gjykatës së Hagës që dënonte ish-shefin e shtabit të Korpusit Drina Radislav Krstiç. Ky vendim përmendi gjithashtu Karaxhiçin në rolin e tij si komandant suprem i forcave serbe të Bosnjës.

“Njësitë VRS (të Ushtrisë Serbe të Bosnjës) u angazhuan në ndalimin, transportimin dhe ekzekutimin e myslimanëve boshnjakë, përfshirë anëtarë të Korpusit Drina, Brigadave të Bratunacit dhe Zvornikut si edhe Njësia e Dhjetë e Sabotimit,” thuhej në vendim.

“Pjesëmarrja e kaq shumë njësive tregon shkallën në të cilën ishte planifikuar procesi dhe pjesëmarrja e Njësisë së Sabotimit posaçërisht tregon se Shtabi i Përgjithshëm VRS-së u përfshi direkt në këtë operacion,” shtoi ajo.

Në vendimin e zyrtarit të Shtabit Kryesor të Ushtrisë Serbe të Bosnjës Zdravko Tolimir gjithashtu përmendet Karaxhiçi si “thjesht nj njeri me autoritetin për të komanduar shtabin kryesor të VRS-së”.
përsa i takon Srebrenicës, emri i Karaxhiçit përmendet në dy vendime të Gjykatës së Hagës që dënojnë serbë të Bosnjës për terrorizim të popullsisë së Sarajevës gjatë rrethimit të qytetit që zgjati tre vjet e gjysmë. Gjykata dënoi Stanislav Galiç dhe Dragomir Miloseviç, të cilët ishin të dy komandantë të Korpusit Sarajevë-Romanija të VRS-së në kohë të ndryshme.
Të dy vendime përcaktonin se njësitë nën komandën e Galiçit dhe Miloseviçit, qëlluan mbi të qytetit pa dallim, duke shkaktuar viktima të shumta civile dhe duke terrorizuar banorët e saj.

“Për të gjithë zyrtarët ushtarakë në rajonin e Sarajevës, është përtej çdo dyshimi se gjenerali Galiç ishte komandanti i tyre si komandant i Trupave Sarajevë-Romanija, dhe se eprori i tij ishte komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Serbe të Bosnjës Ratko Mlladiç dhe komandanti suprem ishte Radovan Karaxhiçi,” thuhej në vendimin e Galiçit.

Gjykata e Hagës. Foto: BIRN.
Gjykata e Hagës. Foto: BIRN.

Nuk vërtetohet gjenocidi i vitit 1992
Pjesa më e shumëpritur e vendimit të Karaxhiçit ka të bëjë me akuzat që ai ishte përgjegjës për gjenocid në komunat Bratunac, Foca, Kljuc, Prijedor, Sanski Most, Vlasenica dhe Zvornik në vitin 1992.

Gjykata ka dhënë më shumë se 15 vendime për krime kundër njerëzimit, shfarosje dhe persekutim në këto komuna, por asnjë për gjenocid.

Zyrtarët e lartë politikë serbë të Bosnjës Momcilo Krajisnik dhe Biljana Plavsiç – të cilët janë të listuar në aktakuzën e Karaxhiçit si anëtarë të të njëjtës sipërmarrje të përbashkët kriminale – janë dënuar për krime në të gjitha këto komuna, përveç se në Bratunac.

Karaxhiç përshkruhet në vendimin e Krajisnikut si “figura kryesore në Republikën Srpska”, dhe përmendet në marrëveshjen për falje të Plavsiçit si pjesë e lidershipit serb të Bosnjës që ishte fajtor për një “krim shumë të rëndë, ku përfshihet një fushatë spastrimi etnik i cili rezultoi në vdekjen e mijëra njerëzve dhe dëbimin e mijëra të tjerëve në rrethana brutaliteti të madh”.

Gjyqtarët e Hagës në çështjen e Krajisnikut zbuluan se disa nga krimet e kryera në Foca, Kljuc, Prijedor, Sanski Most, Vlasenica dhe Zvornik arrinbin në shkallë gjenocidi, por nuk zbuluan se i pandehuri kishte “qëllim të shkatërronte pjesërisht apo në tërësi grupin e myslimanëve të Bosnjës apo kroatët”.
Shumë nga vendimet e Gjykatës së Hagës kanë të bëjnë me krimet masive të kryera kundër jo-serbëve në Prijedor, me Karaxhiçin të listuar si anëtar i një sipërmarrje të përbashkët kriminale në vendimin që dënoi ish-kreun e Komitetit të Krizës në Prijedor, Milomir Stakiç, i cili u dënua me 40 vjet burg.

Së bashku me Stakiçin,Gjykata dënoi ish-rojat dhe komandantët e disa kampeve të burgimit që drejtoheshin nga serbët e Bonjës në Prijedor.

Krimet masive në Foca u vërtetuan në vendimet që dënonin Milorad Krnojelacin, komandantin e kampit serb të burgimit në Foca, dhe ish-ushtarët e VRS-së Dragoljub Kunaraç, Radomir Kovaç, Zoran Vukoviç dhe Dragan Zelenoviç.
Dragan Nikoliç u dënua për krime kundër boshnjakëve nga Vlasenica që mbaheshin në kampin Susica, ku ai ishte komandanti dhe Karaxhiçi u përmend si pjesë e lidershipit serb në vendimin që dënoi Radoslav Brdjanin, një figurë e lartë politike në Rajonin Autonom të vetëshpallur të Krajinës Serbe.

Bashkë me 1992 akuzat për gjenocid, Karaxhiçi po gjykohet gjithashtu për krime kundër njerëzimit në 20 komuna – Banja Luka, Bijeljina, Bosanski Novi, Bratunac, Brckos, Foca, Hadzici, Ilidza, Kljuc, Novi Grad, Novo Sarajevë, Pale, Prijedor, Rogatica, Sanski Most, Sokolac, Visegrad, Vlasenica, Vogosca dhe Zvornik.

Vendimet që dënuan Brdjanin, Krajisnikun dhe Plavsiçin merren me disa nga këto komuna dhe Gjykata ka dënuar gjithashtu edhe Milan dhe Sredoje Lukiç dhe Mitar Vasiljeviçin për krime në Visegrad dhe Ranko Cesiç dhe Goran Jelisiç për krimet në Brcko.

Pjesa e fundit e vendimit të Karaxhiçit ka të bëjë me dyshimet për përgjegjësinë e tij për pengmarrje të paqeruajtësve të OKB-së, por këto pretendime nuk kanë qenë pjesë e ndonjë aktakuze të mëparshëm në Gjykatën e Hagës.

Etiketa: aktakuzëAkuzaBanorëBIRNBurgEmriFocagjenocidGjykataGjykatëGjykatësgjyqtarKombet e BashkuaraKrimKrimekrime lufteLokaleLuftaLufteOKBoperacionpersekutimpresidentRadoslav BrdjaninRadovan KaraxhiçSarajevëSrebrenicaVendimVendimetVendimiviktima
Tjetri
Nga Tolstoi te Trump

Nga Tolstoi te Trump

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.