AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Nga Tolstoi te Trump

Chris PattenngaChris Patten
10 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto kortezi: Eli Christman/Flickr

Populistët e ditëve tona në SHBA dhe Europë kanë prodhuar një botë të trilluar. Por realiteti virtual që ata kanë krijuar nuk ka asnjë lidhje me problemet e botës reale që vijojnë të tërheqin gjenerata pas gjenerata lexuesish të letërsisë madhështore.

Foto kortezi: Eli Christman/Flickr
Foto kortezi: Eli Christman/Flickr

Një nga shqetësimet e Leo Tolstoi qe natyra dhe limitet e pushtetit. A qe kjo arsyeja që e bënte Francën një armik kaq të jashtëzakonshëm, veçanërisht një armik të Rusisë? Kjo pyetje qe në zemër të romanit të tij më të madh Lufta dhe Paqja –  aq shumë sa Tolstoi në disa raste argumentoi se libri i tij nuk qe në të vërtetë një roman, por një hetim në filozofinë e historisë.

Në lidhje me limitet e pushtetit, Tolstoi mund të ketë menduar ca më shumë mbi atë që Fildmarshalli britanik i Luftës së Dytë Botërore, Bernard Law Montgomery, më vonë e quajti Ligji i Parë i Luftës. “Mos marsho për në Moskë.” Dimri qe armiku më i pathyeshëm i realitetit, dhe më i fortë se sa gjeneralët gjermanë të cilët ndihmuan rusët në mbrojtjen e tyre të suksesshme kundër Napoleonit (një leksion të cilin Hitleri, për fat të mirë, nuk e mësoi kurrë).

Sa i përket natyrës së pushtetit, Tolstoi nuk qe as historian ekonomik dhe as demograf. Kur Lufta dhe Paqja u botua në vitin 1869, në anën tjetër të Ngushticës Bering gjendej Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat patën blerë Alaskën nga Rusia vetëm dy vjet më parë me një çmim prej rreth dy centësh për akër (0.4 ha).

Amerika sapo kishte filluar të shfaqej si një fuqi botërore gjatë dallgës së globalizimit në gjysmën e dytë të shekullit të nëntëmbëdhjetë, gjë që koincidoi me hapjen e Perëndimit të Amerikës. Me vetëm 4-5 për qind të popullsisë së botës, Amerika zinte 20-30 për qind të prodhimit botëror që nga ditët e para të teknologjisë së anijeve me avull, hekurudhave dhe ndërtimit të Çikagos.

Kështu në zemër të fuqisë së një vendi të madh është fuqia e vet ekonomike, qoftë madhësia totale ashtu edhe mirëqenia e nënshtetasve të vet individualë. Kina, me popullsinë më të madhe të botës, mund të sfidojë pasurinë e përgjithshme të Amerikës, por pasuria e saj për frymë është vetëm sa një e pesta e asaj të SHBA-së.

Ajo që e ka bërë Amerikën kaq të pasur është aftësia e vendit për të mobilizuar burimet natyrore të një kontinenti të tërë, krahas stabilitetit politik dhe kombinimit të jashtëzakonshëm të veprimeve të një qeverie të arsyeshme me inovacionet sipërmarrëse indiciduale. Nga Alexander Hamilton e më pas, qeveria ka ndihmuar për të promovuar dhe ushqyer rritjen ekonomike. Mes fruteve të këtij partneriteti janë universitetet kërkuese të klasit botëror të Amerikës dhe departamentet e teknologjisë që rrjedhin nga kërkimet e lidhura me sektorin e mbrojtjes.
Një arsye tjetër e suksesit të Amerikës është se ajo ka qenë një magnet për më të mirët dhe më të ndriturit nga e gjithë bota, të cilët kanë kontribuar me talentet e veta dhe energjinë për Poçen për Shkrirje të narrativës së Amerikës. Dhe ky proces vijon.

Demografët parashikojnë se SHBA-të janë vendi i vetëm i madh i zhvilluar që do të përjetojë rritje domethënëse të popullsisë në gjysmën e parë të shekullit të 21. Ndërsa pjesa më e madhe e rritjes së popullsisë së botës do të ndodhë në vendet më të varfra, popullata amerikane shumëgjuhëshe, shumëracëshe dhe shumëkombëshe prej 320 milionë banorësh ka gjasa do të rritet me rreth 100 milionë të tjerë.

Besnikëria ndaj motos së Amerikës, pluribus unum (“mes të shumtëve, një”), e ka bërë këtë vend një nga historitë më të mëdha të suksesit në historinë e botës.

Duke parë të gjithë këtë, kandidatura e Donald Trump për president, mishëron një fantazi të rrezikshme në të gjitha nivelet. Për një gjë, ngritja e mureve për të mbrojtur Amerikën nga bota, siç propozon ai, nuk mund të funksionojë. Më e rëndësishmja, e kush dëshiron që diçka e tillë të funksionojë? Ndërsa popullsia e Amerikës rritet, popullsia e Rusisë po zhytet si gur i rëndë. Sa shumë njerëz do të parapëlqenin të jetonin në Moskë në vend që të jetonin në Nju Jork?

Axhenda e Trump flet për një gënjeshtër të madhe që gjendet në zemër të populizmit që ka mbërthyer aktualisht Amerikën dhe Europën. Ne duam sovranitetin tonë pas, bërtasin njerëzit. Ne duam të kontrollojmë jetët tona dhe kufijtë tanë. Në Britani, vend që në qershor do të zhvillohet një referendum për tërheqje nga Bashkimi Europian, këto ndjesi po nxiten në mënyrë të pamëshirshme nga ministrat anti-BE të cilët gënjejnë mbi përmasat e një aludimi për regjim diktatorial në Bruksel, i cili ndërhyn me forcë në detyrat e tyre zyrtare.

Dhe për fat të keq shumë tepër njerëz gënjehen për të besuar se ka një zgjidhje të thjeshtë për krizën e Europës për migrimin. Ndërto mure. Dërgoji emigrantët pas në shtëpi. Ndalohe botën, ne duam të zbresim.

E vërteta është se presioni mbi kufijë e Europës do të vijojë, veçanërisht në rast se më shumë shtete në jug dhe në lindje shkatërrohen. Europianët mund ta trajtojnë këtë problem të madh të gjeneratës sonë vetëm duke punuar së bashku për të krijuar strategji koherente të punëve të jashtme, të sigurisë, të zhvillimit ekonomik dhe të imigrimit, jo duke injoruar fqinjët tanë dhe politikat e tyre.

Ne duhet ta zgjidhim problemin në burimin e problemit, duke rindërtuar shtetet e dështuara dhe duke i dhënë popullsive të tyre një arsye për të qëndruar në shtëpi.

As Amerika dhe as Europa nuk duhet të braktisin politikat e tyre përballë një realiteti virtual, populist dhe të rrezikshëm. Realiteti i tyre nuk është bota ku ne jetojmë dhe as bota ku ne dëshirojmë të jetojmë. Është një botë inekzistente dhe një botë që nuk mbart asnjë nga problemet tona reale, nga ato probleme që tërheqin lexuesit e veprës së Tolstoit gjeneratë pas gjenerate.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate, 2016. Ripublikimi mund të bëhet vetëm me lejen e Project Syndicate. From Tolstoy to Trump

Etiketa: Alexander HamiltonAmerikaBanorëBashkimi EuropianBEBritaniBrukselDonald TrumpEuropaHetimKinaLibriLuftaParapasuriapopulistpresidentProject SyndicatePunëQeveriaReferendumRusëRusiaSHSHBAShtetet e BashkuaraShtetet e Bashkuara të AmerikësTrump
Tjetri
Dasma ime ballkanase prej të rriture (1)

Dasma ime ballkanase prej të rriture (5)

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.