Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Tema kryesore
  • Gjyqtare
  • Kolegji i Posaçëm i Apelimit
  • Prokurore
  • KPK
  • Gjykata e Apelit Tiranë
  • Mjedisi
Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
Reporter.al
Fillimi Page Positions Artikull kryesor Lajme

Padia kërkon të nxjerrë në pah koston njerëzore të fushatës kundër vjedhjes së energjisë 

Besar LikmetaNgaBesar Likmeta
17:51 | 21/03/2016
Në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Në Fokus
Kohe leximi: 4 minuta
A A
0
Faturimet aforfe prangosin dhe lënë në terr shqiptarët e varfër

Fatura të CEZ/OSHEE

Share on FacebookShare on Twitter

Familjarët e të ndjerit Qamil Zelo, i cili u vetëvar dy vjet më parë në gjendje të rënduar psikologjike në burgun e Rrogozhinës pasi u arrestua nën akuzën e vjedhjes së energjisë elektrike, kanë paditur OSHEE-në, Drejtorinë e Burgjeve dhe Prokurorinë, të cilat akuzohen se me veprimet dhe mosveprimet e tyre shkaktuan vdekjen e tij.

Fatura të CEZ/OSHEE
Fatura të CEZ/OSHEE

Qeveria e qendrës së majtë e Kryeministrit Edi Rama ka udhëhequr gjatë dy viteve të fundit një fushatë pa kompromis kundër vjedhjes së energjisë elektrike, duke ndërprerë mijëra lidhje të paligjshme në rrjetin e shpërndarjes, çfarë ka sjellë uljen e humbjeve joteknike dhe rritjen e arkëtimeve nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE.

Megjithatë, përveç të ardhurave shtesë në arkat e korporatës publike të shpërndarjes së energjisë, kjo fushatë kundër paligjshmërisë e ndërmarrë në koordinim më policinë e shtetit ka prodhuar dhe një kosto njerëzore duke dërguar qindra njerëz pas hekurave.

Njeri prej të arrestuarve në kulmin e fushatës në tetor të vitit 2014 ishte dhe Qamil Zelo, një 52-vjeçar nga Lushnja  që akuzohej nga OSHEE dhe policia se nëpërmjet një kontrate si abonent familjar furnizonte dhe dy dyqane të ndërtuara në banesën e tij. Pas arrestimit në flagrancë ndaj Zelos u vendos masa arrest me burg dhe ai u dërgua në burgun e Rrogozhinës, ku në gjendje të rënduar psikologjike i dha fund jetës në 28 dhjetor 2014.

Dokumentet e publikuara më pas, zbuluan se Zelo qe arrestuar në një situatë jo shumë të qartë ligjore pasi ai qe konsumator që i shlyente faturat e energjisë elektrike. Procesverbali i arrestimit shënonte se dy dyqanet e të ndjerit, të gjendura pranë banesës së tij, furnizoheshin me energji përmes kontratës së lidhur me shtëpinë e tij si konsumator familjar. Energjia e konsumuar nga dyqanet dhe shtëpia paguhej rregullisht. Teorikisht, ai duhej të lidhte kontrata të veçanta për dyqanet, por të gjithë e dinë se procedurat burokratike të operatorit të shpërndarjes së energjisë elektrike i bëjnë kontrata të tilla shumë të vështira për t’u lidhur dhe tepër të kushtueshme. Për më tepër, energjia që konsumohej nga dyqanet rezulton se qe në sasi të vogël. (Link procesverbali i arrestimit)

Sa i përket dëmit ekonomik të shkaktuar, qeveria aludoi se duke e paguar energjinë e konsumuar nga dyqanet si konsum familjar, Zelo po paguante më pak, për shkak se tarifa e shitjes së energjisë për familjarët qe krahasimisht më e ulët.

Vetëvrasja e Zelos në prag të festimeve të Vitit të Ri, prodhoi një reagim publik të fortë në mediat sociale dhe akuza nga Partia Demokratike se politikat energjetike të qeverisë Rama po i çonin qytetarët e varfër në vetëvrasje.  Dy vjet më vonë rrethanat që çuan në vetëflijimin e Zelos janë pjesë e një padie civile të ngritur nga familjarët e tij, e cila filloi të shqyrtohej të hënën në Gjykatën e Tiranës.

“Ne kemi paditur tre institucione: Prokurorinë e Përgjithshme, Drejtorinë e Burgjeve dhe OSHEE-në, për shkak se si pasojë të veprimeve të këtyre institucioneve ka humbur jetën Qamil Zelo,” tha për BIRN Redi Ramaj, avokati i familjarëve të viktimës.

“Ne kërkojmë dëmshpërblim sepse në të gjithë veprimet e tjera institucionale nuk është marrë asnjë masë ndaj punonjësve të shteti dhe vetmja rrugë që i ka mbetur familjes është t’i drejtohet gjykatës,” shtoi Ramaj.

Në kohën kur u njoftua lajmi i vetëvrasjes, aktivistët e të drejtave të njeriut argumentuan se prokuroria dhe gjykata patën dhënë në mënyrë krejtësisht të pajustifikuar masën e sigurisë Arrest me Burg, në një kohë kur i akuzuari nuk dukej se përmbante kushtet për një masë të tillë ekstreme. Pas dhënies së masës së sigurisë në shkallën e parë, procesi i apelimit të masës së sigurisë në apel qe zvarritur për shumë kohë deri sa i akuzuari vari veten.

Një hetim i ngritur nga Prokuroria e Kavajës kundër punonjësve të burgut të Rrogozhinës të cilët ishin përgjegjës për mbrojtjen  e jetës së Zelos tashmë është pushuar. Sipas Ramajt padia civile e ngritur nga familjarët e viktimës mbetet e vetmja mundësi për t’i mbajtur përgjegjës institucionet që sipas tij kontribuuan në vdekjen e tij.

Masa e arrestit e marrë ndaj Zelos nuk është një rast izoluar. Të dhënat e siguruara nga BIRN nëpërmjet një kërkese për të drejtën e informimit tregojnë se ndaj qindra të dyshuarve për veprën e vjedhjes së energjisë elektrike është marrë masa arrest me burg, edhe pse vepra penale për të cilët ato akuzohen nuk përbën rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Sipas Prokurorisë së Përgjithshme vetëm në periudhën shtator 2014 – qershor 2015, 2,643 shqiptarë janë vendosur nën akuzën e vjedhjes së energjisë elektrike sipas nenit 137 të Kodit Penal.

Prokurorët kanë kërkuar masën e sigurisë “arrest me burg” për 536 nga këto raste. Për një numër të konsiderueshëm personash, të cilët i janë referuar prokurorisë nga policia dhe OSHEE, është vendosur pushimi i procedimit apo pezullimi i tij. Prokuroria bëri gjithashtu të ditur se për periudhën shtator 2014 – qershor 2015, në gjykatat shqiptare janë shpallur fajtorë 1,629 vetë.

Tjetri
Pushimet e padrejta nga puna, 3.1 miliardë lekë fatura për 2015

Pushimet e padrejta nga puna, 3.1 miliardë lekë fatura për 2015

Më të lexuarat

Kompania e lidhur me zyrtarin e PS ndërtoi kate pallati ‘pa leje’ në zemër të Tiranës

Organizatat ndërkombëtare shpërthejnë me kritika ndaj Veliajt për “demaskimin” e Lolitës dhe JOQ

17:47 | 31/03/2023
Faturimet aforfe prangosin dhe lënë në terr shqiptarët e varfër

Padia kërkon të nxjerrë në pah koston njerëzore të fushatës kundër vjedhjes së energjisë 

17:51 | 21/03/2016
Kreu i ri i SPAK u zgjodh mes spekulimeve dhe nën monitorimin nga afër të ndërkombëtarëve

KLP sfidon Kolegjin dhe propozon rikthimin e prokurorit Besnik Cani në detyrë

15:12 | 30/03/2023
Ujërat e ndotura pengojnë programin e “Flamurit Blu” në bregdetin shqiptar

Ujërat e ndotura pengojnë programin e “Flamurit Blu” në bregdetin shqiptar

19:29 | 27/03/2023
Në rajonet e thella shqiptare, migrimi bëhet pothuajse i pashmangshëm

Në rajonet e thella shqiptare, migrimi bëhet pothuajse i pashmangshëm

14:05 | 27/03/2023
“Mbretërit e Parë të Europës”: Objektet prehistorike ekspozohen në SHBA

“Mbretërit e Parë të Europës”: Objektet prehistorike ekspozohen në SHBA

18:04 | 24/03/2023
  • Analiza
  • Blog
  • Intervista
  • Investigime
  • Lajme
  • Opinion
  • Rajoni
  • Reportazhe
  • Vendi
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Pyetje të shpeshta
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2021 Reporter.al - BIRN
Dev by Aplikacione.com

Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog

© 2022 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.