AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Konkubina e ekonomistit

Robert SkidelskyngaRobert Skidelsky
10 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Gjatë dekadave të fundit, ekonomiksi ka punuar për të kolonizuar studimin e aktiviteteve njerëzore të cilat konsiderohen si të përjashtuara nga llogaritjet formale. Në atë që kritikët e quajnë “imperializmi i ekonomiksit”, ekonomistët kanë ngritur një varietet teorish, nga ekonomiksi i dashurisë, te ai i artit, i muzikës, i gjuhës, i letërsisë dhe gjithçka tjetër – përfshirë ekonomiksin e prostitucionit.

Punonjëse seksi në protestë duke kërkuar legalizim. Foto kortezi: Madmanmikey/Flickr
Punonjëse seksi në protestë duke kërkuar legalizim. Foto kortezi: Madmanmikey/Flickr

Gjatë dekadave të fundit, ekonomiksi ka punuar për të kolonizuar studimin e aktiviteteve njerëzore të cilat konsiderohen si të përjashtuara nga llogaritjet formale. Në atë që kritikët e quajnë “imperializmi i ekonomiksit”, ekonomistët kanë ngritur një varietet teorish, nga ekonomiksi i dashurisë, te ai i artit, i muzikës, i gjuhës, i letërsisë dhe gjithçka tjetër.

Ideja unifikuese e këtij zgjerimi të ekonomiksit është ajo se çfarëdo lloj gjëje që njerëzit të bëjnë, pavarësisht nëse bëjnë dashuri apo pajisje mekanike, ata synojnë të arrijnë më të mirën e mundshme me koston më të ulët të mundshme. Këto kosto dhe përfitime mund të llogariten me para. Kështu njerëzit janë duke kërkuar gjithmonë për normën më të mirë të kthimit financiar për transaksionet që bëjnë.

Kjo është e kundërt me konceptin popullor të aktiviteteve të ndara, koncept që është i drejtë (dhe racional) për të llogaritur kostot për disa gjëra dhe për të mos llogaritur (dhe njerëzit nuk duhet t’i llogarisin) si koto. Që të thuash se çështjet e zemrës janë subjekt i llogarive të frohta është, thonë kritikët, të humbasësh kuptimin e jetës. Por llogaritë e ftohta, përgjigjen ekonomistët, janë pikërisht kuptimi.

Pionjeri i përqasjes ekonomike mbi dashurinë qe nobelisti i ekonomisë Gary Becker, i cili kaloi shumicën e karrierës së tij në Universitetin e Çikagos. (e ku tjetër?) Në studimin e tij themelor, “Një teori mbi Martesën”, publikuar më 1973, Becker argumentoi se zgjedhja e një partneri është në vetvete një lloj tregu, dhe martesat ndodhin vetëm kur të dy partnerët përfitojnë. Është bnjë teori shumë e sofistikuar, që mbështetet në natyrën plotësuese të punës së mashkullit dhe femrës, por që ka tendencën ta trajtojë dashurinë si një mekanizëm që redukton kostot.

Më vonë, ekonomistë të tillë si Lena Edlund nga Universiteti i Kolumbias dhe Evelyn Korn nga Universiteti i Marburgut, si dhe Marina Della Giusta nga Universitetin Reading dhe Maria Laura di TOmmaso nga Universiteti i Torinos e Steiner Strøm nga Universiteti i Oslos, kanë aplikuar të njëjtën përqasje në studimin për prostitucionin. Këtu, përqasja ekonomike mund të duket se punon më mirë, duke parë se paraja, pranohet, është monedha e vetme me rëndësi. Edlund dhe Korn i zëvendësojnë gratë dhe prostitutat si zëvendësuese të njëra-tjetrës. Një alternativë e tretë, të punuarit në një vend pune të rregullt, përjashtohet me supozim.

Sipas të dhënave, prostitutat bëjnë shumë më tepër para se sa gratë që punojnë punë të zakonshme. Kështu që pyetja është: pse ka një Premium kaq të lartë për një aftësi pune kaq të ulët?

Në anën e kërkesës është mashkulli i eksituar, shpesh në tranzit, i cili peshon përfitimet e vajtjes me prostituta përballë kostot së të kapurit. Nga ana e ofertës, prostituta do të kërkojë të ardhura më të larta për të kompensuar rrezikun më të lartë të sëmundjeve, dhunën dhe perspektivën e dobët për martesë. “Nëse martesa është një burim i të ardhurave për gratë,” shkruajnë Edlund dhe Korn “atëherë prostituta duhet të kompensohet për humbjet që ka në mundësi në tregun e martesës.” Kështu premiumi reflekton koston oportune për punonjësen e seksit.

Ka një përgjigje të gatshme për pyetjen se pse konkurrenca nuk e ul menjëherë shpërblimin për punonjëset e seksit. Ato kanë një “pagë rezervë”: nëse u ofrohet më pak, ato do të zgjedhin një punë tjetër më pak të rrezikshme.

Çfarë justifikimi ka shteti për të ndërhyrë në kontrata që lidhen brenda tregut të blerësve dhe shitësve që funksionojnë me vullnet të lirë? Pse të mos dekriminalizohet ky treg, siç kërkojnë shumë punonjëse seksi? Si në të gjitha tregjet, edhe tregu i seksit ka nevojë për rregulla, veçanërisht për të mbrojtur shëndetin dhe sigurinë e punonjësve të seksit. Dhe, si në të gjitha tregjet, aktiviteti kriminal, përfshirë dhunën, është sakaq ilegal.

Por në anën tjetër, ka një lëvizje të fuqishme pr të ndaluar blerjen e seksit në tërësi. Të ashtuquajturat Ligjet për Blerjen e Seksit, kriminalizojnë blerjen, por jo shitjen, e shërbimeve seksuale dhe janë zbatuar në Suedi, Norvegji, Islandë dhe Irlandën e Veriut. Reduktimi i detyruar i kërkesës pritet të sjellë edhe reduktim të ofertës, pa nevojë për të kriminalizuar furnizuesin e shërbimit. Ka disa prova se ky është efekti i krijuar. (Megjithëse mbështetësit e të ashtuquajturit Sistemi Nordik injorojnë efektin e kriminalizimit të blerjes së seksit mbi përfitimet e atyre që e furnizojnë atë, ose do ta kishin furnizuar.)

Lëvizja për të ndaluar blerjen e seksit është forcur nga rritja e trafikut ndërkombëtar të vajzave dhe grave (si dhe drogës). Kjo mund të llogaritet si kosto e globalizimit, veçanërisht kur përfshin një influks në Perëndim nga vendet ku sjelljet ndaj grave janë shumë të ndryshme.

Por ilaçi i propozuar është tepër ekstrem. Presupozimi i Ligjit për Blerjen e Seksit është që prostitucioni është gjithmonë i detyrueshëm për gratë – dhe se kjo është një formë organike dhune kundër grave dhe vajzave. Por unë nuk shoh arsye për ta besuar këtë. Pyetja kyçe është përkufizimi i fjalës “vullnerat”.

E vërtetë, disa prostituta janë skllavëruar dhe burrat që përdorin shërbimet e tyre duket të përndiqen. Por ka sakaq ligje të shkruara kundër përdorimit të punës së skllavit. Unë mund të hamendësoj se shumica e prostitutave e kanë zgjedhur punën e tyre me ngurrim, nën presionin e nevojës, por jo nën presionin e dhunës. Nëse burrat që përdorin shërbimet e tyre kriminalizohen, atëherë duhet të kriminalizohen edhe njerëzit që përdorin shërbimet e punonjësve të keqpaguar të supermarketeve, të call centerave e kështu me rradhë.

Pastaj ka ca prostituta (një minorancë, sigurisht) që pretendojnë se e shijojnë punën e tyre. Dhe, natyrisht, ka prostituta meshkuj, gej apo hetero, të cilët në mënyrë tipike injorohen nga kritikët feministë të prostitucionit. Shkurt, këndvështrimi i natyrës njerëzore të atyre që kërkojnë të ndalojnë blerjen e seksit është me të meta po aq sa edhe këndvështrimi i ekonomistëve. Siç e tha Shën Agustini, “Nëse merresh gjithmonë me prostitutat, bota do të mbytet nga epshi.”

Në fund, të gjitha argumentet kundër prostitucionit bazohen në nocionin e pabarazisë dhe detyrimit të cilat janë sipërfaqësore. Ka, natyrisht, një argument të fortë etik kundër prostitucionit. Por për sa kohë nuk jemi të përgatitur të hyjmë në këtë argument – dhe qytetërimi ynë liberal nuk është i përgatitur – më e mira që mund të bëjmë është që ta rregullojmë këtë tregti.

 

Marrë me autorizim nga Project Syndicate, 2016. Ripublikimi mund të bëhet vetëm me lejen e Project Syndicate. The Economist’s Concubine

Etiketa: DhunëekonomiksikostoMetaNorvegjiParaPRProject SyndicatePunëSHTregtregtiTreguUniversiteti
Tjetri
FMN: Përshpejtoni reformat strukturore

FMN: Përshpejtoni reformat strukturore

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.