AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Parlamenti Europian i shqetësuar për vetëcensurën në median shqiptare

Besar LikmetangaBesar Likmeta
10 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Parlamenti Europian

Eurodeputetët theksojnë shqetësimin e vetëcensurës në median shqiptare dhe kritikojnë kërcënimet me gjyq për shpifje kundër BIRN Albania pas investigimit në të shkuarën kriminale të disa kandidatëve për kryebashkiakë në zgjedhjet e vitit 2015.

Parlamenti Europian
Parlamenti Europian

Parlamenti Europian shprehu shqetësime mbi kulturën e vetëcensurës mes gazetarëve në Shqipëri në projekt-rezolutën e vet mbi progresin e reformave të vendit tonë gjatë vitit 2015.

Projekt mocioni për rezolutë i hartuar nga raportuesi për Shqipërinë Knut Fleckenstein, shprehu shqetësim për “vetëcensurën e gjithëpërhapur mes gazetarëve” dhe bëri thirrje për “forcimin e standardeve të tyre profesionale dhe etike.”

Shqetësimet e shprehura nga eurodeputetët erdhën pas publikimit të një studimi të thelluar mbi vetëcensurën të publikuar nga BIRN Albania në tetor 2015, i cili analizonte rrënjët dhe shkaqet e vetëcensurës mes gazetarëve shqiptarë.

Raporti ofron jo vetëm panoramën e plotë mbi rrënjët dhe shkaqet e vetëcensurës në median shqiptare por edhe format në të cilat ushrohet ajo, si dhe propozon një seri rekomandimesh mbi mjetet dhe mekanizmat që duhet të ngrihen për ta luftuar atë.

Gjithashtu, në një amendim të rezolutës të propozuar nga eurodeputetët Marietje Schaake dhe Ilhan Kyuchyuk, nga Grupi i Aleancës së Liberalëve dhe Demokratëve për Europën, dënon gjithashtu ashpër kërcënimin për gjyq për shpifje kundër BIRN Albania nga zyrtarët vendës pas publikimit të një investigimi që ekspozoi të shkuarën kriminale të disa kandidatëve për kryebashkiakë që morën pjesë në zgjedhjet e vitit 2015 për pushtetin vendor.

Parlamenti Europian “shpreh keqardhje që Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Investigative, një organ mediatik i pavarur dhe investigativ, është kërcënuar me gjyq për shpifje, pas investigimeve të kryera mbi të shkuarën kriminale të një kandidati për kryebashkiak gjatë zgjedhjeve vendore të vitit 2015,” shkruhet në amendimin e propozuar nga Schaake dhe Kyuchyuk. (Kliko këtu për të parë amendimin)

Në prag të zgjedhjeve për pushtetin vendor, BIRN Albania publikoi një investigim që zbuloi provat se tri kandidatë për kryebashkiakë në zgjedhje kishin të shkuar kriminale.

Provat e siguruara nga BIRN treguan se dy kandidatë që garonin për koalicionin e majtë të udhëhequr nga socialistët, Artur Bushi dhe Elvis Rroshi, si kandidatë për Krujën dhe Kavajën, qenë arrestuar në të shkuarën për trafik droge.

Një kandidat për Partinë Demokratike në opozitë në bashkinë e Këlcyrës, Gentian Muhameti, ndërkohë qe dënuar për trafik droge.

Pas publikimit të lajmit, kryebashkiaku i Kavajës Elvis Rroshi publikoi një deklaratë ku kërcënonte se do të hidhte në gjyq BIRN për shpifje duke kërkuar dëmshpërblim prej 100 mijë euro. Kërcënimi i Rroshit, i cili përfshinte një ultimatum treditor për BIRN për të tërhequr lajmin, u përsërit disa herë nga kryeministri Edi Rama në disa intervista televizive.

BIRN Albania i qëndroi raportimit të kryer ndërsa kërcënimi me gjyq i Rroshit nuk u materializua kurrë.

Etiketa: Artur BushiBIRNBIRN AlbaniaDrogeEdi RamaElvis RroshiEurogazetarGjyqInvestigimKëlcyrëKrujëKryebashkiakKryeministri Edi RamaParlamenti EuropianRamaRaportiShpifjeshqipShqipërishqiptareTrafikTrafik DrogezgjedhjeZgjedhjet
Tjetri
Fëmijëria e humbur, pamja e trishtueshme e ‘këndeve të lojërave’ në Tiranë (Foto)

Fëmijëria e humbur, pamja e trishtueshme e ‘këndeve të lojërave’ në Tiranë (Foto)

photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.