AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Arritja e paqes në Kolumbi

Juan Manuel SantosngaJuan Manuel Santos
10 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Një protestë në Bogotë, Kolumbi. 17 mars 2016. Foto: (AP Photo/Fernando Vergara)

Më në fund Kolumbia po sheh dritë në fund të tytës së pushkës. Forcat revolucionare të Kolumbisë dhe qeveria vendase po arrijnë një marrëveshje që do të nxjerrë Kolumbinë nga kriza 50-vjeçare dhe do të rikthejë stabilitetin pas konfliktit më të vjetër në Hemisferën Perëndimore të botës.

Një protestë në Bogotë, Kolumbi. 17 mars 2016. Foto: (AP Photo/Fernando Vergara)
Një protestë në Bogotë, Kolumbi. 17 mars 2016. Foto: (AP Photo/Fernando Vergara)

Kolumbianët po shkojnë drejt përfundimit të konfliktit më të vjetër dhe të fundit të armatosur në Hemisferën Perëndimore. Pas më shumë se pesë viteve negociata me FARC (Forcat e Armatosura Revolucionare të Kolumbisë), mund të themi se kemi arritur në një fazë të pakthyeshme që do t’i japë fund 50 viteve të një lufte mizore dhe të kushtueshme.

Të gjithë paraardhësit e mi në pesë dekadat e fundit u përpoqën të bënin paqe me FARC, ushtrinë më të madhe dhe më të vjetër guerile që është zhvilluar në Amerikën Latine. Ata të gjithë dështuan. Por përse ky proces për paqe rezultoi i suksesshëm?

Mbi të gjitha, ky ka qenë një proces i planifikuar mirë dhe i ekzekutuar me kujdes që filloi kur arritëm disa kushte të caktuara. Së pari, ne duhej të ndryshonim korrelacionin e forcave ushtarake në favor të shtetit kolumbian. Së dyti, duhej të bindnim liderët e FARC se u interesonte të përfshiheshin në negociata serioze dhe se nuk do t’i arrinin kurrë objektivat e tyre me dhunë dhe sjellje guerile.

Së fundmi, por jo më pak e rëndësishme, ne zbatuam një ndryshim radikal në politikën tonë të jashtme, që çoi në një përmirësim të marrëdhënieve tona me fqinjët dhe pjesën tjetër të rajonit. Kjo lehtësoi mbështetjen e tyre për iniciativën tonë dhe filloi kështu procesi i paqes.

Ne filluam negociatat sekrete thuajse katër vite më parë për të krijuar një axhendë të kufizuar dhe të përqendruar dhe rregulla të qarta procedurash (mungesa e të cilave ishte një problem madhor në negociatat e mëparshme) që do të na lejonte neve – duke supozuar se do të arrinim një marrëveshje – t’i jepnim fund konfliktit. Kjo ishte hera e parë që FARC ra dakord me një proces të tillë.

Rezultati i kësaj faze ishte një axhendë me pesë pika: zhvillim rural, pjesëmarrje politike, trafikim droge, drejtësi tranzicionale për viktimat si dhe përfundim të konfliktit, që përfshin çarmatimin, demobilizimin dhe riintegrimin – kryesisht të njohur si DDR.

Pas nënshkrimit të një marrëveshje kornizë në Oslo në tetor 2012, ne filluam fazën e negociatave publike në Kubë. Vendi mikpritës dhe Norvegjia vepronin si garantues, ndërsa Venezuela dhe Kili kanë shoqëruar procesin. Më vonë, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi europian caktuan delegatë te bisedimet.

Nga fillimi, një rregull bazë i negocimeve ishte se asgjë nuk qe përcaktuar derisa të bihej dakord për gjithçka. Edhe sot, ne i kemi saktësuar të gjithë pikat përveç DDR. Për të shmangur gabimet e të shkuarës, ne studiuam përse negociatat e mëparshme me Kolumbinë kishin dështuar, si dhe morëm mësime nga negociatat e paqes gjetkë.

Ne gjithashtu përzgjodhëm një grup këshilltarësh ndërkombëtarë me eksperiencë në paqebërje që të na ndihmonin të navigonim ujërat e vështirë të procesit. Mund të them tani se arritja e paqes është shumë më e vështirë se të bësh luftë dhe i kam bërë të dyja si ministër mbrojtje dhe president i Kolumbisë.

Ky proces paqeje është një sukses madhor në shumë mënyra. Ne kemi ngritur një sistem gjithëpërfshirës për viktimat (më shumë se 7.5 milionë në rastin tonë)  për të garantuar se janë në qendër të zgjidhjes së konfliktit. Ne kemi ngritur gjithashtu një gjykatë speciale për të garantuar se përgjegjësit për krime ndërkombëtare lufte të hetohen, gjykohen dhe të dënohen siç parashikon Statuti i Romës për Gjykatën Ndërkombëtare Penale. Kjo është hera e parë që një lëvizje guerile ka rënë dakord të çarmatoset dhe të jetë subjekt i drejtësisë tranzicionale.

Paqja në Kolumbi do të sjellë përfitime reale te një botë e mbushur me konflikte të armatosura dhe që kërkon një histori suksesi. Pavarësisht që është vendi që ka paguar koston më të madhe të luftës mbi drogën – një luftë që është provuar e pamundur për t’u fituar, ne ende jemi eksportuesi më i madh i kokainës në botë. Ky fakt i pakëndshëm ndodh kryesisht për shkak të guerilëve që kanë vazhduar të mbrojnë burimin e tyre kryesor të pasurisë.

Paqja do ta ndryshojë këtë, sepse FARC ka rënë dakord të ndihmojë në zëvendësim të trupave ligjore për prodhimin e kokainës. Pa kërcënimin e një sulmi nga guerilasit, ushtarët, policët dhe civilët tanë guximtarë mund ta bëjnë punën pa u kërcënuar nga snajperët dhe minat.

Në kuptimin mjedisor, sasia e naftës të derdhur në lumenjtë dhe oqeanët tanë nga sulmet terroriste mbi tubacionet tona llogaritet të jetë më shumë se katër milionë fuçi gjatë dy dekadave të fundit. Kjo është e barasvlershme me 14 herë sa vëllimi i derdhur nga Exxon Valdez. Për më tepër, në një vend që ka biodiversitetin më të psaur në botë për kilometër katror, aftësisht 4.4 milionë hektarë pyje janë shkatërruar prej konfliktit. E gjitha kjo mund të ndalet – dhe unë shpresoj të rikuperohet – me fundin e konfliktit.

Kjo është arsyeja përse ne kolumbianët kemi qenë fatmirë që patëm mbështetjen e rajonit dhe botës. Sot, asnjë vend nuk është kundër procesit tonë të paqes. Provë për këtë ishte rezoluta e ofruar te Këshilli i Sigurisë së OKB, që u miratua unanimisht sipas së cilës një mision ndërkomëbtar do të verifikojë dhe monitorojë DDR.

Pavarësisht kundërshtarëve tradicionalë, shumica e një natyre të brendshme, shumë prej tyre e kundërshtojnë procesin për arsye politike, unë kam besim se do t’i japim konfliktit vendin që i takon – në librat e historisë. Riformësimi i realitetit përreth nesh është detyra jona për brezat e ardhshëm. Kur të arrijmë një marrëveshje, kur të ndalojmë vrasjen e njëri-tjetrit pas një lufte gjysmë-shekullore, do të heqim një barrë të madhe që ka penguar progresin tonë dhe do të shijojmë mundësinë të shkruajmë një kapitull të ri të begatisë dhe modernitetit për vendin tonë.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate, 2016. Ripublikimi mund të bëhet vetëm me lejen e Project Syndicate. Waging Peace in Colombia

Etiketa: Bashkimi EuropianbesimDrogeforcat e armatosuraGjykatëKiliKolumbiKrimeKrizaLuftemarrëveshjembrojtjenatyrenegociataNorvegjiaOKBpaqepresidentProject SyndicatePunëPYJeQeveriaRezolutaromromëSHShtetet e Bashkuarazhvillim
Tjetri
Prokuroria autorizoi 3140 përgjime vitin e kaluar

Loja e Llallës me organigramën nuk prodhoi rezultate kundër korrupsionit

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.