AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Gjyqi i Karaxhiçit: Variante konkurruese të së vërtetës

Erna MackicngaErna Mackic
10 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Radovan Karaxhiçi në sallën e gjyqit në Hagë. Foto: ICTY.

Gjatë gjyqit maratonë të Radovan Karaxhiçit, prokuroria solli dëshmitarë për të vërtetuar se ai ishte fajtor për gjenocid dhe krime kundër njerëzimit, ndërsa dëshmitë nga ana e mbrojtjes i kundërshtuan krimet ose u përpoqën të tregonin se ai nuk ishte përgjegjës.

Radovan Karaxhiçi në sallën e gjyqit në Hagë. Foto: ICTY.
Radovan Karaxhiçi në sallën e gjyqit në Hagë. Foto: ICTY.

Gjyqi i Radovan Karaxhiç filloi në vitin 2010 dhe dëgjoi dëshmitë e 585 dëshmitarëve – viktima lufte, politikanë, paqeruajtës dhe ekspertë – ndërsa të dyja palët kërkoni të vërtetonin pretendimet e tyre në Gjykatën Penale Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë në Hagë.

Dëgjimi i provave vazhdoi për rreth katër vjet e gjysmë dhe pastaj gjykatësit e Hagës morën një vit kohë për të marrë në konsideratë atë që do të vendosnin para vendimit që do të merret ditën e enjte.

Dëshmitarët që prokuroria dhe mbrojtja sollën në gjykatë ndonjëherë ofruan edhe pikëpamje kontradiktore të krimeve që janë kryer gjatë luftës dhe për ata që ishin përgjegjëse për to.

Prokuroria kërkoi të vërtetonte se orkestruesi politik ishte presidenti serb i Bosnjës, Karaxhiç, ndërsa mbrojtja u përpoq të kundërshtonte natyrën e krimeve ose të sugjeronte se ai nuk mund të kishte pasur nën kontroll burrat që i kryen ato.

Sipas akuzave, Karaxhiç,si komandanti suprem i Ushtrisë Serbe të Bosnjës, ishte fajtor për përgjegjësinë për një fushatë sulmi me snajper dhe artileri mbi popullsinë e Sarajevës, një sulm që zgjati për 1425 ditë.

Për të vërtetuar këtë, prokurorët e Hagës thirrën për të dëshmuar si viktima ashtu edhe njerëz të përfshirë në hetimet që u kryen në vendet ku shpërthyen mortajat dhe u kryen sulmet me snajperë.

Shumica e dëshmitarëve që dëshmuan në lidhje me rrethimin ishin anëtarë të forcave paqeruajtëse të OKB-së, të cilët ishin në kryeqytetin boshnjak gjatë luftës.

Oficerë të lartë apo paqeruajtës si Harry Koning, John Wilson dhe David Fraser, thanë se forcat serbe të Bosnjës, sidomos Trupat Sarajevë-Romanija, sulmuan qytetin dhe shënjestruan civilë.

Fatima Zaimoviç, ish-kryeinfermiere në Departamentin e Kirurgjisë për fëmijë në spitalin Kosevo në Sarajevë – ku Karaxhiçi dikur punoi si psikiatër para luftës – po ashtu rikujton se në vitin 1992, më shumë se 150 fëmijë “u plagosën nga sulmet me snajper”.

Por duke dëshmuar në emër të Karaxhiçit, ish-presidenti i parlamentit serb të Bosnjës Momcilo Krajisnik – i cili edhe vetë u dënua nga Gjykata e Hagës – tha se ushtria e Republikës Srpska dhe politikanët e saj nuk ishin fajtorë për krimet në qytet sepse ata thjesht “u rikthyen kur u provokua shkëmbimi i zjarrit”.

“Askush nuk e mbështeti bombardimin e Sarajevës. Përkundrazi, presidenca e Republikës Srpska në qershor të vitit 1992 vendosi të ndalonte krejtësisht sulmet me artileri,” tha Krajisnik.

Ish-komandanti i Trupave Sarajevë-Romanija, Stanislav Galiç – i cili u dënua gjithashtu nga Gjykata e Hagës me burgim të përjetshëm – mohoi se njësitë nën kontrollin e tij vranë civilë dhe ndaluan ujin, gazin, energjinë elektrike dhe furnizimet me ushqime në qytet. Ai dëshmoi gjithashtu se Karaxhiç i tha atij të ljonte hyrjen e autokolonave me ndihma humanitare në Sarajevë.

Prokuroria e Hagës prezantoi gjithashtu prova të cilat ajo shpresonte se do të vërtetonin pretendimet se në shtatë komuna boshnjake në vitin 1992 ishte kryer gjenocid dhe në 20 komuna të kontrolluara nga serbët ishin kryer krime kundër njerëzimit.

Eskepertët Dorothea Hanson, Robert Donia, Richard Butler, Christian Nielsen dhe Reynaud Theunens thanë se Karaxhiçi kishte kontroll mbi ushtrinë serbe, policinë dhe komitetet e krizave në komunat ku u kryen krimet.

Eksperti ushtarak Theunens tha se Karaxhiçi i dha udhëzime Shtabit Kryesor të Ushtrisë Serbe të Bosnjës, ndërsa Hanson tha se autoritetet e Republikës Srpska i dëbuan myslimanët dhe kroatët në një mënyrë të organizuar.

Viktimat boshnjake të luftës, Ibro Osmanoviç nga Vlasenica dhe Ahmet Zuliç nga Sanski Most, dhe gazetarët britanikë Ed Vulliamy dhe Jeremy Bowen, folën foli për krimet e kryera nga pjesëtarët e Ushtrisë Serbe të Bosnjës, policia dhe grupet paraushtarake.

Gazetari i BBC Bowen tha se spastrimi etnik gjatë luftës në Bosnjë dhe Hercegovinë “nuk mund të vihet në dyshim” dhe se forcat serbe të Bosnjës kryen shumicën e krimeve.

Por dëshmia nga një prej dëshmitarëve të Karaxhiçit, ish-gjyqtari Jefto Jankoviç, e kundërshtoi këtë.

Duke folur për një masakër në shkëmbinjtë Koricanske Stijene në Malin Vlasiç, në vitin 1992, kur 150 boshnjakë nga Prijedori u vranë, Jankoviç pohoi se krimi ishte kryer nga kriminelë serbë nën urdhrat e shërbimeve sekrete të huaja, “për të treguar se serbët janë kafshë”.

Pasi prokuroria përfundoi prezantimin e provave të saj në maj të vitit 2012, Karaxhiç kërkoi të lirohej nga të gjitha akuzat. Trupi gjykues vendosi se prokurorët nuk kanë arritur të vërtetojnë se Karaxhiçi është fajtor për gjenocid në vitin 1992 në Sanski Most, Kljuc, Prijedor, Vlasenica, Zvornik, Bratunac dhe Foca dhe e liruan atë nga akuzat, por ky vendim u hodh poshtë më pas nga dhoma e apelit.

Duke dëshmuar për gjenocidin e Srebrenicës në vitin 1995, kur më shumë se 7,000 burra dhe djem boshnjakë u vranë, eksperti Richard Butler tha se urdhri për të vrarë të burgosurit duhet të ketë ardhur nga komandantët ushtarakë dhe se komandanti suprem ishte Karaxhiçi.

Por oficeri i shërbimeve sekrete i Shtabit Kryesor të Ushtrisë Serbe të Bosnjës, Zdravko Tolimir, dëshmoi se Karaxhiçi nuk ishte në dijeni për ekzekutimet e robërve nga Srebrenica në korrik 1995. Tolimiri u dënua me burgim të përjetshëm nga gjyqtarët e Hagës, por vdiq në burg pasi dëshmoi në mbrojtje të Karaxhiçit.

Pjesa e fundit e gjyqit të Karaxhiçit kishte të bënte me marrjen peng të forcave paqeruajtëse të OKB-së në vitin 1995.

Ish-komandanti i forcave britanike të OKB-së në Gorazde, Jonathan Riley, tha në gjykatë se forcat serbe të Bosnjës morën peng 33 nga ushtarët e tij në maj të vitit 1995.

Por Karaxhiçi u përpoq të vërtetonte se paqeruajtësit e OKB-së nuk ishin neutralë, por pjesëmarrës aktivë në luftën kundër serbëve të Bosnjës.

Karaxhiçi akuzohet gjithashtu si anëtar i një sipërmarrje të përbashkët kriminale, e cila synonte të persekutonte jo-serbët, bashkë me zyrtarë të tjerë të lartë të policisë dhe ushtrisë të Republikës Srpska dhe liderë politikë në komunitetet vendas, si edhe si lider i njësive luftarake paraushtarake dhe vullnetare.

Etiketa: BurgdëshmitarëFocagazetargjenocidGjykataGjykatëGjyqigjyqtarHetimetKrimekrimiLufteMbrojtjambrojtjeOKBParaPoliciaPresidencaprokurorProkuroriaRadovan KaraxhiçSarajevëSHSrebrenicaSulmThirrëUshtriaVendimviktimaviktima lufte
Tjetri
“Të Paidentifikuarit” e BIRN premierë në Paris

“Të Paidentifikuarit” e BIRN premierë në Paris

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.