AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

“Të Paidentifikuarit” e BIRN premierë në Paris

Ivana NikoliçngaIvana Nikoliç
10 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Regjisorët Marija Ristiç dhe Nemanja Babiç me Venera Cocaj. Foto: BIRN.

Dokumentari “Të Paidentifikuarit” i BIRN, i cili tregon për përgjegjësit e disa prej krimeve më mizore në luftën në Kosovë në vitin 1999, u shfaq në Paris në Festivalin e Filmit Sarajevo Sur Seine.

Regjisorët Marija Ristiç dhe Nemanja Babiç me Venera Cocaj. Foto: BIRN.
Regjisorët Marija Ristiç dhe Nemanja Babiç me Venera Cocaj. Foto: BIRN.

Filmi i BIRN “Të paidentifikuarit”, që emëron zyrtarët serbë që urdhëruan sulmet mbi fshatrat kosovare në qytetin e Pejës në 1999 dhe ata të përfshirë në operacionin e mbulimit të trupave të viktimave, u shfaq për herë të parë në Paris ditën e dielë në Cinéma Étoile Lilas.

Rada Sesiç, programuesja e Konkursit të Festivalit të Filmit dhe Dokumentarit në Sarajevë, tha se dokumentari fokusohet në një çështje shumë të rëndësishme e cila meriton diskutim më të gjerë.

“Është një shprehje e vërtetë temash të nxehta dhe nevoja e shoqërisë për të diskutuar disa tema të caktuara. Dëshiroj vërtet të përgëzoj regjisorët për gatishmërinë e tyre për të trajtuar këtë temë kaq delikate dhe për trimërinë e tyre për të ngritur zërin,” tha Sesiç pas shfaqjes së dokumentarit.

“Të Paidentifikuarit” i kthen shikuesit pas në vitin 1999, në fshatrat Ljubenic, Qyshkë, Pavljan dhe Zahac pranë Pejës në Kosovë, ku luftëtarët serbë vranë më shumë se 118 civilë shqiptarë. Trupat e tyre u dogjën ose u larguan dhe disa prej tyre u gjetën më vonë në varre masive në qendrën policore në Batajnicë pranë Beogradit në Serbi në vitin 2001.

Gjyqi i 11 luftëtarëve të akuzuar si të përfshirë në vrasje – 10 prej të cilëve akuzohen si të përfshirë direkt – është ende i hapur në Beograd, por policia dhe gjeneralët e ushtrisë që dhanë urdhrat nuk janë ndjekur kurrë penalisht në Serbi.

Në shkurt 2014, nëntë prej tyre u dënuan me një total prej 106 vitesh burg, por gjykata e apelit në Beograd e anuloi vendimin në mars, duke e quajtur atë “të pakuptueshëm dhe kontradiktor” dhe e ktheu çështjen për rigjykim.

Pas shfaqjes në Paris të filmit, u mbajt edhe një diskutim me regjisorët e filmit, Marija Ristiç dhe Nemanja Babiç.

Ristiç, e cila e ndoqi gjyqin për tre vjet, tha se çështja ishte e rëndësishme sepse ishte një nga krimet më të mëdha që është ndjekur ndonjëherë penalisht në Serbi.

Krimet e kryera në fshatrat përreth Pejës gjithashtu theksojnë metodat e përdorura nga forcat serbe gjatë luftës, shtoi ajo.

“Mënyra se si është kryer krimi tregon një taktikë të ngjashme të përdorur nga Ushtria Serbe në pothuajse të gjithë fshatrat e tjerë në Kosovë,” tha Ristiç.

Venera Cocaj, nga Nisma Rinore e Kosovës për të Drejtat e Njeriut, tha se filmi ishte gjithashtu u rëndësishëm duke qenë se tregon viktimat civile, të cilët shpesh neglizhohen.

“Shteti gjithmonë dëshiron të përkujtojë heronjtë, jo të hapë vend për civilët,” tha Cocaj në debat.

Ky ishte festivali i parë Sarajevo Sur Seine. Ai u organizua nga anëtarë të Lëvizjes Antiraciste me Bazë Europiane, të cilët vendosën ta shfaqnin në Paris disa nga filmat më të mirë nga Ballkani të shfaqur në Festivalin e Filmit në Sarajevë vitin e kaluar, ku “Të Paidentifikuarit” pati edhe premierën e tij ndërkombëtare.

“Të Paidentifikuarit” do të shfaqet gjithashtu në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit dhe Dokumentarit, BELDOCS, në Beograd në maj.

Etiketa: BallkaniBeogradBIRNBurgGjykataGjykata e ApelitGjyqiKosovëkriminismaPejëPoliciaSarajevoSerbiUshtriavarre masivevrasje
Tjetri
SHBA: Xhihadistët kërcënim për Shqipërinë

Ambasadori Lu: Byroja e Hetimit do të arrestojë “të paprekshmit” e Shqipërisë

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.