AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Kroacia përpiqet të pastrojë emrin e ish-presidentit Tudjman

Sven MilekicngaSven Milekic
10 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Franjo Tudjman. Foto: Zyra e presidentit kroat.

Ministri i drejtësisë i Kroacisë i kërkoi Gjykatës së Hagës që t’i japë vendit të tij statusin “mik i gjykatës” në një përpjekje për të vërtetuar pafajësinë e presidentit të viteve 1990 Franjo Tudjman.

Franjo Tudjman. Foto: Zyra e presidentit kroat.
Franjo Tudjman. Foto: Zyra e presidentit kroat.

Ante Sprlje, ministri i drejtësisë në qeverinë e re të qendrës së djathtë të Kroacisë, i shkroi Gjykatës Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë, ICTY, të martën, duke i kërkuar që Kroacisë t’i jepet statusi i “mik i gjykatës” (amicus curiae) në një çështje kundër gjashtë zyrtarëve kroatë të Bosnjës, duke e lejuar Zagrebin të paraqesë prova për të pastruar emrin e Tudjman dhe dy prej zyrtarëve të tij të lartë.

Ish-udhëheqësit kroatë të Bosnjës, Jadranko Prliç, Bruno Stojiç, Slobodan Praljak, Milivoj Petkoviç, Valentin Coriç dhe Berislav Pusiç aktualisht po apelojnë ndaj dënimeve për krime lufte për dëbimin e boshnjakëve në Bosnjë dhe Hercegovinë në vitet 1990.

Kroacia dëshiron që statusi “mik i gjykatës” në çështje, sepse aktakuza përmend ish-presidentin Tudjman, ministrin e tij të mbrojtjes Gojko Susak dhe shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Kroate Janko Bobetko, si pjesë të “një sipërmarrje të përbashkët kriminale”.

Statusi do ta lejonte Kroacinë të paraqesë dëshmi ose informacione të tjera gjatë çështjes pa qenë vetë në gjyq, të cilën Sprlje e sheh si një mundësi për të vërtetuar pafajësinë e Tudjmanit, Susakut dhe Bobetkos, të cilët tani kanë vdekur të gjithë.

Sprlje argumentoi se gjatë gjyqit fillestar, gjykata “nuk arriti të paraqite ndonjë provë që ata kishin menduar ndonjëherë të kryenin krime”.

“Trupi gjykues gjithashtu shkelur prezumimin e pafajësisë të garantuar me rregullat e Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut duke konstatuar se presidenti Tudjman, ministri Susak dhe gjenerali Bobetko ishin anëtarë të një sipërmarrje të përbashkët kriminale,” tha ai.

Aktakuza tha se Tudjman donte të ringjallte Banovinën, një krahinë autonome në Mbretërinë e Jugosllavisë midis viteve 1939 dhe 1941 që përfshinte pjesë të Bosnjës dhe Hercegovinës.

Por Sprlje argumentoi se gjykata e kishte ngatërruar këtë projekt politik me “një qëllim kriminal për të kryer krime”.

Ai përmendi edhe precedentin e vendimit të gjykatës në vitin 2001 për t’i dhënë statusin “mik i gjykatës” Serbisë në çështjen kundër Sllobodan Millosheviçit.

Në vendimin fillestar në maj të vitit 2013, Gjykata e Hagës e dënoi Prliçin me 25 vjet burg, Stojiçin, Praljakun dhe Petkoviçin me 20 vjet burg, Coriç me 16 dhe Pusiç me dhjet vjet burg.

Vendimi i apelit pritet të merret në nëntor 2017.

Tudjman ishte president i Kroacisë midis viteve 1990 dhe 1999 dhe mbikëqyri rrugën e saj drejt pavarësisë, por u kritikua për sundimin e tij gjysmë-autoritar.

Etiketa: BurgGjykataGjykatëGjykatësGjyqKrimekrime lufteKroaciaLufteMillosheviçpresidentSllobodan MillosheviçVendimi
Tjetri
Radovan Karaxhiç dënohet me 40 vjet burg për gjenocid

Radovan Karaxhiç dënohet me 40 vjet burg për gjenocid

724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.