AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Rajoni

Radovan Karaxhiç dënohet me 40 vjet burg për gjenocid

Denis DzidicngaDenis Dzidic
10 years më parë
në Artikull kryesor Rajoni, Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Radovan Karaxhiç në gjykatë në Hagë. Foto: ICTY.

Gjykata e Hagës dënoi ish-presidentin serb të Bosnjës, Radovan Karaxhiç, për gjenocid dhe krime kundër njerëzimit dhe e dënoi atë me 40 vjet burg.

Radovan Karaxhiç në gjykatë në Hagë. Foto: ICTY.
Radovan Karaxhiç në gjykatë në Hagë. Foto: ICTY.

Ditën e enjte Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë shpalli ish-presidentin serb të Bosnjës fajtor për nga disa nga krimet më të rënda në Europë që nga Lufta e Dytë Botërore dhe e dënoi atë me 40 vjet burg.

Ai u dënua për gjenocid në Srebrenicës në 1995, terrorizim të popullsisë së Sarajevës, persekutim dhe shfarosje të boshnjakëve dhe kroatëve në 20 komuna në të gjithë vendin dhe marrjen peng të paqeruajtësve të OKB-së.

Por ai u lirua nga akuzat për gjenocid në shtatë komuna boshnjake në vitin 1992.

Duke e shpallur Karaxhiçin fajtor për gjenocidin në Srebrenicë, gjyqtari O-Gon Kwon tha se pasi forcat serbe të Bosnjës sulmuan dhe morën enklavën e mbrojtur nga OKB-ja në korrik 1995, një “plan për të shkatërruar popullsinë myslimane” u zbatua në mënyrë të organizuar.

Gjykatësi tha se Karaxhiçi fliste me kode me këshilltarin e tij për Srebrenicën, Miroslav Deronjiç, dhe tha se të burgosurit ishin “mallra” që duheshin ndaluar.

“Një ditë më vonë, Deronjiç foli për vrasjen e burrave, gjë e cila tregon se në atë kohë tashmë ishte marrë një vendim. Ky model tregon se Karaxhiçi ishte dakord me planin e vrasjeve,” tha ai.

Karaxhiçi u shpall gjithashtu fajtor si pjesë e një sipërmarrje të përbashkët kriminale për të terrorizuar popullsinë civile të Sarajevës gjatë rrethimit të qytetit nga forcat serbe të Bosnjës nga viti 1992 deri në vitin 1995.

Si komandant suprem i Ushtrisë Serbe të Bosnjës, Karaxhiçi miratoi veprime ushtarake që zgjatën rrethimin dhe fushatën e sulmimit me artileri dhe sulme me snajper, gjë e cila rezultoi në vdekjen dhe plagosjen e mijëra njerëzve,” tha gjyqtari.

“Të gjithë civilët kaluan frikë dhe shumë vështirësi,” tha ai.

“Karaxhiçi e intensifikoi fushatën kur pala boshnjake nuk pranoi të bënte një marrëveshje paqeje me kushtet e tij,” shtoi ai.

Gjykata arriti në përfundimin se forcat boshnjake ndonjëherë hapën zjarr ndaj paqeruajtësve të OKB-së për të fajësuar serbët, por tha se incidente të tilla janë të rralla dhe nuk hidhnin poshtë faktin se forcat serbe të Bosnjës kryen krime kundër njerëzimit në Sarajevë.

Karaxhiçi u shpall gjithashtu fajtor për krime kundër njerëzimit dhe shkelje të ligjeve dhe zakoneve të luftës në 20 komuna boshnjake gjatë konfliktit.

Lideri serb i Bosnjës ishte indiferent ndaj mundësisë se mund të ndodhnin krime, tha O-Gon Kwon.

“Gjykata konstaton se vrasja, shfarosja dhe persekutimi ishin të parashikueshme nga Karaxhiçi,” tha gjyqtari.

Ai u dënua për persekutim, shfarosje, dëbim, zhvendosje me dhunë dhe dy akuza për vrasje në 20 komunat.

Por ai tha se gjykata nuk mundi të konkludojë se Karaxhiç “kishte synim gjenocidal për të shkatërruar një grup” në shtatë komunat.

Ai megjithatë u shpall fajtor për shfarosje nw komuna.

Ai u shpall fajtor për pengmarrje të paqeruajtësve gjatë konfliktit.

Gjykatësi tha se Karaxhiç ishte një forcë kryesore pas pengmarrjes së paqeruajtësve, duke i vënë personat në vende strategjike që do të ndalonin sulmet ajrore të NATO-s.

Në vendosjen për dënimin 40-vjeçar, gjykatësi tha se gjykata mori parasysh faktin se këto ishin disa nga krimet më të neveritshme, por pranoi si rrethana lehtësuese faktin e Karaxhiç u tërhoq nga jeta publike pas luftës në 1996.

70-vjeçari, ish-lideri politik i serbëve të Bosnjës ka këmbëngulur për pafajësi nga të gjitha krimet në aktakuzë, duke argumentuar se nuk ka urdhëruar asnjërin prej tyre.

Karaxhiç u arrestua në 2008 në Beograd ndërsa fshihej si një lider shpirtëror, pasi kaloi 12 vite arrati.

Gjyqi i tij filloi në tetor 2009 dhe më shumë se 500 dëshmitarë u dëgjuan gjatë seancave maratonë.

Etiketa: AkuzaBeogradBurggjenocidGjykataGjykatëGjyqiKrimeLuftamarrëveshjemyslimaneNATOOKBpersekutimSarajevëVendimVrasjavrasjeZjarr
Tjetri
Më në fund vihet drejtësi për krimet e Karaxhiçit

Më në fund vihet drejtësi për krimet e Karaxhiçit

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.