AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Nafta, bakri dhe hekuri fusin eksportet në krizë

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
10 years më parë
në Lajme, Vendi
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
1
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Infrastrukturë për nxjerrjen e naftës në fushën naftëmbajtëse të Patos-Marinzës. Foto kortezi: Bevis Fusha/Bankers

Përgjysmimi i çmimit të naftës, mbyllja e minierave të bakrit si dhe falimentimi i Kurum vunë në pah dobësitë e sektorit të eksporteve dhe sollën rënie të eksporteve me mbi 6 për qind për dy muajt e parë të këtij viti.

Infrastrukturë për nxjerrjen e naftës në fushën naftëmbajtëse të Patos-Marinzës. Foto kortezi: Bevis Fusha/Bankers
Infrastrukturë për nxjerrjen e naftës në fushën naftëmbajtëse të Patos-Marinzës. Foto kortezi: Bevis Fusha/Bankers

Eksportet shqiptare pësuan një rënie dramatike prej mbi 6 për qind për periudhën janar-shkurt të këtij viti në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, rënie e shkaktuar nga çmimi shumë i ulët i naftës në tregun ndërkombëtar, rënia e sektorit minerar me mbylljen e minierave të bakrit në veri si dhe për shkak të falimentit të Kurum, kompanisë që prodhon hekur për ndërtim dhe që qe përgjegjëse në të shkuarën për një pjesë të eksporteve. Sipas të dhënave të publikuara nga Instituti i Statistikave, eksportet për periudhën janar-shkurt 2016 qenë 33.9 miliardë lekë, nga 36.2 miliardë që qenë në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Rënia e eksporteve u shkaktua nga përgjismimi i eksporteve të grupit minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike si dhe rënia me një të tretën e zërit materjale ndërtimi dhe metale.

Ndërkohë, lajme të mira u shënuan nga grupet Ushqim, ije dhe duhan, ku eksporti në bazë vjetore u rrit me 38 për qind dhe grupi Tekstile dhe këpucë, ku eksportet u rritën me 19 për qind.

Shqipëria eksportoi gjatë vitit të kaluar 243 miliardë lekë mallra (1.74 miliardë euro), e barabartë kjo me rreth 17 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Eksportet kanë pësuar rritje të vazhdueshme që nga viti 2000, por rritja në një pjesë të konsiderueshme nuk cilësohet si e shëndetshme, për shkak se është sjellë në një masë të madhe rritja e shpejtë e eksporteve të naftës. Në një vit të zakonshëm, nafta zinte deri në një të katërtën e eksporteve totale. Për shkak se çmimi i naftës në tregun ndërkombëtar ka rënë me gati tri herë përgjatë dy viteve të fundit, edhe eksportet shqiptare pritet të bien.

Importet në rritje

Përgjatë periudhës dymujore janar-shkurt 2016, importet e Shqipërisë u rritën me 3.1 për qind, kryesisht si pasojë e rritjes në grupin tekstile dhe këpucë. Rritja e importeve në këtë grup lidhet njëkohësisht me rritjen e eksporteve të të njëjtit grup. Te grupet e tjera të rëndësishme, si ushqime, pije e duhan, rritja qe vetëm 1 për qind ndërsa te Produktet Kimike e Plastike, rritja qe vetëm 0.3 për qind.

Periudha dymujore konsiderohet zakonisht tepër e shkurtër për t’u parë si tendencë, për shkak se eksportet dhe importet mund të kenë luhatje të konsiderueshme nga muaji në muaj. Gjithsesi, rënia e eksporteve të disa mallrave të rëndësishme si mineralet dhe nafta është tashmë tendencë që nga viti i kaluar dhe situata pritet të përkeqësohet në muajt në vazhdim.

Etiketa: duhanenergji elektrikeEuroFushaImportetInstituti i StatistikaveKurumlajmeMASnaftaPatosplastikeSHshqipShqipëriashqiptare
Tjetri
Aktivistët e të drejtave kërkojnë lirimin e Florence Hartmann

Gjykata e Hagës liron gazetaren Florence Hartmann

Komente 1

  1. GamGara2 says:
    10 years më parë

    Kjo është një mundësi e mirë për të rregulluar programin e zhvillimit ekonomik në kryesisht shërbimet dhe bujqësia. Këto industri janë problem edhe për investitorët e tyre.

724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.