AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Gjendja e Shteteve të Bashkuara

Richard N. HaassngaRichard N. Haass
10 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kandidati për president Donald Trump duke folur gjatë një mitingu electoral në Uorren, Miçigan më 4 mars 2016. (AP Photo/Carlos Osorio)

Zgjedhjet për president në SHBA janë ende tetë muaj larg dhe është e pamundur të dish se cili nga kandidatët do të nominohet nga partitë e aq më pak, të dish se kush do të fitojë. Por nuk është tepër herët për të vlerësuar humorin e vendit dhe atë se çfarë rëndësie do të ketë për burrin apo gruan që do të triumfojë në fund.

Kandidati për president Donald Trump duke folur gjatë një mitingu electoral në Uorren, Miçigan më 4 mars 2016. (AP Photo/Carlos Osorio)
Kandidati për president Donald Trump duke folur gjatë një mitingu electoral në Uorren, Miçigan më 4 mars 2016. (AP Photo/Carlos Osorio)

Zgjedhjet presidenciale në SHBA janë ende më shumë se gjysmë viti larg dhe është ende e pamundur të dish me siguri se cilët do të jenë kandidatët që do të përfaqësojnë partitë kryesore e aq më pak, kush do të jetë banori i 45 i Shtëpisë së Bardhë. Por sërish nuk është tepër herët që të vlerësohet sjellja e vendit me më shumë se 320 milionë banorë dhe se çfarë do të thotë për burrin apo gruan që në fund do të triumfojë në atë që për shumicën e njerëzve të botës duket se është thjeshtë një telenovelë politike e pafund.

Ndjenja kryesore në Shtetet e Bashkuara sot është ajo e ankthit, e ndoshta, zemërimit të drejtpërdrejtë. Washington Post së fundmi publikoi një seri artikujsh me katër pjesë ku zbulohej zemërimi i popullit ndaj Uoll Stritit, myslimanëve, marrëveshjeve tregtare, Uashingtonit, vrasjeve nga ana e policisë, presidentit Barack Obama, republikanëve, imigrantëve dhe shënjestrave të tjera.

Një nga përshkrimet më negative që mund t’i vishet një personi në Amerikën e sotme është “politikan profesionist.” Përfituesit e kësaj gjendjeje mendore janë kandidatët anti-estabilishment të cilët ekspozojnë politikat e kundërshtimit të tregtisë së lirë dhe reformës së imigrimit dhe të cilët bëjnë thirrje për një riorganizim radikal të sistemit aktual të taksimit dhe shpenzimeve publike. Detajet e asaj që ata mbështesin mund të ndryshojnë, por platformat e tyre kanë të përbashkët premtimin për një ndarje radikale nga status quo-ja.

Baza e kësaj gjendjeje është e vështirë të dallohet, për shkak vendi është aktualisht shumë më mirë nga gjendja ekonomike nga sa qe shtatë vjet më parë, menjëherë pas krizës ekonomike të viteve 2007-2008. Mbi 9 milionë vende pune janë krijuar që nga ajo kohë, normat e interesit janë të ulëta (duke i bërë kreditë për shtëpi dhe makina më të përballueshme), dhe rënia në çmimet e naftës është e barabartë me një reduktim prej 700 dollarësh në taksa për çdo familje amerikane. Për më tepër, bursat janë rritur me rreth 200 për qind që nga niveli i tyre i ulët shtatë vjet më parë dhe miliona njerëz që në atë kohë ishin pa sigurime shëndetësore, sot janë përfshirë në skemë.

Megjithatë ky lajm i mirë ekonomik ballafaqohet në shumë raste me rritjen e ngadaltë të të ardhurave të familjeve, të cilat kanë mbetur në stanjacion në terma reale, për mbi 15 vjet tashmë. Përqindja e amerikanëve që punojnë me kohë të plotë ende nuk ka mbërritur në nivelin ku qe shtatë vjet më parë. Dhe shumë kanë frikë se vendet e tyre të punës do të zhduken për shkak të konkurrencës nga jashtë, teknologjive të reja apo dërgimit të punëve jashtë vendit.

Një numër i madh amerikanësh po jetojnë më gjatë, por me më shumë ankth, për shkak se nuk ia kanë dalë të kursejnë paratë e mjaftueshme për të siguruar rehati kur të dalin në pension. Disa po paguajnë çmime më të larta për sigurime të kujdesit shëndetësor të cilat më parë i kishin shmangur për shkak të ndryshimeve të krijuara nga reforma e Obamës.

Dhe është edhe problemi i pabarazisë. Kjo shkakton zemërim të vërtetë, por problemi nuk është aq shumë te pabarazia (e cila, ndonëse është përkeqësuar, nuk përbën asgjë të re), se sa te rënia e mundësive në jetë. Ëndrra Amerikane po humbet përballë vetëdijes klasore – një ndryshim i thellë ky për një vend të themeluar në idealin që gjithkush mund të përmirësojë jetën e vet përmes punës.

Por arsyet për ankth dhe zemërim kapërcejnë realitetet dhe shqetësimet ekonomike. Është gjithashtu problemi i pasigurisë fizike, qoftë për shkak të krimit, ashtu edhe për shkak të frikës nga terrorizmi. Në shumë bashkësi, ka një shqetësim edhe për faktin se për ku janë drejtuar kultura dhe shoqëria.

Media moderne ka tendencën t’i bëjë gjërat më keq. Kjo e jona është epoka e “transmetimit të përqendruar” jo e “transmetimit në masë”. Njerëzit gjithnjë e më shumë po përdorin kanale të dedikuara apo faqe interneti që i përforcojnë ideologjitë e tyre.

Asgjë nga kjo nuk është shumë pozitive. Gjendja kombëtare përgjatë fushatës elektorale do të përbëjë një sfidë të re të vërtetë për presidentin dhe kongresin. Ndasitë brenda dhe mes partive demokratike dhe republikane do ta bëjnë kompromisin dhe formimin e koalicioneve, të cilat janë thelbësore për qeverisjen, praktikisht të pamundur.

Shqetësimet mbi pensionet dhe përballueshmërinë e kujdesit shëndetësor do ta bëjë gjithnjë e më të vështirë reformimin e përfitimit të shërbimeve edhe pse zgjerimi i tyre aktual po e rrit borxhin publik në rekorde të reja. Tregtia e lirë cilësohet fajtore për humbjen e vendeve të punës dhe po humbet mbështetje, megjithëse tregtia e lirë ka ndihmuar gjithashtu në krijimin e vendeve të reja të punës dhe mundësi zgjedhjeje më të madhe konsumatore – si dhe ka fuqizuar pozicionin strategjik të Amerikës nëpër botë. Imigrimi, një trashëgimi e vjetër dhe thelbësore si dhe burim talentesh të paçmuara, tashmë është objekt i debateve të ashpra dhe perspektiva për reformë këtu duket e vështirë.

Mërzia që dominon aktualisht në SHBA mund të intensifikojë gjithashtu përqendrimin e zyrtarëve te çështjet e brendshme. Sakaq të tërhequr nga angazhimet jashtë vendit në përfundim të ndërhyrjeve në Irak dhe Afganistan, të cilat kushtuan shumë më tepër nga sa arritën, shumë amerikanë janë skeptikë mbi atë se çfarë mund të bëjë SHBA jashtë vendit. Ata janë të lodhur me aleatë që shihet se nuk po kryejnë pjesën që u takon nga problemet e përbashkëta dhe janë gjithnjë e më të bindur se qeveria duhet të përqendrohet më pak në problemet e botës dhe më shumë në problemet e brendshme të SHBA-së.

Disa në vende të tjera pa dyshim do ta lexojnë të gjithë këtë me kënaqësi; por, në tërësi, ky është një lajm i keq për pjesën më të madhe të botës. Një Amerikë që është e çorientuar dhe e përçarë ka më pak gjasa të jetë e aftë të marrë udhëheqësinë në promovimin e stabilitetit në Lindjen e Mesme, Europë apo Azi, apo në përballjen me sfidat botërore. Dhe, pa udhëheqësinë e SHBA-ve këto sfida ka gjasa do të përfundojnë pa zgjidhje, duke u kthyer në probleme, ose, më keq akoma, në kriza.

 

Marrë me autorizim nga Project Syndicate, 2016. Ripublikimi mund të bëhet vetëm me lejen e Project Syndicate. The State of the United States

Etiketa: AfganistanBarack ObamaDonald TrumpFamiljeIrakkandidatëtKrizaKulturaMakinaMASmbështetjeMediandarjePabaraziapensionetPiSpresidentProject SyndicatePunëQeveriaReformarepublikaneSHSHBAShtetet e BashkuarataksaTerrorizmiTrumpZgjedhjet
Tjetri
Alaudin Malaj, një nga gjyqtarët më të pasur në vend jep dorëheqjen

Pasuria e një gjyqtari ‘milioner’ në skanerin e drejtësisë

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.