AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Gjykata e Hagës liron Vojisllav Sheshelin nga akuzat për krime lufte

Marija RisticngaMarija Ristic
10 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Vojisllav Shesheli në Beograd. Foto: BETA.

Gjykata e OKB-së në Hagë e shpalli liderin e Partisë Radikale Serbe, Vojisllav Sheshel, jo fajtor për krime kundër njerëzimit, përfshirë vrasje, persekutim dhe dëbime në Bosnjë dhe Hercegovinë, Kroaci dhe Serbi.

Vojisllav Shesheli në Beograd. Foto: BETA.
Vojisllav Shesheli në Beograd. Foto: BETA.

Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë të enjten e shpalli liderin nacionalist të Partisë Radikale Serbe Vojisllav Sheshelj të pafajshëm për të nënta akuzat në padinë e tij, duke e liruar atë nga akuzat për krime kundër njerëzimit, vrasje dhe persekutim, torturim dhe dëbim.

“Propaganda e ideologjive nacionaliste nuk është vepër penale” tha gjykatësi Jean-Claude Antonetti.

Ai tha se prokuroria nuk ka arritur të tregojë një lidhje konkrete mes fjalimeve nacionaliste të Sheshelit dhe krimeve të kryera në Bosnje dhe Herzegovinë, Kroaci dhe Serbi.

Gjykata e liroi Vojisllav Sheshelin nga akuzat për krime kundër njerëzimit, duke thënë se nuk kishte “asnjë provë vendimtare ligjore” për ta dënuar atë.

Antonetti tha se prokuroria nuk arriti të vërtetonte se ka pasur një sulm të gjerë dhe sistematik ndaj civilëve jo-serbë gjatë periudhës së përmendur në aktakuzë.

Ai tha se trupi gjykues nuk mundi ta hidhte poshtë argumentin e të pandehurit se civilët u larguan nga zonat e luftës për t’u strehuar dhe se autobusët që largonin kroatët e kishin bërë këtë për arsye humanitare dhe se nuk po i largonin ata me dhunë.

Gjykata e liroi gjithashtu Sheshelin nga akuzat për vrasje, tortura, plaçkitje, shkatërrim dhe shkatërrim të disa vendeve në Bosnjë dhe Kroaci, duke thënë se nuk kishte “prova të mjaftueshme” për ta dënuar atë.

Ajo tha se projekti i tij për të krijuar një “Serbi të Madhe” ishte një plan politik, jo një plan kriminel dhe se kishte “baza të arsyeshme” për të thënë se vendosja e tij e vullnetarëve paraushtarake ishte për “të mbrojtur civilët”.

“Trupi gjykues nuk është i kënaqur që rekrutimi/vendosjen e vullnetarëve nënkupton se Vojisllav Shesheli ishte në dijeni të krimeve të kryera në terren dhe as që ai udhëzoi apo urdhëroi kryerjen e krimeve,” tha gjyqtari.

Shesheli, i cili i mohoi akuzat, tha në një konferencë për shtyp në Beograd pas dhënies se vendimit se ai ishte përligjur nga lirimi i tij nga akuzat.

“Pas kas shumë çështjesh kundër serbëve të pafajshëm, dy gjykatës të nderuar treguan se nderi dhe reputacioni qëndrojnë mbi politikën,” tha ai.

“Megjithatë, me këtë lirim nga akuzat, qëndrimi im për ICTY-në si një gjykatë anti-serbe, nuk ka ndryshuar aspak,” tha ai.

Ai këmbënguli se ideja e një “Serbie të madhe” ishte “e pavdekshme”.

“Nuk ndihem fajtor për asgjë nga ato që ndodhën në vitet 1990,” tha ai.

Gjatë gjykimit, prokuroria u përpoq të vërtetojë se Shesheli mobilizoi jo vetëm krahun e armatosur të Partisë së tij Radikale Serbe, por edhe forca të tjera serbe, duke i nxitur ata të persekutonin kroatët dhe boshnjakët.

Ajo pretendoi se grupi i tij paraushtarak “Sheshelvci” ( Burrat e Sheshelit), i përbërë nga vullnetarë serbë, thuhet se dëboi me dhunë dhjetëra mijëra jo-serbë dhe vrau mijëra të tjerë. Shesheli i mohoi akuzat.

Gjyqi i tij maratonë pa një sërë skandalesh dhe ndërprerjesh, me liderin e Partisë Radikale Serbe duke e tallur në mënyrë të vazhdueshme gjykatën e OKB-së dhe duke refuzuar të kthehet atje për të dëgjuar vendimin të enjten, pasi u lirua për trajtim të kancerit në vitin 2014.

Ky ishte vendimi i parë që u dha nga Gjykata e Hagës pa të pandehurin të pranishëm në sallën e gjyqit për ta dëgjuar atë.

Shesheli ka ndenjur në Beograd që kur iu dha lirim i përkohshëm nga paraburgimi në Hagë në nëntor 2014 për shkaqe humanitare në mënyrë që t’i nënshtrohej trajtimit të kancerit.

Që prej lirimit të tij, ai ka udhëhequr protesta nacionaliste dhe ka bërë një sërë deklaratash të ashpra që kanë zemëruar viktimat e luftës dhe ka refuzuar vazhdimisht të rikthehet atje për të dëgjuar vendimin e gjyqit të tij.

Gjykata fillimisht kërkoi rikthimin e tij, por më pas e tërhoqi kërkesën e saj dhe tha se kishte pranuar një argument nga qeveria serbe se ishte e pamundur të ndërpritej trajtimi i tij mjekësor apo që ai ta vazhdonte atë në Hagë.

Shesheli u dorëzua vullnetarisht në vitin 2003, por gjyqi i tij filloi vetëm në vitin 2007, pas një sërë vonesash dhe pengesash, duke përfshirë edhe një grevë urie.

Etiketa: BeogradBosnjeGjykataGjykatëGjykatësGjyqiKASKrimekrime lufteKroaciLufteMjekmjekëOKBpersekutimProkuroriaPropagandaProtestaQeveriaSerbiShesheliSulmtorturaVendimiVojisllav Sheshelivrasjevullnetarë
Tjetri
Ballkani “nënvlerëson” shkallën e ekstremizmit xhihadist

Ballkani “nënvlerëson” shkallën e ekstremizmit xhihadist

Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.