AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Debati rreth debatimit për Islamin

Raphaël Hadas-LebelngaRaphaël Hadas-Lebel
10 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
1
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Besimtarët falin namazin në xhaminë Dine Hoxha, Tiranë, Shqipëri.13 korrik 2015. Foto: Ivana Dervishi/BIRN.

“Pak analistë dhe shkrimtarë po guxojnë të vënë në diskutim islamin sot, në atë që në dukje kthehet menjëherë në një “gjueti islamofobikësh”, por kjo po dëmton rëndë të drejtën për të debatuar dhe vetë islamin”, argumenton ish-presidenti i Institutit të Studimeve Politike në Paris.

Besimtarët falin namazin në xhaminë Dine Hoxha, Tiranë, Shqipëri.13 korrik 2015. Foto: Ivana Dervishi/BIRN.
Besimtarët falin namazin në xhaminë Dine Hoxha, Tiranë, Shqipëri.13 korrik 2015. Foto: Ivana Dervishi/BIRN.

Diskutimi filloi kur shkrimtari dhe gazetari algjerian, Kamel Daoud shkroi një artikull për gazetën italiane La Repubblica rreth një vale sulmesh seksuale në Cologne të Gjermanisë, në Vigjiljen e Vitit të Ri, 2015. Sulmet u raportuan gjerësisht se ishin kryer nga grupe imigrantësh nga Afrika e Veriut dhe Lindja e Mesme, që Daoud i shpjegoi duke thënë se shumë myslimanë nga rajoni vuanin nga deprivimi seksual ekstrem, që sipas tij, gjeneron “një marrëdhënie të pashëndetshme me gratë, trupat e tyre dhe  dëshirën”.

Daoud duket se nuk e priste reagimin që shkaktoi artikulli i tij, veçanërisht në Francë, ku u ripublikua nga Le Monde. Pas kritikave përçmuese që e akuzonin atë për islamofobi, Daoud lajmëroi se nuk do të vazhdonte më punën si gazetar dhe se do t’i përkushtohej shkrimit të romaneve. Por heqja e islamit nga lista e kritikave jo vetëm që deprivon zërin e autorëve si Daoud; por edhe ndalon mekanikisht një diskutim shumë të nevojshëm.

Nuk ka dyshime se vendimi i Daoud për të shkruar një artikull deshi kurajo të jashtëzakonshme. Në 2014, menjëherë pas publikimit të romanit të tij të parë, “Hetimi Meursault”, që ritregon Të Huajin e Albert Camus nga perspektiva e vëllait të vrarë të Arabit, një imam salafist deklaroi një fetvaja ku kërkoi vdekjen e Daoud për heqje dorë nga feja dhe herezi. Por kjo nuk e ndaloi atë nga zhvillimi i një subjekti kontraversal.

Në botën myslimane, Daoud shkroi, “gratë janë të mohuara, të refuzuara, të vrarë, të mbuluara, të mbyllura ose të privatizuara”, trupave të tyre u mohohet e drejta për kënaqësi. Në predikimin e islamistëve që kërkojnë rekrutë, ai shkruan “janë përshkrimet e një parajse më të ngjashme me një bordello sesa me vlerësimin për individët besimtarë, fantazitë e të virgjërve për kamikazët, policinë e moralit që ndjek gratë që tregojnë shumë lëkurë, puritanizmin e diktaturës, veleve dhe burkave”.

Në pikëpamjen islamike, liria e grave perëndimore nuk është shprehje e lirisë, por një shenjë e shkatërrimit moral të perëndimit. Daoud përfundon “islami është një kryengritje kundër dëshirës. Dhe ajo dëshirë është e thënë të shpërthejë herë pas here në territorin perëndimor, ku liria është shumë e zhveshur”.

Përgjigjja ishte e shpejtë dhe e egër. Më 12 shkurt, një “kolektivë” e antropologëve, sociologëve dhe historianëve publikuan një sulm të ashpër në Le Monde. Titulluar “Fantazitë e Kamel Daoud”, shkrimi e akuzonte atë për “riciklim të shumë klisheve orientaliste” dhe “nxitje të fantazive islamofobike të një segmenti në rritje në publikun europian”.

Sigurisht, është e kuptueshme që akademikët mund të vënë në pyetje qasjen e Daoud; argumenti i tij ishte i bazuar në një sforcim “esencializmi”, në të cilin veprimet e individëve reduktohen te forcat kulturore dhe fetare, pa vëmendje në lidhje me kushtet sociale, politike dhe ekonomike që mund të funksionojnë. Dhe kritikët kishin të drejtë kur theksuan se Daoud harroi të përmendte se shumë sulme të dhunës pa lidhje me islamin ishin kryer kundër grave në Europë, Azi dhe Amerikë të Veriut.

Por kritikuesit e Daoud i shkelën kufijtë e diskutimit legjitim të ideve, duke e akuzuar atë për kritikë raciste “të kthyer në tallje” dhe fshehjen e kësaj si “mendim njerëzor”. Në fakt, ata vunë në pyetje të drejtën e tij për të kërkuar një ndryshim të shumë-nevojshëm në mënyrën se si bota myslimane trajton gratë dhe një riekzaminim të tabuve seksuale të saj. “E shoh si shumë joetike,” u përgjigj Daoud, “që më futën në rolin e qengjit të sakrifikuar të sjellë në altarin e urrejtjes vendase, dënuar për islamofobi nga Inkuizicioni i sotëm”.

Episodi krijoi një trazirë në Francë ku disa autorë – si dhe shumë blogerë franko-algjerianë – i dolën në mbrojtje Daoudit, duke kritikuar sulmet kundër tij nga salafistët dhe akademikët që synonin ta tallnin që të heshtte. Edhe kryeministri francez Manuel Valls u përfshi duke përshëndetur “mendimin e fortë origjinal” të Daoud dhe duke e denoncuar kritikët e tij.

Duke iu referuar motos kombëtare të Francës, Valls mbrojti “lirinë, që është, liria për të shkruar dhe për të menduar, e barabartë mes burrave dhe grave dhe vëllazërinë dhe kundërlaicizmin , nga të cilat deprimohet uniteti ynë shoqëror”. Siç e tha ai, “lënia vetëm përpara kritikave e këtij shkrimtari do të ishte si të hiqje dorë nga ata që jemi”.

Fatkeqësisht, telashet e Daoud janë vetëm një shembull i kërkimit legjitim intelektual që po degradon në grindje politike mbi pranimin ose jo të kritikimit ndaj islamit. Kjo ka implikime të rrezikshme për mendimin e lirë, si dhe për të ardhmen e islamit vetë.

Nuk është e pazakontë sot që analistët politikë të shtrembërojnë argumentet e tyre për të shmangur denoncimin si islamofobikë. Si rezultat, në vend të ekzaminimit të rolit sistematik që luan islami në radikalizm për shembull, ata përshkruajnë radikalët si diçka e rënë rastësisht në islam. Për hir të mendimit të lirë, është koha të ndalojmë etiketimin si një fanatik, të kujtdo që guxon të diskutojë në aspektin kritik fenë. Derisa ne ta ndalojmë këtë gjë, një debat i ndershëm rreth islamit në Europë do të jetë i pamundur.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate, 2016. Ripublikimi mund të bëhet vetëm me lejen e Project Syndicate. The Debate About Debating Islam

Etiketa: AfrikabesimtarëBIRNdebateDhunëDine HoxhagazetargjuetiIvana DervishiLa RepubblicaLindjaLindja e MesmeLiriambrojtjemyslimaneProject SyndicatePunërajoniriciklimSHshqipShqipëriSulmVendimi
Tjetri
Helikopteri i Ushtrisë rrëzohet mbi liqen, vdesin dy ushtarakë

Helikopteri i Ushtrisë rrëzohet mbi liqen, vdesin dy ushtarakë

Komente 1

  1. Simo Sevo says:
    10 years më parë

    Evropa apo Perendimi ka me se 500 vjet qe e kritikon Islamin ne librat, shkrimet gazetat, studimet dhe artin e tij. Dhe kritikat vazhdojne te jene po ato, pavaresisht se ne fillim beheshin nga pozicioni i fese kristiane, kurse tani behen nga pozicioni i laikut, liberalit etj. Prandaj nese dikush del kunder kritikes, ata jane studiuesit e Islamit, te cilet ne fakt nuk i kundervihen kritikes ne vetvete, por klisheve dhe kritikave te dominuara nga njohja e gabuar e fese dhe e realitetit. Dhe ky qendrim i tyre vjen me shume si deshire per te mos u perseritur me myslimanet ajo qe u ndodhi hebrenjve ne Evrope, megjithese Bosnja nuk eshte kujtim i larget.

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.