AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Faqja e pare

Helikopteri i Ushtrisë rrëzohet mbi liqen, vdesin dy ushtarakë

BIRNngaBIRN
10 years më parë
në Faqja e pare, Lajme, Vendi
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
1
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Helikopterë të Forcave të Armatosura, gjatë festimeve për aderimin në NATO. Foto: LSA

Kapiteni Florian Deliaj dhe togeri Donald Hoxha humbën jetën në një aksident ajror, ndërsa Ministria e Mbrojtjes po heton shkaqet e rënies së helikopterit mbi liqenin e Shkodrës.

Helikopterë të Forcave të Armatosura, gjatë festimeve për aderimin në NATO. Foto: LSA
Helikopterë të Forcave të Armatosura, gjatë festimeve për aderimin në NATO. Foto: LSA

Një helikopter i Ushtrisë shqiptare u rrëzua për shkaqe ende të panjohura në liqenin e Shkodrës, në afërsi të fshatit Grizhë të Malësisë së Madhe, duke shkaktuar vdekjen e dy pilotëve dhe plagosjen e një të treti. Sipas zyrës së shtypit të Ministrisë së Mbrojtjes, helikopteri i ka humbur kontaktet me Qendrën e Kontrollit dhe Raportimit në Rinas në orën 13.45 të mesditës.

Ministria njoftoi se helikopteri EC 145 ishte nisur nga Farka për një fluturim stërvitor drejt Malësisë së Madhe, ndërsa në bord kishte tre ushtarakë. Kapiteni Florian Deliaj dhe togerin Donald Hoxha dyshohet se kanë humbur jetën, ndërsa ushtari profesionist, Gerald Baramuça gjendet nën kujdesin e mjekëve në spitalin rajonal të Shkodrës.

Zyra e shtypit e Ministrisë tha se fluturimi stërvitor bëhej në përputhje me një program të miratuar më parë, por mbetet e paqartë se çfarë ka shkuar keq në bordin e helikopterit, i cili është vënë në përdorim të Forcave të Armatosura në nëntor 2015.

Në një konferencë për shtyp, shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Jeronim Bazo tha se “Forcat e Armatosura humbën dy ushtarakë të devotshëm dhe pilotë të dalluar”.

“Forcat e Armatosura dhe Ministria e Mbrojtjes kanë angazhuar të gjitha burimet e tyre për të hedhur dritë mbi rrethanat e këtij aksidenti tragjik,” tha Bazo.

Një banor i fshatit Grizhë i tha News 24 se të parët që mbërritën pranë helikopterit të aksidentuar ishin disa peshkatarë. Ata i dhanë ndihmën e parë ushtarit të plagosur, i cili u dërgua më pas në spital.

Pas aksidentit të rëndë, drejt Shkodrës kanë shkuar ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri dhe ai i Shëndetësisë, Ilir Beqja. Ata kanë vizituar në spital ushtarin e plagosur, Gerald Baramuça, gjendja e së cilit është jashtë rrezikut për jetën.

Etiketa: aksidentDonald HoxhaEC 145FlorianFlorian Deliajforcat e armatosuraIlir BeqjaMimi KodheliMinistria e MbrojtjesMjekmjekëNATONews 24pilotRinasSaimir TahiriSHshqiptareSpital
Tjetri
Borxhi i jashtëm bruto, 7.5 miliardë euro që presin të shlyhen

BSH ul normën bazë të interesit në rekord tjetër historik

Komente 1

  1. Erion Azizolli says:
    10 years më parë

    Foto nuk eshte e LSA, eshte e Ministrise se Mbrojtjes.

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.