AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Në Fokus

Rumania do të hetojë vdekjet e revoltës që rrëzoi komunizmin

Cristina BucureasangaCristina Bucureasa
10 years më parë
në Në Fokus, Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Nikolai Caushesku. Foto: Wiki Commons.

Një vendim për të rihapur dosjet e ngjarjeve të përgjakshme të vitit 1989 ka rizgjuar shpresat e rumunëve që morën pjesë në kryengritjen anti-komuniste dhe të atyre që iu vranë të afërmit.

Rreth 1166 njerëz u vranë gjatë revoltës dhe Çaushesku dhe gruaja e tij, Elena, u ekzekutuan në Krishtlindje pas një gjyqi të nxituar. Foto: Facebook
Rreth 1166 njerëz u vranë gjatë revoltës dhe Çaushesku dhe gruaja e tij, Elena, u ekzekutuan në Krishtlindje pas një gjyqi të nxituar. Foto: Facebook

Kur Gabriela Birbora humbi bashkëshortin e saj më 24 dhjetor 1989, ishte pak a shumë fundi i një epoke për të.

Që atëherë, kjo vejushë që jeton në Resita, në Rumaninë perëndimore, ia dedikoi kohën dhe energjinë zbulimit të përgjegjësit për vdekjen e burrit të saj gjatë protestave në 1989 që sollën rrëzimin e regjimit komunist.

Në 1990, Zyra e Prokurorit Ushtarak hapi një hetim penal për këto ngjarje, por për vite çështja u zvarrit pa asnjë rezultat.

Si pasojë, Birbora vendosi t’i drejtohet Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut, GJEDN.

“Do të doja të mos isha përballur me këtë situatë. Do të doja që kriminelët [që i vranë burrin] të ishin gjetur dhe ndëshkuar që në 1990. Dua vetëm që ata të identifikohen dhe të më thonë çfarë dhe kush i nxiti të kryejnë vrasjen,” tha Birbora për BIRN.

Vitin e shkuar, GJEDNvendosi kundër Rumanisë në rastin Birbora, duke e urdhëruar atë t’i paguajë asaj kompensim për zgjatjen e procedurave kriminale.

Tetorin e shkuar, megjithatë, prokurorët rumunë i mbyllën të gjitha dosjet e lidhura me ngjarjet e 1989 duke thënë se ata nuk kishin prova për të ndjekur penalisht ndokënd, duke ia hedhur fajin e asaj që ndodhi ushtarëve që qëlluan njëri-tjetrin nga “dobësia dhe stresi”.

Të mërkurën, megjithatë, Prokurori i Përgjithshëm, Bogdan Licu, e rihapi çështjen 26-vjeçare.

“Gjatë hetimit, nuk ishte kryer asnjë përpjekje për të përcaktuar aspektet kyçe të ngjarjeve në dhjetor 1989,” tha Licu.

“Nuk u bë asgjë për të  vendosur se kush hapi zjarr. Në shumicën e rasteve, nuk pati autopsi dhe nuk u dha asnjë justifikim për moskryerjen e tyre.”

“Plumbat e përdorur kundër viktimave nuk u morën, përkundër asnjë arsyeje… Qartazi, ata që qëlluan nuk janë identifikuar,” shtoi Licu.

Prokurorët do të hetojnë gjithashtu nëse ngjarjet në dhjetor 1989 mund të klasifikohen si gjenocid.

Vendimi është mirëpritur nga ata që u përfshinë në ngjarjet dhe të afërmit e tyre. “Ne po prisnim që kjo të ndodhte. Sipas meje, ky është një ndryshim në sjellje [në nivel politik], që nuk është parë më parë,” tha Teodor Maries, president i lidhjes “21 Dhjetori”, që përfaqëson interesin e viktimave në revolucionin rumun.

Birbora e mirëpret gjithashtu vendimin. “Dosja e revolucionit duhet të hetohet, që ne – vejushat, fëmijët dhe prindërit tanë – të mos kenë më frikë. Dikush që ka kryer një krim pa u ndëshkuar nuk mund ta përsërisë pa frikë,” shtoi ajo.

Në dhjetor 1989, rumunët zakonisht pasivë u ngritën dhe i dhanë fund sundimit 25-vjeçar të Nikolai Çausheskut me gjak. Rreth 1166 njerëz u vranë gjatë revoltës dhe Çaushesku dhe gruaja e tij, Elena, u ekzekutuan në Krishtlindje pas një gjyqi të nxituar.

Shumë rumunë thonë se nuk u intereson më revolucioni i vitit 1989 sepse janë më të shqetësuar për problemet e përditshme. Sondazhet tregojnë se rreth gjysma e popullatës beson se jeta ishte më e mirë në periudhën komuniste, me standard më të mirë jetese dhe siguri pune. Më pak se çereku i rumunëve thonë se jeta u përmirësuar që kur u rrëzua regjimi i Çausheskut, megjithëse Rumania u anëtarësua në BE në vitin 2007.

Etiketa: 21 DhjetoriBEBIRNDosjaFacebookgjenocidGjykatëGjykatësGjyqiHetimkompensimKrimkrishtlindjepresidentprokurorProkuroriProkurori i PërgjithshëmRumaniaVendimVendimiZjarr
Tjetri
Arti i Sekretit

Arti i Sekretit

logo prokurorise 6533

Gjashtë zyrtarë nën akuzë për abuzim me skemën e ndihmës ekonomike

15:11 | 25/06/2026
nje meme me simbolin e flamingove ne protesten kunder projektit ne zvernec. foto nensi bogdani

Akademikët ndërkombëtarë mbështesin protestat masive në Shqipëri

14:47 | 25/06/2026
Qeveria tërhiqet nga termat gjithëpërfshirës në ligjin për “Barazinë Gjinore”

Mazhoranca refuzon debatin parlamentar për kërkesat e protestuesve

13:59 | 25/06/2026
zvernec

Shpërfillja e mbrojtjes së mjedisit “dëmton shpresat e Shqipërisë për anëtarësim në BE”

09:55 | 25/06/2026
723041393 1558327902329532 6977003806194600217 n

Bota e trilluar e Ramës, përballë realitetit njerëzor

06:13 | 25/06/2026
photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.