AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Në Fokus

Mësuesit e gatimit tradicional serb mprehin aftësitë e kuzhinës te të huajt

J.D HildebrandngaJ.D Hildebrand
10 years më parë
në Në Fokus, Rajoni, Reportazhe
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Orë e mësimit të gatimeve tradicionale serbe në Beograd. Foto: Vladimir Gurbaj

Të pasionuarit pas gatimit në Beograd, ofrojnë leksione gatimi për ushqime tradicionale serbe për të huajt që vizitojnë për një kohë të shkurtër vendin. Pjatat më të preferuara janë fasulet, japrakët dhe bifteku i derrit i skuqur me thërrime buke.

Orë e mësimit të gatimeve tradicionale serbe në Beograd. Foto: Vladimir Gurbaj
Orë e mësimit të gatimeve tradicionale serbe në Beograd. Foto: Vladimir Gurbaj

“Nuk ka mënyrë më të mirë për të njohur një vend dhe kulturën e tij sesa duke i përjetuar kuzhinën”, thotë Vladimir Gurbaj, pronar i Shkollës së Gatimit Tradicional Serb në lagjen Zemun të Beogradit.

Kjo është një filozofi ai e ka vënë në praktikë si në jetën profesionale ashtu edhe në atë personale.

“Unë kam udhëtuar shumë”, thotë Gurbaj, “dhe gjithmonë jam përpjekur të mbledh një klasë gatimi vendas nëse do të mundesha”.

Në një udhëtim të fundit në Bangkok, ai i kushtoi tre ditë blerjes, diskutimit, gatimit dhe provimit të pjatave tradicionale tajlandeze me një mësues lokal. “Ishte një zbulim”, kujton ai.

Përvojat si kjo kanë frymëzuar Gurbajn dhe një pjesë të vogël të sipërmarrësve të tjerë që ofrojnë kurse gatimi serb për të huajt anglisht-folëse. Mësuesja e gatimit me bazë në Beograd, Lily Pomar, thotë se ushqimi mund të ndihmojë të sapoardhurit të kuptojnë vendin.

“Më pëlqen t’i shpjegoj të gjithë ndikimet e huaja në ushqimin serb”, thotë Pomar. “Për shembull, në rajonet veriore të Vojvodinës, nga ku kam ardhur unë, ka një ndikim gjerman. Njerëzit preferojnë të shtojnë pak sheqer ose një frut me mishin. Në Serbinë jugore, njerëzit do të tronditeshin nga ideja e përzierjes së të ëmbëls me të kripurën në të njëjtën pjatë”.

Pomar pëlqen të përfshirjë shije kuzhine rajonale për nxënësit në klasat e saj. Proshuta nga Uzice Mal i Zi dhe Dalmacia variojnë shumë në shije dhe pamje dhe janë mjaft të ndryshme nga  ajo që shërbehet në Vojvodinë. Janë të gjitha proshutë e tymosur, por çdo vend ka shije të ndryshme”.

Gurbaj dhe Pomar të dy ofrojnë kurse gatimi për individë dhe grupe të vogla. Shkolla e Gatimit Tradicional Serb e Grubajt konsiston në një skarë jashtë në një kopsht oborri në Zemun.

“Synimi im është që mësimi të jetë informal, i qetë dhe argëtues,” thotë Gurbaj. “Takohemi në Zemun dhe vizitojnë dyqanet së bashku me studentët që ata të marrin eksperiencë në treg. Pastaj fillon ora. Nuk është si në shkollë, por më tepër si gatim me një mik. Ne gatuajmë një vakt të mirë dhe e hamë së bashku. Çdo student largohet me një broshurë të recetave.

Orë e mësimit të gatimeve tradicionale serbe në Beograd. Foto: Vladimir Gurbaj
Orë e mësimit të gatimeve tradicionale serbe në Beograd. Foto: Vladimir Gurbaj

Programi fillestar i shkollës së gatimit është një lëndë me katër orë në të cilën të huajt gatuajnë dhe hanë ushqime tradicionale serbe.

“Pavarësisht se çfarë gatuajmë tjetër, gjithnjë bëjmë qofte,” thotë Gurbaj. “Gjithashtu bëjmë mish derri të skuqur me bukë dhe kajmak. Pjata u krijua nga shefi i Titos për nder të një zyrtari sovjetik në 1959 dhe është bërë një klasike e kuzhinës serbe”.

Studentët gjithashtu gatuajnë gjellë me fasule, një përzgjedhje sallatash serbe dhe ëmbëlsira me kek me mollë ose me kumbulla.

“Kur vakti përgatitet e hamë të gjithë bashkë dhe flasim për recetat dhe kulturën serbe,” thotë Gurbaj. “Marrim 30 euro për person dhe bëjmë ulje për grupet”.

Shkolla e Gatimit Tradicional serb ka një klasë brenda për mot të keq, por Gurbaj preferon kopshtin. Për këtë arsye, orët mësimore mbahen në mes të prillit deri në fillim të tetorit, me një pushim gjatë dimrit. Lily Pomar është e lumtur të rekomandojë një meny tradicionale, por zbulon se shumë studentë kanë ardhur me kërkesa specifike.

“Shpesh ata kanë ngrënë një vakt në një restorant ose në një festë,” thotë Pomar, “dhe duan ta mësojnë si të gatuajnë pikërisht atë ushqim”.

Për këtë arsye, Pomar e përcakton menynë në varësi të çdo studenti, sipas dietave vegjetariane, alergjive ushqimore e të tjera. Ajo është e lumtur të rregullojë seanca kursesh teke ose disa ditore për një varietet pjatash.

“Disa studentë duan vetëm të mësojnë si të bëjnë japrakë ose fasule,” thotë ajo, “ndërsa të tjerë duan një kurs të plotë 20-ditor në kuzhinën e Serbisë. Jam e lumtur të shkëmbej ide me ta dhe të krijojmë receta që përmbushin nevojat e tyre”.

Pomar preferon t’i japë mësime studentëve në kuzhinat e tyre kur kjo është e mundur. “Kam zbuluar se është më produktive,” thotë ajo. “Njerëzit mësojnë më mirë nëse janë në mjedisin e tyre të rehatisë”.

Ajo rekomandon klasa individuale ose me grupe të vogla. “Nëse ka më shumë nejrëz, jo të gjithë arrijnë të zënë brumin!” thotë ajo.

Ashtu si Gurbaj, Pomar fillon me  një vajtje në treg. “I shpjegoj përbërësit dhe i ndihmoj të huaj të kuptojnë se çfarë zëvendësimesh mund të përdorin që të përgatisin të njëjtat pjata kur të kthehen në atdhe nga Serbia”.

Pomar ka qenë një mësuese gjuhe dhe përkthyese dhe mbështetet në eksperienën e saj për t’i mësuar studentëve pak serbishte gjatë rrugës. Pomar merr 12 euro për orë mësimi, por ofron një ulje prej 10 eurosh për ata që janë pjesë e grupit Klubi i Vizitorëve të Huaj të Beogradit në Facebook.

“Gatimi me një mik vendas është një mënyrë e shkëlqyer për të mësuar,”  thotë Gurbaj, “jo vetëm për ushqimin, por edhe për kulturën dhe jetën e vendit që po viziton”.

Etiketa: BeogradEuroFacebookMal i ZiMjaftndikimSeancaSerbiaSHshkollastudentTregulje
Tjetri
Kroacia po shkel të drejtat e refugjatëve, akuzon OJQ-ja

Kroacia po shkel të drejtat e refugjatëve, akuzon OJQ-ja

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.