
Policia maqedonase arrestoi dymbëdhjetë protestues, ndërsa një gazetar u plagos gjatë protestave të mbrëmjes së të mërkurës në Shkup, të cilat u shkaktuan nga një vendim kontrovers i presidentit të vendit për të dhënë falje presidenciale ndaj politikanëve të akuzuar për korrupsion dhe manipulim zgjedhjesh.

Policia në Shkup njoftoi se pati arrestuar dymbëdhjetë protestues të mërkurën në mbrëme pasi një grup njerëzish sulmoi zyrën e presidentit të vendit 0Gjorge Ivanov në qendër të Shkupit duke shkaktuar dëme materjale.
Ndërkohë, gazetari Goran Naumovski, i publikimit në internet Plusinfo u plagos gjatë përleshjeve.
Protesta fillimisht filloi në mbrëmje para zyrës së Prokurorisë së Posaçme, e cila ka për detyrë të hetojë krimin e nivelit të lartë. Organizatorët krysorë qenë kundështarë të qeverisë, por mitingu mbështetej gjithashtu edhe nga partitë e opozitës.
Më vonë gjatë mbrëmjes, protestuesit ikën drejt zyrës së presidentit, të cilën e goditën me vezë dhe me fishekzjarrë. Ato lëvizën më pasj drejt ndërtesës së parlamentit ku u ndaluan nga policia.
Në të njëjtën kohë, një kundëprotestë e mbështetësve të qeverisë u zhvillua vetëm pak qindra metra larg. Të dy grupet u ndanë nga kordonë të policisë.
Shkatërrimi i zyrës së presidentit ndodhi pas kthimit të grupit të protestuesve nga nga ndërtesa e parlamentit. Një pjesë e protestuesve hynë te zyra e presidentit duke shkatërruar mjediset e brendshme ndërsa të tjerë bërtistin: “Dorëheqje!”
“Nëse ata [partitë në pushtet] bllokojnë Prokurorinë Speciale, unë do t’i bëj thirrje njerëzve ta marrin drejtësinë vetë në duar,” deklaroi udhëheqësi i opozitës socialdemorkate (SDSM) Zoran Zaev në televizionin Telma në mbrëmje, duke shkaktuar reagim nga partia në pushtet VMRO DPMNE.
“Hordhitë e SDMS-së filluan sot zbatimin e një skenari kriminal, të cilin Zoran Zaev e ka shpallur në televizion,” tha VMRO DPMNE në një njoftim për shtyp pas incidenteve.
Presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov shkaktoi zemërim të martën kur ai papritur ofroi falje presidenciale për të gjithë politikanët që përballen me akuza dhe hetime – duke bllokuar punën e Prokurorisë Speciale, e cila është ngarkuar me detyrën e hetimit të skandalit të përgjimeve dhe krimeve të tjera.
Opozita ka njoftuar protesta të tjera.












