AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Faqja e pare

Reforma në drejtësi rikthehet “në shina”, por konsensusi është ende larg

BIRNngaBIRN
10 years më parë
në Faqja e pare, Lajme, Vendi
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Deputeti i PD Eduard Halimi dhe deputeti i PS, Fatmir Xhafa, gjatë një mbledhjeje të Komisionit të Posaçëm për Reformën në Drejtësi, më 15 janar 2015, ku është vendosur dërgimi në Komisionin e Venecias të draftit të hartuar nga ekspertë të nivelit të lartë. Foto: Malton Dibra/LSA

Mazhoranca dhe opozita kanë rënë dakord për Njësinë e Posaçme Antikorrupsion, Byronë e Hetimit dhe kontrollin e gjyqtarëve, por palët janë ende larg në qëndrime për formulën e zgjedhjes në institucionet e reja.   

Deputeti i PD Eduard Halimi dhe deputeti i PS, Fatmir Xhafa, gjatë një mbledhjeje të Komisionit të Posaçëm për Reformën në Drejtësi, më 15 janar 2015, ku është vendosur dërgimi në Komisionin e Venecias të draftit të hartuar nga ekspertë të nivelit të lartë. Foto: Malton Dibra/LSA
Deputeti i PD Eduard Halimi dhe deputeti i PS, Fatmir Xhafa, gjatë një mbledhjeje të Komisionit të Posaçëm për Reformën në Drejtësi, më 15 janar 2015, ku është vendosur dërgimi në Komisionin e Venecias të draftit të hartuar nga ekspertë të nivelit të lartë. Foto: Malton Dibra/LSA

Rikthimi i opozitës në Komisionin e Posaçëm ka futur në shina punën për reformën në drejtësi-projekt i cili pritet të miratohet në fund të pranverës. Megjithatë, mazhoranca dhe opozita mbrojnë ende qëndrime të kundërta mbi disa prej çështjeve të rëndësishme të reformës, ku spikat formula e zgjedhjes së anëtarëve të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe atij të Prokurorisë.

Të premten, përfaqësues të mazhorancës dhe të opozitës në Komisionin e Posaçëm të Reformës në Drejtësi kanë debatuar mbi 10 çështje, të ngritura më parë si shqetësim nga opozita. Palët kanë arritur dakordësi thuajse të plotë për strukturën e posaçme antikorrupsion, Byronë e Hetimit dhe procesin e kontrollit të gjyqtarëve. Ndërsa mbeten ende përplasje për ngritjen e institucioneve të reja në sistemin gjyqësor.

Fatmir Xhafaj, kryetar i komisionit dhe përfaqësues i mazhorancës tha pas mbledhjes se “çështja më e debatuar është ajo e institucioneve të reja”.

“Kemi qëndrime të ndryshme në pika të caktuara, por po diskutojmë në kornizën e komisionit të Venecias. Debati nuk do të cenojë thelbin e reformës,” tha Xhafaj për mediat.

Ndërsa përfaqësuesi i opozitës, Eduard Halimi deklaroi se diskutimet do të vazhdojnë mbi pikat e kundërshtuara.

“Ka mosdakordësi mes palëve për institucionet e reja. Kanë të bëjnë me emërimin dhe disiplinimin e gjyqtarëve, ku për ne mungojnë elementët e balancës. Ka probleme me kapjen politike dhe me korporatizmin,” tha Halimi për mediat.

Përfaqësues të mazhorancës dhe opozitës kanë rënë dakord që ekspertët ndërkombëtarë dhe ata të partive politike do të diskutojnë mbi çështjet e debatuara për të gjetur zgjidhje konkrete. Çështja kryesore e shtruar në tavolinë është shumica parlamentare për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe atij të Prokurorisë.

Përgjatë procesit të hartimit të amendamenteve kushtetuese, grupi i ekspertëve të nivelit të lartë ka mbrojtur idenë e shumicës me 3/5, ndërsa opozita këmbëngul se kjo formulë mundëson kapjen e institucioneve nga mazhoranca aktuale. Ajo kërkon shumicë prej 2/3.

Komisioni i Venecias, i cili ka luajtur rolin e arbitrit në këtë proces të gjatë ka ofruar disa opsione për të tejkaluar përplasjen mes palëve, mes të cilave edhe një ndarje 3 me 2 të anëtarëve juristë në Këshillin e Lartë Gjyqësor.

Reforma në drejtësi cilësohet si kriteri kryesor për hapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian, ndërkohë që një rol të drejtpërdrejtë ka pasur edhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë.

Të premten, Delegacioni i Bashkimit Europian dhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara mbështetën rifillimin e dialogut përmes një deklarate të përbashkët, duke u bërë thirrje partive politike që ta mbyllin pa vonesa dhe pengesa këtë reformë.

“Të gjitha partitë politike kanë një rol në këtë proces dhe kanë përgjegjësinë madhore për të arritur një marrëveshje,” shkruhet në deklaratë.

Etiketa: Bashkimit EuropianDelegacioni i Bashkimit EuropianDibraFatmir XhafajGjyqgjyqtarKëshillit të Lartë GjyqësorKomisioni i VeneciaskryetarkushtetuesemarrëveshjendarjeOpozitaPDPSPunëReformashqip
Tjetri
Besimi te gjendja ekonomike bie nga keq në shumë keq

Besimi te gjendja ekonomike bie nga keq në shumë keq

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.