AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Rajoni

Koha të përballemi me diktatorin e vogël të Maqedonisë

Vladimir LazarevikngaVladimir Lazarevik
10 years më parë
në Artikull kryesor Rajoni, Opinion, Rajoni
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Protestat anti-qeveritare në Maqedoni. Foto: BETA

Teksa maqedonasit dalin në rrugë për të protestuar kundër regjimit të tyre autokratik dhe të korruptuar, komuniteti ndërkombëtar duhet të ushtrojë presion edhe nga jashtë.

Protestat anti-qeveritare në Maqedoni. Foto: BETA
Protestat anti-qeveritare në Maqedoni. Foto: BETA

U desh mbi një vit që qytetarët e Shkupit dhe qyteteve të tjera maqedonase të zgjohen nga ëndrrat e lavdisë antike dhe bukurisë baroke që zgjati për tetë vite.

Kur regjistrimet e para të përgjimit të regjimit të korruptuar të Nikola Gruevskit u luajtën në publik në shkurt të vitit 2015, disa prej nesh besuan se ky ishte fundi i një epoke anti-demokratike.

Megjithatë, nuk ishte e thënë. Një fushatë e fuqishme reklame mediatike e kombinuar me frikën e përhapur për vendet e punës, presionet mbi kompanitë private dhe kërcënimet ndaj sektorit civil mbizotëroi mbi sundimin e ligjit dhe vlerat demokratike.

Ishte herët që njerëzit të zgjohen në realitet dhe të përballen me diktatorin e vogël dhe bashkëpunëtorët e tij në rrugë. Protestat e vitit të kaluar ishin masive, por nuk ishin të mjaftueshme të rrëzonin regjimin.

Një vit më pas, kohët kanë ndryshuar. Mijëra maqedonas kanë dalë pa frikë në rrugë për të protestuar kundër vendimit të fundit të presidentit Gjorgje Ivanov për të falur 56 politikanë të lartë dhe biznesmenë të akuzuar për përfshirje në skemat e korrupsionit dhe krime të ndryshme të rënda.

Ish-kryeministri Gruevski kryeson grupin e falur, ashtu si edhe ish-ministrja e brendshme dhe ish-ministri i transportit. Mes të falurve nga presidenti është edhe famëkeqi Saso Mijalkov, ish-shefi i policisë sekrete i cili është shpallur përgjegjës për përgjimin e mijëra njerëzve.

Mbuluar nga një gjethe fiku e demokracisë, regjimi i Gruevskit ka fituar të gjitha zgjedhjet parlamentare dhe lokale gjatë 10 viteve të fundit. Megjithatë, Prokuroria Speciale e themeluar kohët e fundit ka zbuluar prova të reja se lista zgjedhore e votuesve nuk korrespondon me numrin aktual të votuesve. Parregullsi të shumta janë zbuluar, përfshirë edhe çështjen e 35,000 kartave të identitetit dhe mbi 60,000 shtetësi të reja të miratuara pa arsye.

Prokuroria Speciale nisur akuzat për rastin e koduar “Titanik”, kundër individëve kyç të përfshirë në këtë mashtrim mega-zgjedhor. Lista zgjedhore, ishte e qartë, u fry me votuesit nga vendet e tjera dhe me dhjetëra individë që jetojnë në të njëjtën adresë. Njerëzit të cilët kishin emigruar apo që kanë vdekur shumë kohë më parë, ishin gjithashtu ende të pranishëm në listën e votimit. Por puna e Prokurorisë Speciale nxiti presidenten që të japë falje, të cilën ai e ka justifikuar si një lëvizje për të zgjidhur në mënyrë paqësore krizën politike që ka vazhduar që nga dhjetori 2012, kur anëtarët e opozitës u dëbuan me forcë nga parlamenti.

Gjatë 10 viteve të fundit, që kur ai u zgjodh për herë të parë në vitin 2006, Gruevski ka krijuar me sukses një demokraci artificiale duke përdorur retorikë populiste, një fushatë të fuqishme në media dhe keqpërdorimin e pushtetit dhe korrupsionin në të gjitha nivelet e sistemit. Ai ka manipuluar çdo mekanizëm demokratik për të krijuar dhe për të ruajtur një regjim autokratik. Ai ka manipuluar edhe partnerët ndërkombëtarë të vendit, si BE-ja dhe SHBA-ja, por edhe problemet e Maqedonisë me fqinjët e saj, Greqinë dhe Bullgarinë.

Gruevski, familja e tij dhe partnerët e biznesit të ngushtë, kanë krijuar pasuri dhe nuk kanë hezituar të përdorin këto fonde për të qëndruar në pushtet. Ata kanë përdorur paratë e vjedhura nga qytetarët për të paguar grupe influence, mediat, politikanët me ndikim dhe individët në mënyrë që të paraqesin një imazh të përkrahjes ndërkombëtare në mesin e popullatës lokale.

Është koha të thyhet ky zinxhir. Bashkësia ndërkombëtare ka fuqinë dhe mjetet për t’u marrë me diktatorë të tillë të vegjël dhe nuk duhet të hezitojë ta përdorë atë. Kjo duhet të përfshijë ndalime udhëtimi, bllokimin e llogarive të huaja bankare dhe shpalljen e thesareve të fshehura. Veprime të tilla do të mirëpriten nga qytetarët e zakonshëm.

Maqedonia ka humbur mijëra individë të rinj e të zgjuar, të cilët e kanë lënë vendin në kërkim të një jete më të mirë dhe të lirisë më të madhe. Shumë prej tyre janë larguar për shkak të regjimit të korruptuar politik të krijuar nga Gruevski dhe mbështetësit e tij. Është koha që ata të kthehen dhe të mbështesin lëvizjet e shoqërisë civile që synojnë përmbysjen e regjimit autokratik. Drejtësia duhet të bëhet, dhe të gjithë ata të përfshirë në krime dhe korrupsion duhet të mbahen përgjegjës.

Pas dhjetë viteve autokraci, themelet e shoqërisë së re demokratike nuk duhet të ndërtohen mbi mbeturinat e regjimit të mëparshëm. Një fillim i ri dhe i freskët është i nevojshëm për të rikthyer shpresën te njerëzit të cilët, 25 vjet pas pavarësisë, ende po luftojnë me të njëjtat pyetje: çfarë do të ndodhë me ne dhe me vendin? A do të mbijetojë si shtet i pavarur?

Është koha që Maqedonia dhe shtetasit e saj të ecin përpara dhe larg nga autokracia, si dhe të gjejnë rrugën e tyre për t’iu kthyer demokracisë dhe sundimit të ligjit.

Etiketa: BEBiznesmendemokracidiktatorDrejtësiaFondeGruevskiKorrupsionKrimeLokaleMaqedoniMaqedoniamashtrimMediandalimendikimParaProkuroriaProkuroria SpecialeProtestatPunaPunëPunëtorPunëtorëSaso MijalkovSHBAvotuesitZgjedhjet
Tjetri
“Zëdhënësi” i autokratëve i thur lavde Ilir Metës në Uashington

“Zëdhënësi” i autokratëve i thur lavde Ilir Metës në Uashington

724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.