AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor

Grupi i “ atentateve me pagesë ” rrezikon dy burgime të përjetshme dhe 85 vjet burg

BIRNngaBIRN
10 years më parë
në Artikull kryesor, Artikull kryesor Lajme, Faqja e pare, Lajme
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Vrasësi me pagesë, Julian Sinanaj, gjatë një seance në Gjykatën e Krimeve të Rënda | Foto nga : LSA

Dëshmitarët e drejtësisë, Julian Sinanaj dhe Ndriçim Gjokona i shpëtojnë dënimeve maksimale falë marrëveshjes me prokurorinë, ndërsa burgime të përjetshme kërkohen vetëm për kushërinjtë Mëhillaj. 

Vrasësi me pagesë, Julian Sinanaj, gjatë një seance në Gjykatën e Krimeve të Rënda | Foto nga : LSA
Vrasësi me pagesë, Julian Sinanaj, gjatë një seance në Gjykatën e Krimeve të Rënda | Foto nga : LSA

Julian Sinanaj-autor i dyshuar i disa atentateve me pagesë dhe bashkëpunëtor i drejtësisë i shpëtoi burgimit të përjetshëm. Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi të enjten dënimin e Sinanajt me 35 vjet burg për 14 akuzat që rëndojnë mbi të, mes të cilave ekzekutime, atentate me tritol dhe akte të kryera në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Bashkëpunëtori i dytë i drejtësisë, Ndriçim Gjokona rrezikon të dënohet me 8 vjet burgim. Sipas pretencës së Prokurorisë, Gjokona akuzohet për gjashtë vepra penale.

Ndriçim Gjokona është bashkëpunëtor i drejtësisë që prej janarit të vitit 2014. Ai u pendua bashkë me shokun tjetër të bandës, Julian Sinanaj, e të dy pranuan të rrëfejnë një seri krimesh të ndodhura në Tiranë, Vlorë dhe Durrës përgjatë viteve 2012-2014.

Genis dhe Erjon Mëhillaj, dy kushërinjtë që sipas dëshmisë së Julian Sinanajt kanë luajtur rolin e urdhëruesve për disa nga atentatet rrezikojnë burgimin e përjeshëm. Gjatë seancës së të enjtes në Gjykatën e Krimeve të Rënda,  Prokuroria kërkoi 26 vjet burg për Marion Mitron, 11 vjet burg për Albin Mexhaj dhe 5 vjet burg për biznesmenin Ilir Karçini.

Shtatë të pandehurit akuzohen për vrasjen e Sokol Veizajt dhe Agron Çelës, atentatet me tritol kundër zyrtarëve Ardian Kollozi dhe Besnik Dervishaj si dhe planifikimin e eliminimeve për dy ndërtues nga Vlora dhe për biznesmenin e gazit në Tiranë, Pirro Bare.

Dëshmitë e Sinanajt dhe Gjokonës u kthyen në elementin kyç të hetimit për zbardhjen e krimeve të bujshme dhe izolimin e grupit të strukturuar kriminal. Nëpërmjet dëshmive të tyrë përpara prokurorëve, dy të penduarit, Sinanaj dhe Gjokona, i kanë servirur Prokurorisë të dhëna mbi nëntokën e krimit në qytetin e Vlorës dhe konvertimin në biznesmenë, të disa njerëzve me të kaluar të errët në këtë qytet.

Të penduarit rrëfyen gjithashtu motivet që qëndronin pas atentateve me pagesë, të cilat nisnin me konfliktet e pronësisë dhe shkonin deri tek konkurrenca në bizneset e mëdha në Shqipëri.

Para se të zbulohej aktiviteti i tyre kriminal, Erjon dhe Genis Mëhillaj njiheshin si biznesmenë ndërtimi, Marion Mitro si punonjës i Bashkisë së Vlorës dhe aksioner në ndërtime, ndërsa Ilir Karçini si biznesmen në tregun e gazit.

Sipas rrëfimit të Julian Sinanajt, katër nga tetë porositë që ai mori për atentate kishin të bënin me probleme pronësie apo konflikte të biznesit të ndërtimit në qytetin e Vlorës. Njëra prej porosive ishte vrasja e dy ndërtuesve të njohur në këtë qytet.

“Këta dy biznesmenë që më kërkuan t’i vrisja, kishin një konflikt për një rrugë që ndodhej në afërsi të pallateve që ndërtonin Mëhillajt. Unë nuk e pranova të kryeja këtë vrasje, pasi ende nuk më kishin paguar detyrimin që më kishin për vrasjen e Sokol Veizit,” thotë Sinanaj në dëshminë e tij.

Një tjetër akuzë në dosjen e krimeve të Julian Sinanajt është përgatitja e atentatit kundër Pirro Bares. Bare është biznesmeni më i madh i gazit në Shqipëri, ndërsa fuqizimi i tij i kishte shkelur në kallo Ilir Karçinit, një sipërmarrës në prag falimentimi.

“Më ka bërë një gol 500 mijë euro”, citon Sinanaj një pjesë të bisedës me Karçinin, mbi arsyet se pse ky donte të hiqte qafe Pirro Baren. Për këtë krim, Karçini akuzohet se pagoi 50 mijë euro, por anëtarët e bandës u arrestuan para atentatit të planifikuar.

Etiketa: BiznesmenBurgdëshmitarëDurrësEuroGjykatëkonfliktKrimMarion MitroParaprokurorProkuroriaProkuroria e Krimeve të RëndaPunëPunëtorshqipShqipëritritolVloraVlorëVrasjavrasje
Tjetri
E majta e re po ngrihet në Serbi

E majta e re po ngrihet në Serbi

723041393 1558327902329532 6977003806194600217 n

Bota e trilluar e Ramës, përballë realitetit njerëzor

06:13 | 25/06/2026
photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.