AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Lufta, Paqja dhe Uji

Laura TuckngaLaura Tuck
10 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto ilustruese: Ivana Derivshi/BIRN, Qafshtamë tetor 2015

Çdo shtet duhet të fillojë të zbatojë politikat e menaxhimit të ujit në mënyrë që të sigurojë një të ardhme pa konflikte dhe që i reziston sfidave të ndryshimit klimatik. Ky veprim do të sillte gjithashtu rritje të ekonomisë.

Foto ilustruese: Ivana Derivshi/BIRN, Qafshtamë tetor 2015
Foto ilustruese: Ivana Derivshi/BIRN, Qafshtamë tetor 2015

India po përballet aktualisht me krizën më të keqe të ujit ndër vite, ku rreth 330 milionë njerëz – një e katërta e popullatës – janë prekur nga thatësira. Etiopia po përballet gjithashtu me thatësirën më të madhe në dekada, që ka kontribuar tashmë në dështimin e shumë të mbjellave, duke krijuar mangësi në ushqim që tani ka prekur një të dhjetën e popullatës. Nën rrethana të tilla, rreziku i tensionit për burimet është i lartë.

Në të shkuarën, thatësira e kësaj shkalle kanë çuar në konflikt dhe madje në luftëra mes komuniteteve dhe shteteve. Një nga të parat e regjistruara në histori shpërtheu rreth 4500 vite më parë, kur qytet-shteti i Lagashit – ndodhur mes lumenjve Tigër dhe Eufrat në Irakun e ditëve të sotme – devijoi ujin nga fqinjët Uma. Konkurrenca për ujin shkaktoi incidente të dhunshme në Kinën e lashtë dhe nxiti destabilitet politik në Egjiptin faraonik.

Sot, luftërat mes vendeve mbi burimet e ujit janë të pazakonshme, kryesisht për shkak të përmirësimit të dialogut dhe bashkëpunimit ndërkufitar. Por, brenda vendeve, konkurrenca për ujin e pakët po bëhet një burim gjithnjë e më i madh destabiliteti dhe konflikti, veçanërisht ndërsa ndryshimi klimatik po rrit pasojat negative dhe frekuencën e ngjarjeve ekstreme të motit. Siç e detajojmë në raportin tonë të ri “Lart dhe Thatë: Ndryshimi Klimatik, Uji dhe Ekonomia”, mungesa e ujit pakëson zhvillimin ekonomik, shkakton migracion dhe nxit konflikt civil, që shkakton emigracion destabilizues.

Ky cikël ka qenë i dukshëm në disa rajone për dekada. Në Afrikën Nën-Sahariane, për shembull, periudhat e shirave të pakët mbi 20 vitet e fundit janë pasuar shpesh nga rritja e dhunës, luftërave civile dhe ndryshimi i regjimit. Dhe në shumë pjesë të Afrikës dhe Indisë rurale, një pakësim i shirave ka vepruar si “një faktor shtytës” për migracionin e brendshëm ose ndërkufitar në vende me bollëk uji, kryesisht në qytete, duke krijuar një presion të ri social teks numrat e personave të zhvendosur shtohen.

Në raportin tonë, parashikojmë se pamjaftueshmëria e ujit mund të veprojë si një shumëfishues i rrezikut të konfliktit, duke nxitur cikle të konflikteve prej burimeve, dhunë dhe zhvendosje, veçanërisht në rajonet si Lindja e Mesme dhe Saheli në Afrikë, ku bujqësia mbetet një burim i rëndësishëm i punësimit.

Fatmirësisht, ka një mënyrë për të shmangur ciklin e varfërisë, privimin dhe konfliktin. Nëse vendet veprojnë tani duke zbatuar politikat dhe praktikat e manxhimit efektiv të ujit, mbështetur nga stimujt e projektuar mirë, ato jo vetëm që mund të pakësojnë mungesën e ujit, por edhe të shtojnë normën e rritjes ekonomike, deri në gjashtë për qind në vit.

Një vend me mangësi uji që ka vepruar për të përmirësuar përballimin e ndryshimit klimatik është Maroku. Në vite të shirave të pakët, autoritetet e shtratit të lumit të Marokut i dhanë prioritet të ulët ujitjes së bujqësisë, konsumatorit më të madh të ujit në vend. Por, sigurisht bujqësia mbetet kritike për të ushqyer popullatën. Ndaj qeveria ka investuar në modernizimin e infrastrukturës së ujitjes për t’i ofruar fermerëve shërbime më efikase të ujit duke i dhënë akses më të lehtë ndaj ujit.

Autoritetet marokene po punojnë gjithashtu për të përmirësuar administrimin e ujërave nëntokësorë për të shmangur nxjerrjen e tepruar. Fermerët e bujqësisë së ushqyer nga uji marrin ndihmë që i lejon atyre të përdorin më mirë shirat – përmes praktikave si mbjellja e drejtpërdrejtë – që rezulton në rendiment më të madh sesa praktikat tradicionale gjatë viteve të thatësirave.

Mesazhi nga Maroku – dhe nga raporti ynë – është se, me politika dhe ndërhyrje të zgjuara të ujit, vendet mund të sigurojnë një të ardhme që i reziston ndryshimit klimatik dhe që ka siguri ujore. Në thelb të strategjive të menaxhimit të ujit do të jetë përmirësimi i planifikimit të  alokimit të burimeve ujore, adoptimi i stimujve për rritjen e efikasitetit, investimi në infrastrukturë për përmirësimin e sigurisë së ujit dhe planifikim më i mirë urban, menaxhim i krizës dhe angazhim qytetar. Paneli Ndërkombëtar i Nivelit të Lartë të Ujit, i krijuar së fundmi, i përbërë nga dhjetë krerë shtetesh, do të promovojë pikërisht këtë axhendë për menaxhim më të mirë të ujit në shkallë globale.

Sigurisht, jo çdo vend do të ndjekë të njëjtën rrugë në arritjen e një të ardhme të sigurisë së ujit. Por, teksa vendet zhvillojnë strategjitë e tyre, ato mund të hedhin vështrimin nga njëra-tjetra për ide dhe të dhëna në atë që funksionon dhe jo. Me veprim të fortë dhe të vazhdueshëm, qeveritë kudo në botë mund të përshtaten më së miri me kufizimet natyrore dhe pasiguritë që prekin burimet ujore, duke u siguruar se njerëzit dhe ekonomitë e tyre janë të përgatitur për atë që u shtrihet përpara.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate, 2016. Ripublikimi mund të bëhet vetëm me lejen e Project Syndicate. War and Peace and Water

Etiketa: BIRNDhunëEkonomiaemigracionIndiakonfliktLindjaLindja e MesmeLuftaMarokuProject SyndicatePunëQeveriaRaportiSH
Tjetri
Tubimi anti-romë përfundon me përplasje në Bullgari

Tubimi anti-romë përfundon me përplasje në Bullgari

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.