AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Armiku i brendshëm i Britanisë

Harold JamesngaHarold James
10 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryeministri britanik David Cameron ndalon gjatë fjalimit të tij mbi Bashkimin Europian në Muzeun Britanik në Londër, 9 maj 2016. Kryeministri tha se largimi i Britanisë nga blloku shton rrezikun e luftës në Europë. Foto: BETA(Leon Neal/Pool via AP)

Referendumi për qëndrimin ose jo të Britanisë në BE, jo vetëm që ka shkaktuar përçarjen aktuale të shoqërisë, por pritet të marrë shumë kohë, në mos breza, për t’u hedhur pas krahëve, argumenton profesori i Princeton, Harold James.

Kryeministri britanik David Cameron ndalon gjatë fjalimit të tij mbi Bashkimin Europian në Muzeun Britanik në Londër, 9 maj 2016. Kryeministri tha se largimi i Britanisë nga blloku shton rrezikun e luftës në Europë. Foto: BETA(Leon Neal/Pool via AP)
Kryeministri britanik David Cameron ndalon gjatë fjalimit të tij mbi Bashkimin Europian në Muzeun Britanik në Londër, 9 maj 2016. Kryeministri tha se largimi i Britanisë nga blloku shton rrezikun e luftës në Europë. Foto: BETA(Leon Neal/Pool via AP)

Demokracia kudo po përballet me sfida serioze. Shtetet e Bashkuara janë zënë ngushtë në fushatën më të çuditshme për kandidatët presidencialë në kujtesën e deritanishme, me të jashtëm populistë që po kërcënojnë të rrëzojnë mekanizmat ekzistentë partiakë. Brazili është paralizuar nga kriza kushtetuese. Europianët ia hedhin fajin e gjendjes së tyre të sëmurë, deficitit demokratik në Bashkimin Europian. Dhe, në Mbretërinë e Bashkuar, vizioni i rifitimit të sovranitetit kombëtar po nxit fushatën për t’u larguar nga BE-ja.

Por përpjekjet për të rikthyer “pushtetin te populli” mund të përfundojnë lehtësisht duke i kthyer njerëzit kundër njëri-tjetrit. Referendumi i ardhshëm i Britanisë për anëtarësinë në BE është rasti.

Teoricienët tradicionalë të demokracisë përfaqësuese janë shumë skeptikë të demokracisë direkte. Referendumi në veçanti, mund të mbartë rreziqe serioze. Teksa një çështje komplekse po i drejtohet një zgjidhjeje binare, kjo zgjidhje bëhet ekzistenciale – një burim potencial i ndasive të thella afatgjata. Kjo është pikërisht ajo që po ndodh në Mbretërinë e Bashkuar sot.

Nuk ka shpëtim nga kompleksiteti në fushatën britanike; thjesht rishfaqet në pasigurinë që rrethon atë që një votë për njërin kamp apo tjetrin do të përfaqësonte. Qëndrimi në BE do të nënkuptonte një status “gjysmë të shkëputur” dhe ndoshta kërkesa për më tepër përjashtime nga rregullat e zakonshme – rruga që kryeministri David Cameron duket se preferon. Por mund të nënkuptojë gjithashtu një përpjekje për të adresuar një varg të gjerë problemesh – nga siguria te refugjatët dhe ekonomia – që, siç kanë theksuar aktivistët pro-BE, Mbretëria e Bashkuar nuk mund t’i zgjidhë e vetme. Ky rezultat, sigurisht, do të përfshinte integrim më të madh.

Pasojat e votimit për t’u larguar nga BE-ja (Brexit) janë edhe më të errëta. Çfarë do të ndodhte nëse Mbretëria e Bashkuar do të niste procesin dy-vjeçar të daljes sipas Traktatit të Lisbonës? Do të funksiononte në Zonën Ekonomike Europiane (e ashtuquajtura zgjidhja norvegjeze)? Apo do të ndiqte rrugën e marrëveshjeve bilaterale (zgjidhja zvicerane)? Po sikur, – ashtu siç ka sugjeruar Michael Gove, ministri i drejtësisë i kabinetit të Cameron – të krijohej një zonë e tregtisë së lirë me Bosnjën, Ukrainën dhe Shqipërinë (modeli shqiptar)? Duhet Britania të futet në negociatat e Partneritetit të Tregtisë dhe Investimit Transatlantik si një partner më vete? Mundet Britania të varë shpresat në një progres të shpejtë global në heqjen e barrierave të tarifave?

Ndaj, vota po/jo më 23 qershor nuk do të zgjidhë asgjë. Por problemi nuk merr fund këtu. Negocimi i detajeve të marrëdhënies së Britanisë me Europën, cilidoqoftë rezultati, do të kërkojë vite; por përmirësimi i polarizimit të shkaktuar nga referendumi do të kërkojë edhe më tepër kohë.

Për vendet si Zvicra, që praktikojnë demokracinë e vërtetë direkte, referendumi nuk priret të prodhojë polarizim të thellë. Për shkak se ato ndodhin shumë shpesh, koalicionet fituese ndryshojnë herë pas here dhe në varësi të çështjes, që do të thotë se asnjë votë e vetme nuk sjell në përçarje të thella të elektoratit.

Por në demokracitë përfaqësuese si Mbretëria e Bashkuar (dhe thuajse të gjitha demokracitë e tjera sot), votuesit zgjedhin që t’i peshojnë liderët çështjet komplekse dhe të bëjnë llogaritë. Kur një vendim shihet si shumë jetësor, aq sa nuk mund t’i besohet përfaqësuesve, parimi bazë i të gjithë rendit politik sfidohet. Për më tepër, e gjitha kjo merr një cilësi të rëndësishme dhe për pasojë nxit kundërshtim të ashpër mes palëve. Në fakt, polarizimi i thellë që po vjen nga referendumi i Brexit të sjell në mendje episode të tjera që tronditën aleancat politike dhe thyen miqësi të vjetra.

Analogjia më e fundit në Mbretërinë e Bashkuar është Kriza e Suezit e vitit 1956, që u kthye në një debat rreth rolit të Britanisë së pasluftës në botë dhe shtrirjes së varësisë nga vullneti amerikan. Në shekullin e 19, pati një debat intensiv rreth tregtisë së lirë të drithit, që kulmoi me shfuqizimin e Ligjit të Misrit nga kryeministrit Robert Peel. Pesëdhjetë vjet më vonë, Franca u përça nga hetimi i kapitenit të ushtrisë Alfred Dreyfus për tradhti.

Në secilën prej këtyre debateve politike, secila palë e ka demonizuar tjetrën, duke pretenduar se kundërshtari nxitet nga keqdashja apo injoranca. E njëjta gjë po ndodh në Britani sot.

Britanikët që duan të qëndrojnë në BE janë përqeshur si sllevër të një burokracie teknokratike ndërkombëtare që nuk jep llogari, tradhtarë të vendit të tyre që mund të fitojë vetëm duke u çliruar nga “frika e projektit”. Ndërkohë, mbrojtësit e vazhdimësisë së anëtarësisë në BE i portretizojnë kundërshtarët e tyre si obskurantist, të keqarsimuar, anglezë që nuk dinë gjë, të nxitur thjesht nga frika dhe zemërimi. Me fjalë të tjera, secila palë argumenton se tjetra nuk është në gjendje të arsyetojë siç duhet.

Realiteti është se të gjitha çështjet që lidhen me BE-në dhe që nxisin zemërim dhe frikë sot mes britanikëve mund të zgjidhen rast pas rasti. Në përgjigje të shqetësimeve se emigrantët për migrantët do të sforcojnë arsimin, strehimin apo transportin, dikush mund të argumenojë se duhen shkolla më të mira, më tepër leje planifikimi apo rritje të investimit në infrastrukturë. Në të gjitha këto fusha, përfaqësuesit e zgjedhur janë në pozicion të favorshëm për të ndërmarrë masat e nevojshme.

Duke iu kthyer mekanizmave të demokracisë direkte, Britania ka minuar kapacitetin e vet për të zgjidhur sfidat që ka përballë në një mënyrë që promovon stabilitetin. Një zgjidhje gjithçka ose asgjë po i bën shtetasit gjithnjë e më shumë të marrin parasysh pikëpamjet politike të filozofit ligjor gjerman (dhe gjithashtu anëtar i partisë Naziste) Carl Schmitt: dallimi mes mikut dhe armikut – mes atyre për të cilin dikush është gati të vdesë dhe atij për të cilin dikush është gati të vrasë.

Ndasi të tilla mund të lihen pas vetëm me kalimin e (shumë) kohe. Ato mund t’i rezistojnë rrethanave që i shkaktuan, dhe shpesh kërkojnë disa breza për t’u tejkaluar. Për shembull, Europa Mesdhetare është ende e ndarë nga debatet rreth fuqisë së Kishës Katolike, ashtu si Amerika e Jugut vazhdon të mbartë trashëgiminë e skllavërisë dhe Luftës Civile. Rezultati çon në tensione sociale, bllokadë politike dhe paaftësi për t’u reformuar apo modernizuar.

Duke krijuar një referendum, Britania ka shkaktuar një konflikt të thellë dhe fundamental në sferën e vet politike. Tani është në rrezik real për t’u bërë një shoqëri e përçarë thellë dhe e paaftë për largpamësi.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate, 2016. Ripublikimi mund të bëhet vetëm me lejen e Project Syndicate. Britain’s Enemy Within

Etiketa: aktivistAktivistëAmerikaAmerika e JugutBEBraziliBrexitBritaniDavid CamerondemokraciaEkonomiaEuropaFrancaFushaHarold JameskampkandidatëtKishëkonfliktKrizakushtetueseLondërMbretëria e BashkuarnazistepopulistprogresProject SyndicateReferendumrrezikshkollashqipShtetet e BashkuaraSiguriatensioneUkrainëvdesVendimVotavotuesitZvicra
Tjetri
Prej 12 vitesh i kërkuar nga Italia, i dënuari për drogë bën sukses në Shqipëri

Prej 12 vitesh i kërkuar nga Italia, i dënuari për drogë bën sukses në Shqipëri

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.