AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Intervista

Lëvizja Besa përballet me krerët politikë shqiptar të Maqedonisë

Fatjona MejdiningaFatjona Mejdini
10 years më parë
në Intervista, Në Fokus, Rajoni
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Lideri i Lëvizjes Besa, Bilal Kasami. Foto: Facebook

Lëvizja politike Besa synon të fitojë më shumë të drejta dhe më tepër respekt për shqiptarët etnikë në Maqedoni dhe të përfaqësojë ata që ndjejnë se “establishmenti” i partive shqiptare nuk përputhet më me kërkesat e tyre.

Lideri i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami. Foto: Facebook
Lideri i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami. Foto: Facebook

Përpara se Besa të themelohej si një lëvizje anti-establishment në fund të vitit 2014, shumë shqiptarët etnikë mendonin se partitë shqiptare në Maqedoni i shpërfillnin ose pengonin shqetësimet e tyre.

Lideri i Besës, Bilall Kasami, tha në një intervistë me BIRN se kjo lëvizje është një grup i intelektualëve të rinj shqiptarë që nuk po përfaqësoheshin as nga Partia bashkëqeverisëse Bashkimi Demokratik për Integrim, BDI apo nga opozita Partia Demokratike e Shqiptarëve, PDSH.

“Ne të gjithë menduam se pas 2001-shit [konfliktit të armatosur mes luftëtarëve shqiptarë dhe forcave të sigurisë Maqedonase], shqiptarët do të kishin një vend të barabartë në shtetin maqedonas, por kjo nuk ndodhi kurrë. Partitë që u zgjodhën për t’i përfaqësuar ata dështuan plotësisht,” ta ai.

Kasami beson se situata për shqiptarët në Maqedoni është e dëshpëruar – madje më e keqe se 15 vite më parë – dhe thekson se skandali i fundit i përgjimeve është shembulli se sa keq janë gjërat.

“Skandali i përgjimit tregon se dështimi për të mbrojtur të drejtat e shqiptarëve është rezultat i një kapjeje nga regjimi [i partisë qeverisëse VMRO-DPMNE] të liderëve politikë shqiptarë,” tha ai.

Me Maqedoninë që është përfshirë nga një krizë politike në vazhdim, Besa, tashmë ka vendosur të mos marrë pjesë në zgjedhjet polemike të 5 qershorit, që mbështeten nga qeveria, por të cilat opozita ka thënë se do t’i bojkotojë.

“Ne do të marrim pjesë vetëm në çastin që Maqedonia përmbush kushtet e zgjedhjeve të lira dhe të drejta dhe shtetasit mund t’i besojnë institucioneve të vendit të tyre,” tha ai.

Kushtet e Besës për garimin në zgjedhje janë të ngjashme me ato të partive të tjera opozitare në Maqedoni, përfshirë pastrimin e listës së votuesve dhe rregullat e barabarta zgjedhore.

Besa, mes partive të tjera opozitare, gjithashtu kërkon tërheqjen e vendimit të presidentit Gjorge Ivanov për të ndaluar hetimet kriminale ndaj të dyshuarve në përgjime dhe aktiviteteve të paligjshme, si dhe një gjykim të drejtë për të gjithë të përfshirët në përgjime.

Kasami tha se Besa do që shqiptarët të përfshihen në krijimin e një shteti më të mirë.

“Ne besojmë se Maqedonia po ndërtohet në mënyrën e gabuar dhe kjo është arsyeja përse kemi një krizë të re. Shqiptarët duhet të luajnë një rol në këtë proces. Ka mijëra shqiptarë të mirë-arsimuar në Maqedoni dhe mënyra se si ata trajtohen nuk është më e përshtatshme,” tha ai.

“Ata duan të jenë më në fund të barabartë në kuptimin e të drejtave dhe përgjegjësive. Vetëm kështu Maqedonia mund të futet në Bashkimin Europian,” shtoi ai.

Por koncepti i Besës për “ripërcaktimin” e Maqedonisë që t’i sjellë përfitime shqiptarëve konsiderohet naiv nga Bashkimi Demokratik për Integrim, BDI, partia më e madhe etnike shqiptare në vend.

Zëdhënësi i BDI, Bujar Osmani ka thënë se “ripërcaktimi” i Maqedonisë ka ndodhur tashmë me marrëveshjen e Ohrit që i dha fund konfliktit dhe më shumë të drejta shqiptarëve.

“Ripërcaktimi i vitit 2001 u bë për shkak të luftës së guerilasve shqiptarë dhe sepse bota ishte unipolare, me Rusinë jashtë loje dhe ishte SHBA dhe BE që ndërmjetësuan marrëveshjen dhe garantuan procesin,” shkroi Osmani në Facebook më 18 prill.

“Kërkesa për të zhbërë këtë marrëveshje, edhe në kuptimin e retorikës së pëprditshme politike, të bën të dukesh naiv ose instrument në duart e dikujt tjetër,” tha ai.

Por lideri i Besës është optimist se kjo lëvizje mund të ndryshojë situatën aktuale dhe po fiton popullaritet.

“Sondazhet tona të brendshme thonë se në këtë pikë jemi partia e dyta më e mbështetur mes komunitetit shqiptar, shumë pranë me Bashkimin Demokratik për Integrim,” tha Kasami.

Një luftë për dominim

Besa nuk e ka pasur të lehtë të thyente monopolin e partive më të vjetra shqiptare dhe është sulmuar në financime, sipas Kasamit.

“Ne kemi mbështetjen e fortë të biznesmenëve shqiptarë në Maqedoni dhe gjithashtu të atyre që jetojnë jashtë. Por në shumicën e rasteve, ata priren të mos i zbulojnë identitetet sepse do t’i kërcënohen bizneset,” tha Kasami.

Ai i tha BIRN se fisi i tij po paguan gjithashtu një çmim për përfshirjen e tij politike.

“Bizneset e familjes sime tani përballen me shumë vështirësi nga autoritetet shtetërore. Vëllai im po përballet me një padi, bërë në kohën e krijimit tonë, shteti beson se ai ka pasuri që nuk shkojnë me të ardhurat. Kjo nuk është e vërtetë,” këmbënguli ai.

Duke cituar filozofin gjerman Niçe, ai sugjeroi se mbështetësit e Besës nuk do të frikësohen: “Ajo që nuk të vret, të bën më të fortë,” tha ai.

Kjo lëvizje do të përballet me një test të rëndësishëm publik për mbështetjen që gëzon, më 9 maj kur ajo dhe parti të tjera opozitare shqiptare në Maqedoni do të mbajnë një tubim në Shkup për të shënuar përvjetorin e parë të përplasjeve të armatosura mes forcave të sigurisë dhe shqiptarëve të armatosur në qytetin e Kumanovës ku u vranë 18 persona.

Etiketa: BDIBEBIRNBiznesmenFacebookgjykimHetimetliraMaqedoniMaqedoniamarrëveshjeohritOpozitapadiPartiaPartia DemokratikeQeveriaSHSHBAShkupshqiptaretë drejtazgjedhjeZgjedhjet
Tjetri
Rusia përkujton fundin e Luftës së Dytë Botërore (Foto)

Rusia përkujton fundin e Luftës së Dytë Botërore (Foto)

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.