AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Kultura

Rumunët garojnë për herë të parë për çmimin kryesor të Festivalit të Kanës

Cristina BucureasangaCristina Bucureasa
10 years më parë
në Kultura, Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Rumunët garojnë për herë të parë për çmimin kryesor të Festivalit të Kanës. Foto: festival-cannes.fr

Kinematografia rumune përfaqësohet në Festivalin e Filmit në Kanë me pesë prodhime, por për herë të parë regjisorët vendas janë përzgjedhur të garojnë për Palmën e Artë.

Rumunët garojnë për herë të parë për çmimin kryesor të Festivalit të Kanës. Foto: festival-cannes.fr
Rumunët garojnë për herë të parë për çmimin kryesor të Festivalit të Kanës. Foto: festival-cannes.fr

Për herë të parë në historinë e shtatë dekadave të Festivalit të Filmit në Kanë, që starton të mërkurën, dy filma rumunë janë në garë për çmimin Palma e Artë: “Bacalaureat” nga Cristian Mungiu dhe “Sierranevada” nga Cristi Puiu.

“Kjo është hera e parë që dy filma rumunë janë përzgjedhur për konkurrencën kryesore, ndërsa në të gjithë festivalin kinematografia rumune përfaqësohet nga pesë tituj”, tha Këshilli Kombëtar i Kinematografisë rumune para fillimit të festivalit.

“Bacalaureat” ka të bëjë me përgjegjësitë e të qenit prind dhe tregon historinë e një mjeku nga një qytet i vogël i cili duhet të vendosë mënyrën më të mirë që djali të çajë në jetë.

“Është një histori bashkëkohore në lidhje me një prind dhe shqetësimet e tij, një prind i cili pyet veten, duke pasur parasysh gjendjen e sotme të Rumanisë, për atë që duhet të tregojë fëmijës së tij për jetën. Kjo është një histori personale, por edhe një fotografi e shoqërisë sot”, tha Mungiu për filmin e tij.

Filmi shënon pjesëmarrjen e tretë të Mungiu në konkurrencën zyrtare. Prodhimi i tij i vitit 2007 “4 muaj, 3 javë dhe 2 ditë”, fitoi Palmën e Artë në vitin 2007, ndërkohë që pjesëmarrja e tij e dytë në Kanë, “Përtej Kodrave” , fitoi çmimin për skenarin më të mirë dhe aktoren më e mirë në vitin 2012.

Mungiu ka qenë i pranishëm në Festivalin e Kanës si anëtar i jurisë së garës kryesore. Në vitin 2013, ai u zgjodh si një nga anëtarët e jurisë për Festivalin e 66-të.

Filmi i dytë rumun i përzgjedhur në garën kryesore, “Sierranevada”, është “në lidhje me një përkujtim që nuk ndodh kurrë, një tregim për ata që zgjedhin për t’i shpëtojnë trillimit dhe të fshehin frikën prapa “realitetit konkret” kur kaplohen nga një pikëllim që nuk mund të kuptojnë,” tha Puiu në Shënimet e Regjisorit.

Në vitin 2006, filmi i tij “Vdekja e Z. Lazaresku” , i përcaktuar si një nga dhjetë filmat më të mirë të vitit nga New York Times, fitoi çmimin “E Meritës së Veçantë” në Kanë. Katër vjet më vonë, “Aurora” fitoi edhe gjithashtu të njëjtin çmim.

Në të njëjtën kohë, ” Qentë” e Bogdan Mirica është përzgjedhur në kategorinë “E Meritës ë Veçantë”.

Konkursi i filmave të shkurtër do të shfaqë gjithashtu një film rumun, “4:15 PM Fundi i botës”, me regji të Catalin Rotaru dhe Gabi Virginia Sarga, ndërsa filmi “Të gjithë lumenjtë derdhen në det” nga Alexandru Badea do të konkurrojë për seksionin Cinefondation.

Vitet e fundit kanë parë një rilindje në kinemanë rumune. E kaluara komuniste, revolucioni i vitit 1989 dhe tranzicioni i trazuar i vendit në demokraci, të gjitha këto kanë qenë tema në valën e re të filmave të vendit.

Regjisorët e rinj kanë ndarë eksperiencat dhe kujtimet e tyre në mënyra që kritikët i shohin si realiste dhe të sinqerta.

Festivali i 69 i Filmit në Kanë do të zhvillohet nga 11 deri në 22 maj.

Etiketa: demokracifotografiParaSH
Tjetri
Pyetje-përgjigje për parajsat fiskale

Bizneset dhe ballkanasit në parajsat fiskale sipas Panama Papers

photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.