AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Artistët kroatë “fluturojnë” popullin dhe politikanët në hënë

Sven MilekicngaSven Milekic
10 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kroatët ngrenë një faltore në Hënë. Foto kortezi e Masa Barisiç dhe Jurica Markoviç.

Artistët pas ekspozitës “Zoti dhe populli i tij kroat” kanë krijuar një sërë imazhesh absurde ku satirizojnë nacionalizmin dhe lavdërimin e ish-presidentit Franjo Tuxhman.

Kroatët ngrenë një faltore në Hënë. Foto kortezi e Masa Barisiç dhe Jurica Markoviç.
Kroatët ngrenë një faltore në Hënë. Foto kortezi e Masa Barisiç dhe Jurica Markoviç.

Masa Barisiç dhe Jurica Markoviç, dy artistët pas ekspozitës “Zoti dhe populli i tij kroat”, e cila aktualisht po shfaqet në galerinë Greta në Zagreb, thanë se ata duan të ngacmojnë të menduarit kritik rreth nacionalizmit në shoqërinë bashkëkohore.

Ekspozita përbëhet nga fotografi të mëdha, të cilat tregojnë një histori mbi Zotin që zemërohet me popullin kroat dhe i ndëshkon ata me një stuhi që shkakton një Epokë të re të Akullnajave, duke bërë që ata të dëbohen nga Toka.

Kroatët më pas vendosen në Hënë, ku ata ngrenë një vend të shenjtë turistik, dhe në Mars, ku ata ngenë një monument për presidentin e parë kroat të zgjedhur në mënyrë demokratike në vitet 1990, Franjo Tuxhman, dhe e riemërojnë planetin pas tij.

“Kjo është një lloj lëvizje si ajo e Monty Python ose South Park. Ne e kemi çuar atë në prag të absurditetit absolut në mënyrë që të bëhet qesharake,” tha Barisiç për BIRN.

Titulli është një referencë ndaj sloganit “Zoti dhe kroatët”, shpikur nga politikani kroat i shekullit të 19-të dhe themeluesi i Partisë së të Drejtave, Ante Starceviç, i cili është i njohur si “Babai i atdheut”. Slogani përdoret ende nga partitë dhe grupet e krahut të djathtë edhe sot.

“Ne mund të themi se kjo është një lloj kritike ndaj shoqërisë për momentin. Kultura në vendin tonë po vuan. Buxheti i shtetit për kulturën është prerë, gjë që nuk është kurrë diçka e mirë,” tha Barisiç.

“Ata po emërtojnë çdo rrugë dhe shesh pas dr. Franjo Tudjman. Mendoj se diku duhet të ketë një vend për presidentin e parë të Kroacisë, por jo kudo ama,” shtoi ajo.

Kroatët ngenë një monument për Franjo Tudjman në Mars. Foto kortezi e Masa Barisiç dhe Jurica Markoviç.
Kroatët ngenë një monument për Franjo Tudjman në Mars. Foto kortezi e Masa Barisiç dhe Jurica Markoviç.

Gjatë viteve të fundit, një sërë hapësirash dhe monumentesh publike i janë dedikuar Tuxhmanit dhe aeroporti i Zagrebit u riemërtua sipas ish-presidentit.

Për të theksuar këtë glorifikim të dyshuar të Tudjmanit, Nisma Rinore për të Drejtat e Njeriut me bazë në Zagreb, në janar hapi një tender publik për një monument alternativ, duke u fokusuar në abuzimet me të drejtat e njeriut nën udhëheqjen e tij dhe rolin e Kroacisë në konfliktin me Bosnjën dhe Hercegovinën.

Kur në faqen e internetit Dnevno.hr u publikua një artikull në lidhje me ekspozitën, ai tërhoqi komente që akuzonin artistët se po ofendonin kroatët dhe katolikët dhe bëhej thirrje që financimi i tyre publik të ndërpritej.

Por Barisiç këmbënguli se ajo nuk dëshiron që ekspozita të shihet si një sulm, por si një kritikë konstruktive, sepse të dy artistët janë “vërtet të shqetësuar për situatën në shoqërinë ku jetojmë”.

“Kjo mund të merret si një provokim, por kryesisht ky është opinioni ynë për ngjarjet që po zhvillohen në Kroaci. Qëllimi ynë nuk ishte të ofendonim ndonjë personalisht, por të zgjojmë njerëzit dhe t’i bëjmë ata të mendojnë,” tha ajo.

Etiketa: AMABIRNbuxhetiBuxheti i ShtetitfotografikatolikëKroaciKulturaMasanismaSulmtenderTokaZagreb
Tjetri
Sekuestrimi i rafinerisë kërcënon marrëveshjen Rumani-Kinë

Sekuestrimi i rafinerisë kërcënon marrëveshjen Rumani-Kinë

724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.