AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor

Sekuestrohen llogaritë bankare me vlerë 1.3 milionë dollarë të Rezart Taçit

Lindita ÇelangaLindita Çela
10 years më parë
në Artikull kryesor, Artikull kryesor Lajme, Faqja e pare, Lajme
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Rezart Taçi dhe shoqërues të tij, duke dalë nga Gjykata e Tiranës. Foto:LSA

Policia e Shtetit po kërkon paratë e ish-biznesmenit të naftës në të gjitha bankat e nivelit të dytë në Shqipëri, pasi ai i detyrohet shtetit më shumë se 1 miliard lekë “detyrime të papaguara”.

Rezart Taçi dhe shoqërues të tij, duke dalë nga Gjykata e Tiranës. Foto:LSA
Rezart Taçi dhe shoqërues të tij, duke dalë nga Gjykata e Tiranës. Foto:LSA

Policia e Shtetit njoftoi të hënën se ka vënë nën sekuestro 1.3 milionë dollarë llogari bankare të biznesmenit Rezart Taçi dhe se po vazhdon verifikimet në 16 banka të nivelit të dytë në Shqipëri. Sipas njoftimit për shtyp të policisë, sekuestrimi i llogarive të Taçit është urdhëruar nga Gjykata e Tiranës, pasi ndaj tij është ngritur akuza e “Pastrimit të produkteve të veprës penale dhe veprimtarisë kriminale”.

Përveç llogarive bankare në emër të Taçit, policia e Shtetit po verifikon edhe njerëzit e afërm të tij. “Hetimet janë shtrirë edhe në lidhjet e tij shoqërore e familjarëve të përfshirë në këtë aktivitet,” tha një zëdhënës i policisë.

Sipas të dhënave të policisë shqiptare, biznesmeni i naftës, Rezart Taçi rezulton i ndaluar në Gjenevë të Zvicrës, pas denoncimit për mashtrim që i kanë bërë dy ortakë të tij. Më parë, Taçi ka qenë prej dy vitesh nën hetim në Shqipëri për veprat penale që lidhen me “fshehje të ardhurash, mospagim taksash, falsifikim dokumentash dhe mashtrim”.

Pas një hetimi të kryer në vitin 2014 nga policia e Shtetit rezultoi se detyrimet tatimore në dëm të shtetit dhe kompanive të tjera të Rezart Taçit  kapnin vlerën e 14 milionë eurove.

Në janar të vitit 2016, prokuroria e Tiranës  e akuzoi Rezart Taçin se në cilësinë e ish-administratorit të ARMO i shkaktoi shtetit 1 miliard lekë dëm në “mospagim të detyrimeve doganore”. Sipas këtij hetimi, gjatë 4 viteve të drejtimit të Taçit, në vitet 2009-2013, ARMO nuk ka paguar asnjë detyrim financiar ndaj drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, bashkisë Ballsh dhe komunës Qendër, Mallakastër, për taksat vendore, si vendushtrimi i aktivitetit.

“Shtetasi Taçi, në cilësinë e administratorit dhe aksionerit të “ARMO” sh.p.k, ka pasur aftësi paguese për shumat që i detyrohej administratës shtetërore, por në mënyrë të qëllimtë i është shmangur derdhjes së detyrimeve, duke transferuar shuma të konsiderueshme në kompani ose duke bërë tërheqje “cash” në llogari të tij,” thuhet në dosjen që prokuroria ka dorëzuar në gjykatë për Taçin.

Prokuroria dyshon se ky detyrim nuk është  paguar qëllimisht nga Taçi, pasi po në të njëjtën periudhë ai ka transferuar shuma të konsiderueshme parash tek një tjetër kompani e tij, “Taçi Oil”.

“Nga hetimi ka rezultuar se në të njëjtën periudhë kohore kur deklaronte se nuk kishte mundësi financiare, i pandehuri Rezart Taçi i ka dhënë hua kompanisë tjetër të tij “Taçi oil”, si edhe ka tërhequr shuma financiare në vlera të ndryshme. Totali i dhënies hua kompanisë “Taçi oil” dhe tërheqjet “cash” e tejkalojnë shumë e detyrimit që “ARMO” sh.p.k kishte ndaj shtetit,”shton më tej Prokuroria.

Rezart Taçi njihej si biznesmen hidrokarburesh prej dy dekadash, por kulmin e tij e arriti gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike në vitet 2005-2013. Përmes një procesi të paqartë, ai arriti të blente kompaninë e përpunimit të naftës, ARMO, të cilët e dorëzoi më pas tek azerët, me një mal me borxhe.

Në vitin 2012, Rezart Taçi qëndroi pas ofertës 850 milionë euro për privatizimin e kompanisë tjetër shtetërore të naftës, Albpetrol, por shuma nuk u derdh asnjëherë dhe kompania nuk u privatizua.

I hetuar në Shqipëri për një sërë veprash penale, Taçi u largua disa muaj më parë në drejtim të Zvicrës. Megjithatë, telashet e ndoqën pas dhe aktualisht Taçi është në hetim pas denoncimit për mashtrim që i bënë dy kompani të huaja, të cilat kishin marrëveshje tregtare me të prej vitit 2008.

 

Etiketa: AkuzaAlbpetrolArmoBallshBankatBiznesmenBorxhedetyrimEuroGjykataGjykata e TiranësHetimHetimethuaMallakastërmarrëveshjemashtrimPartisë DemokratikePoliciaPolicia e ShtetitProkuroriaProkuroria e TiranësRezart TaçiSHshqipShqipërishqiptareTaksatTiranë
Tjetri
Kompania e akuzuar për ‘korrupsion’ kërkon konçesionin e ndriçimit të qyteteve

Kompania e akuzuar për ‘korrupsion’ kërkon konçesionin e ndriçimit të qyteteve

724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.