AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Në Fokus

Shqiptarët e dëbuar vajtojnë përpjekjet e dështuara për mbërritur në Britani

Vincent TriestngaVincent Triest
10 years më parë
në Në Fokus, Reportazhe
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Të deportuarit në aeroportin Nënë Tereza. Foto: Vincent Triest.

Në fluturimin e kthimit nga Holanda, disa nga shqiptarët e deportuar në Tiranë javën e shkuar folën me BIRN rreth shkaqeve që i detyruan të merrnin rrugën për në Britani fshehur në kamionë frigoriferikë.

Të deportuarit në aeroportin Nënë Tereza. Foto: Vincent Triest.
Të deportuarit në aeroportin Nënë Tereza. Foto: Vincent Triest.

Në “fluturimin e deportimit”, që ktheu 30 shqiptarë në atdhe të premten e shkuar, disa prej atyre që u arrestuan në Holandë folën me BIRN rreth përpjekjeve të dështuara për të mbërritur në Britani.

Ata thanë se një numër gjithnjë e më i madh shqiptarësh po përpiqen të arrijnë në Britani nga Holanda në mënyrë ilegale duke u fshehur në kamionë dhe disa prej shokëve të tyre ia kishin dalë me sukses.

Pashku, 22 vjeç, tha se ishte larguar nga porti i Roterdamit, në kufi me Mbretërinë e Bashkuar, duke u fshehur për 20 orë në një kamion frigoriferik.

Ndërsa ia doli në Britani, policia e kapi në një port pranë Mançesterit, në Anglinë veriore.

Pashku refuzoi të tregonte se sa para kishte paguar për udhëtimin, e sajuar nga një rrjet trafikimi.

“Por mund të them se njerëzit kanë paguar deri në 7500 paund për t’u transportuar në Britani. Ata i kanë rritur çmimet së fundmi,” sqaroi ai.

Fluturimi i dëbimit të premten nga Holanda pason një rritje në numrin e shqiptarëve që kërkojnë azil në Holandë.

Shqiptarët u renditën të parët në muajt e fundit në procedurat e aplikimit për azil në Holandë, duke tejkaluar edhe numrin e atyre që vinin nga Siria dhe Iraku në luftë.

Gjatë katër muajve të parë të vitit 2016, rreth 900 shqiptarë kërkuan azil në Holandë.

Kjo ishte një rritje e madhe në krahasim me vitin 2015, kur vetëm 750 shqiptarë kërkuan azil gjatë gjithë vitit.

Edhe pse numri i përgjithshëm i emigrantëve të paligjshëm shqiptarë të arrestuar në portet e Holandës është i vështirë të vlerësohet, duket qartë se gjithnjë e më shumë prej tyre po përpiqen të shkojnë në Britani në mënyrë të paligjshme nëpërmjet porteve.

Policia ushtarake holandeze, që është përgjegjëse për kontrollin e kufijve në portet dhe aeroportet e vendit, më 3 maj konfiskoi disa grupe shqiptarësh që ishin duke u përpjekur të kalonin në mënyrë të paligjshme në Britani të Madhe.

Shpresa për të punuar në sektorin joformal të ekonomisë britanike ishte ngulitur në mendjen e Pashkut – një student i ri.

“Lashë studimet e psikologjisë për shkak se është e vështirë për të gjetur një punë në Shqipëri. Unë duhet të fitoj para – familja ime ka nevojë,” tha ai.

“Kjo është arsyeja pse qëndrova aq gjatë në kamionin frigoriferik, edhe pse ishte shumë ftohtë dhe pata vështirësi në frymëmarrje,” shtoi ai.

“Pata rastin për të kërkuar azil në Mbretërinë e Bashkuar, por refuzova pasi nuk dua të qëndroj në një kamp azili. Unë dua vetëm që të punoj,” vazhdoi ai.

Foto: Vincent Triest.
Foto: Vincent Triest.

Një tjetër migrant që nuk ia doli në Britani të Bashkuar, Kevini, 23 vjeç, i tha BIRN se ai u kap në portin holandez Hoek van Holland.

“Më burgosën për gjashtë ditë. Nuk kishim as televizor, nuk mund të bëja as një telefonatë, le më të përdornim internetin,” kujton ai.

“Nuk jam kriminel, vetëm një punëkërkues, që u përpoq të arrinte në Britani. Kam kërkuar për punë në sektorin e ndërtimit në Britani të Madhe,” tha ai.

Edisan, 21 vjeç, i tha BIRN se ai mori disa kohë pushime nga puna e tij e rregullt si barist në Tiranë në përpjekje për të hyrë në Mbretërinë e Bashkuar.

“Më kapën së bashku me dy kushërinjtë e mi në portin holandez të Europoort,” tha ai. “Udhëtimi im filloi duke marrë një aeroplan nga Tirana në Romë dhe pastaj në Amsterdam.

“Shkova në port dhe u përpoqa t’i ngjitem gardhit dhe të vrapoj në një rimorkio të parkuar. Shpresonim për më të mirën, sepse kemi miq në Londër të cilët ishin në gjendje të na ndihmonin atje,” shtoi ai.

Departamenti i holandez për Kthimin dhe Dëbimet, DT&V, i tha BIRN se shqiptarët vijnë zakonisht në Europën veriore për arsye ekonomike.

“Ata vijnë me shpresën e një jete më të mirë dhe për shkak se perspektivat në Shqipëri nuk janë shumë të mira, ata shpresojnë që të punojnë këtu. Por kjo është shpesh e pamundur,” tha një zyrtar DT&V.

Dritan Shano, një analist ekonomik në Tiranë, fajëson për rritjen e numrit të shqiptarëve që kërkojnë të emigrojnë në mënyrë të paligjshme, politikat e dobëta fiskale të qeverisë shqiptare.

Një arsye tjetër për largimin e shqiptarëve, sipas Shanos, është mungesa e besimit në shtresën politike të vendit.

“Kjo ka të bëjë me mosbesimin e qytetarëve shqiptarë në të ardhmen, në klasën politike dhe në ekonomi,” tha ai.

“Politika shqiptare është shpesh kontradiktore, është larg nga njerëzit,” shtoi ai. “Ideja se politikanët mund të bëjnë çfarë të duan dhe ia hedhin pa u ndëshkuar, është e vështirë të përtypet për shtetasit shqiptarë,” vazhdoi ai, “sidomos kur kriminelët e dënuar janë të pranishëm në çdo nivel të qeverisë shqiptare.

“Në Shqipëri ka kriminelë në parlament, në kabinet dhe si kryetarë të komunave.

“Shumica e këtyre njerëzve… investojnë në agjencitë e udhëtimit për të arritur Holandë. Nga atje, ata përpiqen të arrijnë në Britani në kërkim të një pune,” shpjegoi ai.

Ai e sheh ringjalljen e ekonomisë shqiptare si një nga faktorët kryesorë që do të zgjidhë problemin e shqiptarëve që përpiqen të kalojnë në mënyrë të paligjshme për të punuar në Bashkimin Europian.

Ndërkohë, autoritetet holandeze kanë paralajmëruar se fluturimi i të premtes në Tiranë nuk ishte një rast i vetëm.

Edhe pse ky ishte i pari “fluturimit i deportimit”, ministria holandeze e drejtësisë dhe sigurisë ka thënë se nuk e përjashton mundësinë e fluturimeve të tjera të tilla në të ardhmen.

“Ne do t’i përdorim ato sa herë që të mendojmë se është e nevojshme,” tha një zëdhënës i ministrisë.

Etiketa: AMPAmsterdamazilBIRNBritaniekonomiHolandëkamion frigoriferikkampkryetarKufiLondërParaparlamentPoliciaportiPunaPunëpushimeromSHshqipShqipërishqiptareSiriastudentTirana
Tjetri
Greqia fillon të pastrojë kampin e refugjatëve në Idomeni

Greqia fillon të pastrojë kampin e refugjatëve në Idomeni

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.