AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Drejt një objektivi klimatik të suksesshëm

Oliver GedenngaOliver Geden
10 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Një djalosh sheh disa lule të mbjella brenda disa bidonëve plastikë për të shënuar riciklimin dhe ripërdorimin e sendeve për një mjedis më ekologjik, në panairin pranveror, Tiranë, Shqipëri. Foto: Ivana Dervishi | BIRN.

Marrëveshja klimatike e Parisit do të duhet të kryejë tranzicionin nga fjalët në veprime, por kjo nuk mund të arrihet nëse shteteve u jepet e drejta të përcaktojnë vetë synimet e tyre. Reagimi global duhet të jetë konsistent dhe i gjithanshëm, argumenton Oliver Geden.

Një djalosh sheh disa lule të mbjella brenda disa bidonëve plastikë për të shënuar riciklimin dhe ripërdorimin e sendeve për një mjedis më ekologjik, në panairin pranveror, Tiranë, Shqipëri. Foto: Ivana Dervishi | BIRN.
Një djale sheh disa lule të mbjella brenda disa bidonëve plastikë për të shënuar riciklimin dhe ripërdorimin e sendeve për një mjedis më ekologjik, në panairin pranveror, Tiranë, Shqipëri. Foto: Ivana Dervishi | BIRN.

Dhjetorin e shkuar në Paris, 195 qeveri arritën një konsensus mbi mënyrën se si të kufizojnë ndryshimin klimatik në dekadat e ardhshme. Por, si zakonisht kur vjen puna për Kombet e Bashkuara, marrëveshja e arritur kishte ambicie të mëdha në shprehje, por ishte shumë modeste për nga zotimet e veprimit konkret.

Marrëveshja e ndryshimit klimatik në Paris, përfshin një premtim për ta mbajtur ngrohjen “nën dy gradë celsius mbi nivelet para-industriale”. Për më tepër, me kërkesë të vendeve më të prekura në botë, u shtua premtimi “për të ndjekur përpjekjet që do ta kufizonin rritjen e temperaturës në 1.5 gradë celsius”.

Problemi është se këto aspirata nuk u plotësuan nga zotimet për të cilat bëri thirrje traktati. Në fakt, sistemi i zbutjes vullnetare të premtimeve nga ana e marrëveshjes do të lejojë çlirimet në shkallë globale të rriten deri në vitin 2030, duke çuar me gjasa në një ngrohje 3-3.5 deri në vitin 2100. Kjo ngjan si shembulli i parë i mungesës së konsistencës në politikëbërje.

Problemi ndodhet, së pari dhe më e rëndësishmja, te synimet e theksuara në marrëveshje. Synimet si kufizimi i ngrohjes globale në 1.5 deri 2 gradë celsius nuk i udhëzon siç duhet politikëbërësit dhe publikun. Ato adresojnë të gjithë sistemin e tokës, jo individët apo qeveritë. Duke dështuar në përcaktimin e atyre veprimeve që duhen bërë nga shtetet, marrëveshja i lejon liderët të mbështesin synimet që duken ambicioze, ndërsa zbut përpjekjet duke i kthyer në të pamjaftueshme.

Asnjë formulë shkencore nuk mund të përshkruajë si të bëhet ndarja e barrës globale mes vendeve, duke i lënë mundësinë çdo qeverie të deklarojë me mirëbesim se politikat e saj janë në linjë me synimet e temperaturës. Një vlerësim për arritjen ose jo të synimeve mund të kthyhet vetëm në nivel global dhe kështu asnjë vend nuk mund të mbajë përgjegjësi nëse synimi nuk arrihet. Si rezultat, çdo samit i OKB për ndryshimin klimatik përfundon me shprehjen e shqetësimit të madh se përpjekjet në përgjithësi nuk janë të duhurat.

Kjo duhet të ndryshojë. Qasja tradicionale lidhet me thirrjen për më shumë konsistencë mes bisedimevee, vendimeve dhe veprimeve. Por inkonsistenca trashëgohet nga politikëbërja. Diplomatët dhe politikanët i trajtojnë bisedimet, vendimet dhe veprimet në mënyrë të pavarur, për të kënaqur kërkesat e një seti të ndryshëm aktorësh dhe për të maksimalizuar mbështetjen e jashtme për organizatat e tyre. Në politikën klimatike, shumica e qeverive zgjedhin një qëndrim progresiv ndërsa flasin dhe vendosin, por një qëndrim më të kujdesshëm kur vjen puna për të vepruar. Synimet ambicioze të ndryshimit klimatik të OKB nuk kanë shërbyer si një kusht paraprak, por si një zëvendësim ndaj veprimeve.

Nuk ka arsye për të hequr dorë nga synimet e ndryshimit klimatik. Politikëbërja komplekse afatgjatë funksionon vetëm nëse arrihen synimet ambicioze. Por synimet nuk mund të jenë objektiva aspiruese të paqarta; ato duhet të jenë të sakta, të vlerësueshme, të qëndrueshme dhe motivuese. Marrëveshja e Parisit në vetvete ofron një qasje të mundshme. E fshehur midis një formule të shpjeguar përciptazi, është shtuar një synim i tretë lehtësues: arritja e çlirimit zero të gazeve në gjysmën e dytë të shekullit.

Një synim i çlirimeve zero i thotë politikëbërësve dhe publikut pikërisht atë që duhet bërë dhe adreson në mënyrë direkte aktivitetin njerëzor. Çlirimet e gazeve të çdo vendi duhet të arrijnë pikun, të ulen dhe me kalimin e kohës të bëhen zero. Kjo ofron një sistem transparent për të vlerësuar veprimet jo vetëm nga qeveritë kombëtare, por edhe të qyteteve, sektorëve ekonomikë, kompanive dhe madje individëve. Disfata do të ishte dekurajuese sepse është e lehtë të shihet – dhe më e rëndësishmja, t’i shpjegohet publikut – nëse çlirimet e gazeve po ulen apo po rriten.

Një synim i tillë do të fuste të gjithë infrastrukturën e bazuar te karburanti fosil nën një lupë tepër intensive; nëse duhet të ulim çlirimet e gazve, përse duhet ndërtuar një tjetër impiant qymyri apo një ndërtesë e izoluar keq? Një vizion i përbashkët i zero çlirimeve mund të nxisë një garë se kush duhet ta kalojë i pari vijën. Suedia do të arrijë atje në vitin 2045. Mbretëria e Bashkuar ka lajmëruar planet e saj për të arritur synimin e zero gazeve të çliruara në atmosferë së shpejti. Gjermania mund ta pasojë, pas zgjedhjeve të ardhshme.

Shkencëtarët preferojnë barriera ekzakte për stabilizimin klimatik dhe politikëbërësit pëlqejnë simbolet e fuqishme. Kjo është arsyeja përse synimet e temperaturës dominojnë diskursin e klimës globale. Por historia provon se kjo nuk çon automatikisht në veprim. Zëvendësimi i barrierave të temperaturës me një përpjekje për të pakësuar çlirimet në zero do të duhet të sigurojë llogaridhënie dhe minimizim të inkonsistencës politike.

Ka precedentë për një qasje të tillë. Protokolli i Montrealit për mbrojtjen e shtresës së ozonit fillimisht zgjidhi substancat e rrezikshme, në përpjekje për të përshpejtuar largimin e tyre, në vend të përcaktimit të një synimi stabël për shtresën e ozonit.

Hendeku midis çlirimit të gazeve në realitet dhe asaj që duhet bërë për ta mbajtur ngrohjen nën kufijtë e rënë dakord po zgjerohet me shpejtësi. OKB ka ngarkuar Panelin Ndërqeveritar mbi Ndryshimin Klimatik të bëjë një investigim të detajuar mbi mënyrën se si të arrihet – tashmë jorealist – tavani prej 1.5 gradë celsius. Kjo nënkupton një rrezik se bota do të humbë kohë të vlefshme mbi një debat tjetër rreth synimeve më të larta.

Çfarëdo qoftë synimi ynë i temperaturës, çlirimet globale duhet të arrijnë shpejt kulmin dhe të bien më pas – në zero. Marrëveshja e ndryshimit klimatik në Paris do të kujtohet si një sukses vetëm nëse ia dalim të ndryshojmë fokusin nga biseda te veprimi efektiv.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate, 2016. Ripublikimi mund të bëhet vetëm me lejen e Project Syndicate. Toward a Viable Climate Target

Etiketa: besimBIRNdiplomatGjermaniaInvestigimIvana DervishiKombet e BashkuaraMarrëveshjamarrëveshjeMbretëria e BashkuarMjedisOKBParaProject SyndicatePunarreziksamitSHshqipShqipëriSuediaVendimet
Tjetri
Shqiptarët e Kosovës protestojnë ndaj vendimit gjyqësor për Deçanin

Shqiptarët e Kosovës protestojnë ndaj vendimit gjyqësor për Deçanin

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.