AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Vojisllav Shesheli kërkon ringjallje politike në Bosnjë

Danijel KovacevicngaDanijel Kovacevic
10 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 6 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Vojisllav Shesheli në një qendër votimi në Beograd më 24 prill. Foto: BIRN.

Me popullaritetin e tij që u rrit edhe më shumë pas lirimit nga akuzat për krime lufte, lideri i Partisë Radikale Serbe, Vojisllav Shesheli, po shpreson të organizojë një rikthim midis serbëve të Bosnjës si edhe në vendin e tij.

Vojisllav Shesheli në një qendër votimi në Beograd më 24 prill. Foto: BIRN.
Vojisllav Shesheli në një qendër votimi në Beograd më 24 prill. Foto: BIRN.

Vojisllav Shesheli po shpreson ta vazhdojë karrierën e tij politike atje ku e ndërpreu kur shkoi në Hagë për të dalë në gjyq në gjykatën e OKB-së për krime lufte në vitin 2003.

Partia Radikale Serbe e Sheshelit, e cila ka qenë aktive në Serbi dhe në entitetin serb të Bosnjës, Republika Srpska, gjatë dy dekadave të fundit, është dobësuar nga mungesa e tij e zgjatur.

Hapësira e saj politike në të dy vendet ndërkohë është zënë nga parti kryesore, të cilat kanë lëvizur djathtas dhe kanë ndërmarrë pozicione bazuar në ndjenjat nacionaliste dhe patriotike serbe.

Në mes konservatorizmit dhe nacionalizmit në rritje, Shesheli  shikon hapësirë të mjaftueshme për një ringjallje politike dhe po bën plane të mëdha për rikthimin e tij, për sa kohë sa Gjykata e Hagës konfirmon lirimin e tij nga akuzat edhe në gjykatën e apelit, thanë për BIRN në kushte anonimiteti burime pranë shefit të Partisë Radikale Serbe.

Sipas këtyre burimeve, Serbia mbetet fokusi kryesor i Sheshelit, por dëshiron gjithashtu të angazhohet në mënyrë më aktive në Republikën Srpska dhe të përdorë popullaritetin e tij atje për të rindërtuar gradualisht bazën e tij në të dyja anët e lumit Drina.

Por disa analistë besojnë se dëshira e tij për t’u rikthyer ka gjasa të dështojë.

“Retorika e tij e vjetër mund të gjejë një audiencë sot, por jo aq shumë sa në vitet 1990,” tha për BIRN Tanja Topiç, një analiste politike në Banja Luka në Fondacionin Friedrich Ebert.

Ndërkohë që qëndrimi i partisë së tij është përmirësuar pasi u rikthye në parlamentin e Serbisë në zgjedhjet e muajit të kaluar, Shesheli ende nuk ka as burime dhe as infrastruktura për të bërë një hap të rëndësishëm përpara në Republikën Srpska, argumentoi Topiç.

“Ai është nga ata lloj njerëzish që merr shumë vëmendje nga media, kështu që njerëzit priren të mendojnë se ndikimi i tij është më i madh nga sa është në të vërtetë. Infrastruktura e partisë së tij në Republikën Srpska është e vogël dhe territori politik që ai pretendon tani është zënë nga partitë e tjera politike me pak a shumë të njëjtën matricë politike, por të formuluara ndryshe,” tha ajo.

Shesheli përballet gjithashtu me probleme të tjera. Problemi i tij kryesor është pamundësia e tij për të udhëtuar jashtë Serbisë derisa të mbarojë apeli në Gjykatën e Hagës. Një tjetër është një problem ligjor me një treshe konkurruese të Partive Radikale Serbe që operojnë aktualisht në Bosnjë.

Partitë Radikale rivale të Bosnjës

Shesheli në një nga mitingjet para zgjedhjeve. Foto: BETA
Shesheli në një nga mitingjet para zgjedhjeve. Foto: BETA

Në vitet e para pas përfundimit të luftës në Bosnjë, dega lokale e Partisë Radikale Serbe, e themeluar dhe drejtuar nga Nikola Poplasen, ishte ndër dy apo tre partitë më të forta në Republikën Srpska.

Në vitin 1998, Poplasen madje fitoi presidencën e Republikës Srpska si kandidat të përbashkët i Partisë Radikale dhe Partisë Demokratike Serbe, SDS. Por në vitin 1999, Poplasen u hoq nga detyra nga mbikëqyrësi ndërkombëtar në vend, Përfaqësuesi i Lartë Carlos Werstendorp, sepse refuzoi të emëronte Milorad Dodik si kryeministër të entitetit.

Dega boshnjake e partisë u dobësua edhe më shumë pasi Shesheli u largua vullnetarisht për në Hagë në vitin 2003.

Ajo u nda dhe tre Parti Radikale rivale u themeluan në vitet e mëpasshme, por ndikimi i tyre dhe mbështetja e publikut mbeti i dobët, ndërkohë që ideologjitë e tyre u larguan nga pozicionet origjinale të vijës së ashpër të Sheshelit.

Sot, vetëm një nga të tria, Partia Radikale Serbe e Republikës Srpska, SRS-RS, ka deputetë në Kuvendin Popullor të Republikës Srpska. Presidenti i saj Milanko Mihajlica dhe nënkryetari Sinisa Iliç të dy kanë vende në parlament.

Si anëtar i bllokut opozitar serb, Aleanca për Ndryshim, SRS-RS është gjithashtu pjesë e koalicionit qeverisës në nivel shtetëror, së bashku me parti boshnjake dhe kroate.

Kjo është një nga arsyet pse Shesheli nuk e njeh SRS-RS-në dhe mohon çdo lidhje me të, edhe pse ajo është pasardhësja e vetme ligjore e partisë së tij.

Një tjetër nga partitë e shkëputura është Partia Radikale Serbe – Vojisllav Shesheli, SRS-VS. Partia udhëhiqet nga presidenti i hershëm i partisë së Sheshelit në Republikën Srpska, Mirko Blagojeviç.

Shesheli nuk e mbështet as Partinë Radikale Serbe – Vojisllav Shesheli.

Ai u zemërua shumë kur Blagojeviç së fundmi u përpoq të bashkonte Radikalët Boshnjakë dhe të kandidonin bashkë me Nikola Poplasen në zgjedhjet e ardhshme lokale. Ai e ndaloi Blagojeviçin të përdorte emrin e tij, por Blagojeviç, i cili është gjithashtu avokat, arriti të siguronte një vendim gjykate që e lejonte atë të përdorte emrin.

Shesheli tha se do të ngrejë çështjen në gjykatat vendase dhe në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve në Bosnjë, por nëse ai dështon dhe Blagojeviç nuk ndryshon mendje, skena politike e vendit do të dëshmojë edhe një tjetër paradoks – një parti që konkurron në zgjedhje lokale nën emrin e Sheshelit, por që nuk ka mbështetjen e tij.

Partia e tretë Radikale, dhe e vetmja që aktualisht njihet nga Shesheli, është Partia Radikale Serbe, SRS, e udhëhequr nga Dragan Djurdjeviç, kryetari i këshillit të qytetit në Bijeljina.

Djurdjeviç , luajti një rol kyç në grushtin e fundit politik të shtetit në Bijeljina, kur ai kaloi në krahun tjetër, iu bashkua grupit të drejtuar nga Aleanca qeverisëse e Social Demokratëve të Pavarur, SNSD, dhe i ndihmoi ata të merrnin shumicën në këshill larg nga SDS-ja për herë të parë që nga viti 1991.

Megjithatë, SRS-ja e Djurdjeviçit ka një infrastrukturë shumë të dobët në Republikën Srpska, sidomos në qendrën administrative të Banja Lukës, ku ajo ekziston formalisht, por politikisht është e padukshme.

SRS-ja është më e fuqishme në Bijelinë dhe në Sarajevën e Re Lindore, por kjo nuk ishte mjaftueshëm që të arrinte një fitore të rëndësishme në zgjedhjet lokale të vitit 2012 apo të kalonte pragun e tre për qindëshit për të fituar vende në parlament në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2014.

Marrëdhënia Sheshel-Dodik

Milorad Dodik, president i Republikës Srpska. Foto: SNSD
Milorad Dodik, president i Republikës Srpska. Foto: SNSD

Derisa ai të rindërtojë infrastrukturën e partisë së tij dhe të gjejë aktivistë dhe anëtarë të rinj në Serbi dhe Republikën Srpska, Shesheli do të jetë i detyruar të hedhë hapa të kujdesshme në dy skenat e ndara, por të ndërlidhura politike, të cilat janë të dominuara nga kryeministri serb Aleksandër Vuçiç dhe presidenti i Republikës Srpska, Milorad Dodik.

Sipas ekspertëve, Shesheli ka gjasa të përpiqet të qëndrojë pranë elitave qeverisëse, derisa partia e tij të jetë në një gjendje më të mirë për të konkurruar në vetvete.

Në Serbi, Shesheli duket se po aplikon një qasje me dy anë – po përpiqet të shkatërrojë dhe ndoshta edhe zëvendësojë presidentin serb, Tomislav Nikoliç, një ish-zyrtar i Partisë Radikale që ai beson se e ka tradhtuar, pa turbulluar shumë Vuçiçin.

Në Republikën Srpska, Shesheli duket se po i afrohet Dodikut, i cili ende perceptohet si mbrojtësi më i fortë i interesave nacionaliste serbe dhe mbetet një gjemb në anën e komunitetit ndërkombëtar.

“Ne do ta mbështesim Dodikun për aq kohë sa ai mbron Republikën Srpska ndërkohë që mbështetet te Rusia në mbrojtje të interesave kombëtare serbe. Ne kemi gjithashtu vërejtje kritike mbi autoritetin dhe procedurat e tij,” tha Shesheli për mediat vendase në mars.

Kjo marrëdhënie doli në qendër të vëmendjes disa javë më pas, pasi Dodik erdhi në Bijeljina për të festuar shumicën e sapokrijuar në këshillin e qytetit.

Kur Dodik iu bashkua zyrtarëve vendas në një restorant në Bijeljina, ai u përshëndet para kamerave televizive jo nga një nga anëtarët e Aleancës së tij të Social Demokratëve të Pavarur, partia SNSD, por nga Dragan Djurdjeviç i SRS-së.

Incidenti në përgjithësi u perceptua si një provë për forcimin e lidhjeve midis SNSD-së dhe SRS-së, si edhe midis Dodik dhe Sheshelit, me Djurdjeviçin që vepronte si përfaqësues i tij.

Ashtu si në Bijelinë, një koalicion midis SNSD dhe SRS u krijua gjithashtu edhe në Sarajevën e Re lindore, një komunë të kontrolluar nga serbët, ku në fillim të majit të dyja palët nënshkruan marrëveshje për të kandiduar së bashku në zgjedhjet lokale.

Sipas burimeve të afërta me Sheshelin, formalizimi i këtij bashkëpunimi midis SNSD dhe SRS ndoshta nuk do të kishte ndodhur pa konsultime paraprake midis Dodikut dhe Vuçiçit.

“Do të ishte gabim të supozohet se bashkëpunimi midis SNSD dhe SRS vjen pa miratimin e kryeministrit serb Vuçiç,” tha për BIRN Vlade Simoviç, një analist politik nga Banja Luka.

“Dodik po përpiqet të ruajë marrëdhënie të mira me Vuçiçin dhe duke marrë parasysh marrëdhënien e kaluar midis Vuçiç dhe Sheshelit, është e vështirë të imagjinosh që lideri i SNSD-së do të bënte një marrëveshje me degën politike të Sheshelit në Republikën Srpska pa marrë mendimin e Vuçiçit,” tha Simoviç.

Analistja Tanja Topiç ndërkohë sugjeroi se Shesheli do t’i vërë vetes synime të limituara politike, por kërkon të përdorë retorikën e tij nacionaliste si një ndikim përçarës.

“Qëllimi i tij kryesor në ditët e sotme në Republikën Srpska është të rrisë temperaturën dhe tensionet midis serbëve, boshnjakëve dhe kroatëve. Ai do të fokusohet në zgjedhjet lokale dhe autoritetet lokale, sesa në nivel entiteti apo shtetëror, sepse ai s’mund të pres të fitojë së shpejti ndonjë vend në parlamentin e Republikës Srpska apo atë boshnjak,” parashikoi ajo.

Etiketa: AdministrativeaktivistApeliBeogradBIRNdeputetfitoreGjykataGjykatëGjyqinfrastrukturaKrimekrime lufteLokaleLuftemarrëveshjembrojtjeMediaMilorad DodikndikimOKBParaparlamentPartiaPartia Radikale SerbepresidentRepublika SrpskaRusiaSarajevëSerbiSerbiaShesheliVendimVojisllav ShesheliVotimivuçiçzgjedhjezgjedhje lokaleZgjedhjet
Tjetri
“Vezët lluka” të luftës kundër informalitetit; 8 muaj hetime për kotecin e pulave

“Vezët lluka” të luftës kundër informalitetit; 8 muaj hetime për kotecin e pulave

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.