AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Këngët e vjetra partizane kanë “potencial të ri revolucionar”

Sasa DragojlongaSasa Dragojlo
10 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Etnomuzikologia Ana Hofman, drejtore e Qendrës për Kërkime të Muzikës Ballkanike me bazë në Beograd dhe profesore në fakultetin e shkencave humane në Nova Gorica, in Slovenia. Foto: Facebook – See more at: http://www.balkaninsight.com/al/article/k%C3%ABng%C3%ABt-e-vjetra-partizane-kan%C3%AB-potencial-t%C3%AB-ri-revolucionar–05-26-2016#sthash.frJ19L1L.dpuf

Ana Hofman, një specialiste në muzikën e ish-Jugosllavisë, thotë se këngët partizane të kohës së luftës mund të shihet si subversive në kontekstin e sotëm të një krize globale kapitaliste.

Etnomuzikologia Ana Hofman, drejtore e Qendrës për Kërkime të Muzikës Ballkanike me bazë në Beograd dhe profesore në fakultetin e shkencave humane në Nova Gorica, in Slovenia. Foto: Facebook - See more at: http://www.balkaninsight.com/al/article/k%C3%ABng%C3%ABt-e-vjetra-partizane-kan%C3%AB-potencial-t%C3%AB-ri-revolucionar--05-26-2016#sthash.frJ19L1L.dpuf
Etnomuzikologia Ana Hofman, drejtore e Qendrës për Kërkime të Muzikës Ballkanike me bazë në Beograd dhe profesore në fakultetin e shkencave humane në Nova Gorica, in Slovenia. Foto: Facebook

Në të gjitha vendet e ish-Jugosllavisë, që nga rënia e Murit të Berlinit dhe e komunizmit në vitin 1989 dhe fillimi i luftës së përgjakshme në Jugosllavi, kujtimet e ish-shtetit socialist janë shtypur, njësoj si edhe trashëgimia e luftëtarëve komunist të Luftës së Dytë Botërore, të njohur si partizanët.

Ideologjia e vjetër e majtë është përcjellë në margjinat sociale ndërsa shtetet pasardhëse të Jugosllavisë marshojnë së bashku drejt një të ardhmeje gjithëpërfshirëse e bazuar tek ekonomia neo-liberale kapitaliste.

Sloganer anti-komuniste janë bërë një strategji dominuese për legjitimimin e elitave të reja politike në të gjitha vendet e ish-Jugosllavisë, të cilat pak a shumë haptazi mbrojnë shtete me enti të pastër dhe ndjekin një axhendë nacionaliste.

Kjo ka krijuar një narrativë në të cilën nuk ka asgjë pozitive për të thënë për 45 vitet e Jugosllavisë komuniste apo lëvizjen partizane, që shumë historianë e quajnë lëvizja më e madh e rezistencës në Europën e pushtuar nga nazistët.

Një libër i ri me titull “Jeta e re e këngëve partizane” nga Ana Hofman, drejtoreshë e Qendrës për Hulumtime për Muzikën e Ballkanit me bazë në Beograd dhe lektore në fakultetin në Nova Gorica, Slloveni, trajton trashëgiminë e këngëve partizane dhe potencialin e tyre subversiv në kontekstin e shoqërive post-socialiste jugosllave dhe krizës globale të neo-liberalizmit.

Libri fokusohet në në fenomenin e “ri-aktualizimit” të këngëve partizane në një epokë të re dhe në mënyra të reja të të kuptuarit të tyre në kontekstin e shoqërive post-jugosllave.

“Që nga shpërbërja e Jugosllavisë dhe lindja e nacionalizmit militant, dhe futja e mëvonshme e politikave radikale neo-liberale, Lufta Nacional Çlirimtare është “etiketuar ” si një e kaluar problematike socialiste dhe është shndërruar në objekt mohimi dhe revizionizmi,” thotë Hofman.

Njësoj si lëvizjet komuniste në të gjithë Europën gjatë Luftës së Dytë Botërore përdornin tashmë këngë legjendare, si kënga italiane “Ciao Bella”, për të motivuar luftëtarët, partizanët në Jugosllavi kishin këngët e tyre motivuese në betejë.

Këngët më të njohura ishin “Oj Kozaro”, e cila përshkruan një nga betejat më të famshme në malin Kozara në Bosnjë dhe “Padaj, silo i nepravdo” që do të thotë “rënie, dhunë dhe padrejtësi”, nga një tjetër betejë e rëndësishme e kohës së luftës në Nereveta.

Shumë kohë pas përfundimit të luftës, këto këngë mbetën popullore në festat apo ngjarjet e punëtorëve. Ata u lanë mënjanë vetëm në vitin 1990, pasi vendi u shpërbë dhe nacionalizmi u ringjall.

“Këngët partizane u mënjanuan nga margjinat e hapësirës publike, të konsideruara si një zhanër muzikor i kontaminuar ideologjikisht – një konstrukt i regjimit komunist, pa rëndësi “reale” dhe pa potencial për shoqërinë”, thotë Hofman.

“Performimi dhe dëgjimi i këtyre këngëve u shty në sferën private si të diskutueshme, në mos si aktivitetet i ndaluar,” shton Hofman.

Hofman e sheh librin e saj të ri si një lloj përgjigjeje ndaj mohimit të kësaj trashëgimie dhe si një reagim ndaj tranzicionin të papërfunduar të vendeve ish-Jugosllave ndaj kapitalizmit.

Këngët partizane si një “tingull i të ardhmes”

Nga revolucioni kundër aparteidit në Afrikën e Jugut i frymëzuar prej muzikës, te femrat repere në Iran, te muzika e Njësisë Kurde të Gardës Kombëtare, ose pushtimit aktual të institucioneve shtetërore nga muzika dhe shkollat në Brazil – tingulli vazhdon të luajë një rol thelbësor, ndonëse shpesh pa u vënë re, në mobilizimin e individëve dhe ndërlidhjen e organeve për të luftuar shtypjen.

Hofman thotë se këngët revolucionare partizane jo vetëm kujtojnë rëndësinë historike të Luftës Nacional Çlirimtare në Luftën e Dytë Botërore, por janë të rëndësishme për betejat politike aktuale, dhe mund të jetë një faktor i rëndësishëm në krijimin e “politikave të reja për të ardhmen”.

“Në një kuptim më të gjerë, libri merret me potencialin e mobilizimit politik dhe pjesëmarrjen përmes muzikës dhe tingullit, dhe me pyetjen nëse dhe si reflektimet kritike në muzikën e së kaluarës, mund të jetë një burim i emancipimit”, thotë Hofman.

Ajo thekson rolin aktual të koreve të Ballkanit si Le Zbor dhe Zbor Praksa në Kroaci, Raspeani Skopjani në Maqedoni, Kombina dhe Z’borke në Slloveni, Prroba, UHO, Horkestar, Svetonazori në Serbi dhe Hor Nëntor 29 nga Vjena – si një mjet i fuqishëm i kritikës sociale dhe si thirrje për solidaritet në hapësirën post-jugosllave.

Të gjitha këto këngë kanë gjurmë apo motive të nxjerra nga këngët e vjetra partizane, vë ajo në dukje.

“Në ringjalljen e këngëve partizane, ata konfirmojnë se të kënduarit në kor nuk është një formë konservatore dhe e vjetëruar muzikore, por një formë e rëndësishme e përvojës estetike për mobilizimin kolektive në luftën politike”, thotë Hofman.

Edhe pse e vetëdijshme për aspektin nostalgjik të ringjalljes së këngëve partizane, ajo nuk pajtohet se është thjesht diçka sentimentale dhe nënkupton pasivitetin.

“Synoj për një pikëpamje të ndryshme të politikës së sentimentalizmit, sidomos kur është fjala për muzikë dhe tingull”, thotë ajo.

“Përvoja kolektive e luajtjes dhe dëgjimit të muzikës, na lejon krijimin e një subjektiviteti të ri politik,” shton ajo.

“Po flas për potencialin politik të këngëve revolucionare sot, sidomos në kontekstin e krijimit të një formacion të ri social, formave të reja të lidhjeve sociale… si rezistencë ndaj formave pasive, konsumeriste dhe formave të profesionalizuara të aktiviteteve kulturore”, ajo përfundon.

Etiketa: BeogradBrazilEkonomiaFacebookIranJugosllavikrizeKroaciLIBLibriLindjaLuftaMaqedoniNacionalizminazistPunëPunëtorPunëtorëSerbiSlloveni
Tjetri
Prapaskenat e kolapsit të gjigandit të hidrokarbureve ARMO

Prapaskenat e kolapsit të gjigandit të hidrokarbureve ARMO

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.