AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Ngre dyshime rritja e numrit të veteranëve të luftës të UÇK-së

Arben QirezingaArben Qirezi
10 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Veteranë të UÇK-së duke protestuar. Foto: BIRN.

Një raport i qeverisë që thotë se numri i veteranëve të UÇK-së është rritur në 46,000, ngriti shqetësime se shifrat mund të jenë fryrë për avantazhe politike dhe mund të shkaktojë probleme buxhetore.

War veterans 22
Veteranët e luftës në Kosovë në protestë. Foto: BIRN.

Agim Ceku, kreu i komisionit për verifikimin e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, invalidëve dhe luftëtarëve të vdekur, i kërkoi Prokurorit të Shtetit të Kosovës ditën e hënë të investigojë procesin e verifikimit për parregullsi pas një rritjeje të madhe në numrin e veteranëve të luftës së fundit të viteve nëntëdhjetë.

Kërkesa e Cekut erdhi në përgjigje të shqetësimeve të mëdha dhe kritikave të shkaktuara nga miratimi i qeverisë së Kosovës më 1 qershor të raportit të komisionit të tij, i cili e përcaktoi numrin e ish-anëtarëve të UÇK-së në 46,000 njerëzish.

Ndërkohë që veteranët e UÇK-së u ankuan se në listë ishin përfshirë edhe njerëz që s’e kanë parë kurrë frontin e luftës, të tjerë u shprehën se arsyeja pse numri ishte kaq ishte madh ishte politike.

Kritikët argumentojnë se rritja e numri të veteranëve që janë të përzgjedhshëm për përfitime sociale dhe mundësimi i miqve politikë të partive qeverisëse dhe atyre opozitare për të përfituar pensione, rrit klientelën e elitave politike në Kosovë.

Edhe kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, shprehu habinë e tij pasi komisioni tha se kishte më shumë se 46,000 veteranë të UÇK-së dhe shprehu shqetësimin se shteti mund të mos i përballojë dot pagesat e pensioneve të kaq shumë ish-luftëtarëve.

“Kjo shifër i tejkalon të gjitha prognozat tona dhe është shumë më tepër sesa kapacitetet tona buxhetore. Ne po e aprovojmë listën, por duhet ta diskutojmë edhe më tej këtë çështje,” tha Isa Mustafa në një seancë të qeverisë më 1 qershor.

Disa kritikë e akuzuan qeverinë se po ndërton një rrjet patronazhi duke i siguruar mbështetësve të saj statusin e veteranit dhe përfitime financiare.

Drejtori i Lëvizjes Fol, Petrit Zogaj, disa nga të afërmit e të cilëve ishin anëtarë të UÇK-së gjatë luftës, tha për BIRN se e gjithë procedura e verifikimit kishte pasur të meta që nga çasti që parlamenti miratoi një ligj që rregullon këtë çështje.

“I gjithë procesi ishte një përllogaritje krejtësisht politike nga parti politike dhe shoqata të UÇK-së,” tha Zogaj.

Ai e përshkroi atë si një “kompromis imoral që lejon partitë politike dhe shoqatat e UÇK-së të vazhdojnë abuzimin 17-vjeçar të njerëzve.”

Lëvizja për Bashkim, LB, një parti që është një nga anëtaret e koalicionit qeverisës në Kosovë dhe kryesohet nga Ministri i Diasporës Valon Murati, ndërkohë i kërkoi prokurorit të shtetit të hetojë komisionin e verifikimit për zmadhim të shifrave të veteranëve të UÇK-së. Lëvizja për Bashkim është një pasardhëse e ish-Lëvizjes Kombëtare për Çlirimin e Kosovës, e cila ishte një fraksion e UÇK-së gjatë luftës.

Grupet e veteranëve duket se nuk mundën të binin dakord nëse shifra e paraqitur nga komisioni ishte apo jo e saktë.

“Numri është i ekzagjeruar. Njoh njerëz që s’kanë qenë kurrë në luftë, por ata kanë statusin e veteranit të UÇK-së,” tha në një debat televiziv më 2 qershor kryetari i Shoqatës për Mbrojtjen e të Drejtave të Veteranëve të UÇK-së.

Por Shkumbin Demaliaj, i cili përfaqëson Shoqatën e Veteranëve të UÇK-së të Dukagjinit në Kosovën perëndimore dhe gjithashtu anëtar i kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, AAK, e udhëhequr nga ish-komandanti Ramush Haradinaj, këmbënguli se këto shifra janë në fakt të ulëta dhe se ato duhet të jenë edhe më të larta.

Komisioni i verifikimit, i udhëhequr nga ish-shefi i shtabit të përgjithshëm të UÇK-së , më pas kryeministër dhe Ministër i Forcave të Sigurisë, Agim Ceku, aktualisht një anëtar i kryesisë i Partisë Demokratike të Kosovës, PDK, ka qenë aktiv që nga nëntori 2014.

Puna e tij është bazuar në legjislacionin për veteranët e luftës të UÇK-së, i cili u miratua nga Kuvendi i Kosovës në prill 2014.

Pensionet do të variojnë nga 130 euro në muaj për veteranët e e verifikuar deri në 534 euro në muaj për familjet me më shumë se katër anëtarë që janë vrarë ose zhdukur gjatë kohës së shërbenin në UÇK.

Ky ligj fillimisht shkaktoi mosmarrëveshje midis disa fraksioneve të ndryshme të UÇK-së, disa prej të cilëve tani shprehen se ishte sistemi i kategorizimit, i specifikuar në ligj, që bëri që numri i veteranëve të UÇK-së të rritej ndjeshëm.

Avni Klinaku nga Lëvizja për Bashkim tha në një debat televiziv më 2 qershor se “kategorizimi i krijuar nga ligji ishte i qëllimshëm për të mundësuar regjistrimin e njerëzve që nuk morën pjesë në luftën kundër trupave serbe si anëtarë të UÇK-së.”

Neni 3 i ligjit përcaktoi disa kategori të ndryshme të veteranëve të UÇK-së: invalidë lufte (luftëtarë të plagosur të UÇK-së); luftëtarë veteran (ata që ishin luftëtarë të UÇK-së deri në qershor të vitit 1999); të internuar (luftëtarë të UÇK-së që u arrestuan nga Serbia në vitet 1997-1999), pjesëmarrës në luftë (luftëtarë që u larguan nga UÇK-ja para qershorit të vitit 1999) dhe në fund anëtarët – ata të cilëve iu caktuan një sërë rolesh të ndryshme mbështetëse, përfshirë politike, logjistike dhe financiare.

Kategoria e fundit besohet të jetë përgjegjësja për rritjen e shifrave.

“Ky proces verifikimi është skandaloze. Veteranët e vërtetë janë të ofenduar,” tha Klinaku në debatin televiziv.

Por një anëtar i komisionit verifikues, Sadik Halitjaha, i justifikoi shifrat duke thënë në debat se “për çdo ushtar në vijën e frontit, katër persona të tjerë shërbejnë në role mbështetëse”.

Megjithatë, disa komentuan se ndërkohë që kjo mund të jetë e vërtetë për ushtri të rregullta, nuk është për një forcë guerilase siç ishte UÇK-ja, e cila nuk kishte kohë të organizonte strukturën e saj dhe që operoi në një territor nën sulme të vazhdueshme, i cili pjesën më të madhe të kohës ishte nën kontrollin e forcave të armatosura serbe.

Një studim i vitit 2012 mbi rekrutimin e UÇK-së, i cili u zhvilluar nga Garentina Kraja, një aktiviste nga Kosova, eksperte dhe këshilltare e lartë politike e ish-presidentes Atifete Jahjaga, përdori shifra nga Organizata Ndërkombëtare për Migracionin për të arritur në përfundimin se një maksimum prej 24,577 personash u rekrutuan nga UÇK-ja në faza të ndryshme të luftës nga viti 1998 deri në vitin 2000.

Përveç kritikave, shifrat më të larta mund të krijojnë gjithashtu probleme për qeverinë në të ardhme, nëse ajo nuk do të jetë në gjendje të paguajë pensionet.

“Ne planifikuam një buxhet për 12-13 mijë veteranë sipas marrëveshjes tonë të mëparshme me Shoqatën e Veteranëve të Luftës,” tha ministri i financave në Kosovë,  Abdullah Hoti, një anëtar i partisë së dytë më të fortë në koalicionin qeverisës, Lidhja Demokratike e Kosovës, për gazetën Blic ditën e hënë.

“Duke u konsultuar me Shoqatën e Veteranëve të Luftës, ne i përcaktuam pensionet individuale në 170 euro. Kostoja totale e planifikuar ishte 25 milion euro. Shifrat e fundit tregojnë se kemi 46,230 veteranë pa llogaritur invalidët dhe kategoritë e tjera, një shifër që është katër herë më e madhe sesa ajo që menduam në fillim. Kjo na vë në një situatë shumë të vështirë,” tha ai.

Etiketa: 1997AAKBIRNEuroHaradinajHotiIsa MustafaJahjagaKosovaKosovëKuvendiLigjLufteMetaParaPartisë DemokratikePDKPensionepensionetPunaRamush HaradinajraportSerbiaSHShkumbinushtri
Tjetri
Gruevski ‘i astrologjisë’ ka shumë shokë

Gruevski ‘i astrologjisë’ ka shumë shokë

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.