AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Rumunët rizgjedhin kryebashkiakët pavarësisht akuzave për korrupsion

Cristina BucureasangaCristina Bucureasa
10 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto: flickr.com

Më shumë se një e katërta e kryebashkiakëve të zgjedhur së fundmi në 41 qarqet e Rumanisë, janë nën hetim ose në paraburgim për akuza të korrupsionit.

Foto: flickr.com
Foto: flickr.com

Kryetarët e 11 qarqeve rumune, të cilët u rizgjodhën në zgjedhjet lokale më 5 qershor ose janë akuzuar, ose janë nën hetim për korrupsion.

Ata u rizgjodhën, pavarësisht një studimi të kryer dy muaj para zgjedhjeve lokale i cili sugjeroi se më shumë se 82 për qind e votuesve rumunë nuk do të votonin për një person i cili është nën hetime apo në gjyq nën akuza për korrupsion.

“Është sikur rumunët po vuajnë nga sindroma e Stokholmit,” tha Septimiu Parvu nga Forumi i Ekspertëve me bazë në Bukuresht, një think- tank.

“Pavarësisht faktit se paratë e tyre po vidhen vazhdimisht dhe ata janë viktima të këtyre njerëzve në administratën publike, ata ende votojnë për ta,” tha Parvu.

Një shembull i rëndësishëm është rizgjedhja e kryetarit të Baia Mare, në veri-perëndim të Rumanisë, Katalin Çereçes.

Çereçes ka qenë kryetar i bashkisë së Baia Mare nga maji 2011 dhe në atë kohë shkaktoi protesta nga organizatat e të drejtave ndërkombëtare për planet e tij për të ngritur një mur rreth një lagje rome, në atë që ai tha se ishte një përpjekje për të kufizuar krimin.

Në prill 2016, ai u arrestua me akuza ryshfeti dhe është ende në paraburgim.

Ai e zhvilloi fushatën e tij të fundit zgjedhore nga pas hekurave përmes ndërmjetësve dhe postimeve në Facebook, dhe u rizgjodh të dielën, duke siguruar mbi 70 për qind të votave në Baia Mare.

Kryebashkiaku i Lagjes 3 të Bukureshtit, Robert Negoita, e ka mbajtur postin e tij që nga viti 2012 dhe të dielën ishte i vetmi kryetar nga shtatë të tillë në Bukuresht, që u rizgjodh me më shumë se 50 për qind të votave.

Negoita siguroi mbi 60 për qind të votave pavarësisht se është në hetim për korrupsion.

Partia e majtë Social Demokrate, PSD, kryesoi zgjedhjet lokale, përpara Partisë Kombëtare Liberale, PNL, krahut të djathtë, por disa vëzhgues thanë se gatishmëria e dukshme e njerëzve për të votuar për të dyshuarit e korrupsionit hedh hije mbi rezultatet.

“Humbësi më i madh i këtyre zgjedhjeve nuk është Partia Liberale, por ligjërimi publik anti-korrupsion. Për shumë qytetarë rumunë, një kandidat i ndershëm është në fakt vetëm një budalla që nuk di si të vjedhë,” tha gazetari Florin Negrutiu.

Rumania ende konsiderohet si një nga shtetet më të korruptuara në Bashkimin Europian dhe ka bërë përparim të kufizuar në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar që kur u anëtarësua në BE në vitin 2007.

Por në vitet e fundit, numri i zyrtarëve të lartë të dënuar për marrje ryshfeti është rritur ndjeshëm.

Në të njëjtën kohë, ryshfeti mbetet një pjesë e jetës në të gjitha nivelet e shoqërisë. Është ende e zakonshme të paguhen të holla për të siguruar trajtim mjekësor, për të marrë dokumentet thelbësore nga zyrat qeveritare apo për të kaluar provimet shkollore dhe universitare.

Etiketa: AkuzaBEdemokrateEREFacebookGjyqHetimhetimeKorrupsionKryebashkiakkryetarLigjLokaleMjekmjekëParaparaburgimPartiaPNLProtestaPSDQarqetRumaniasocial demokrateviktimaZgjedhjet
Tjetri
Debati Gjermani-Turqi mund të ringjallë “rrugën Ballkanike” të refugjatëve

Debati Gjermani-Turqi mund të ringjallë “rrugën Ballkanike” të refugjatëve

photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.