AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Sondazhi: Maqedonasit humbin besimin teksa kriza përshkallëzon

Sinisa Jakov MarusicngaSinisa Jakov Marusic
10 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Shkupi. Foto: AP / Boris Grdanoski

Njerëzit po e humbasin besimin në institucionet e Maqedonisë teksa destabiliteti politik në vend rritet, sipas një sondazhi të opinionit të kryer nga Institutit Ndërkombëtar Republikan.

Shkupi. Foto: AP / Boris Grdanoski
Shkupi. Foto: AP / Boris Grdanoski

Numri i të anketuarve që mendojnë se Maqedonia është “e qetë dhe e qëndrueshme”, ka rënë ndjeshëm nga 19 për qind që ishte në janar të këtij viti, në vetëm 5 për qind në anketën kombëtare të publikuar së fundmi nga Instituti Ndërkombëtar Republikan, IRI.

Studimi thotë se 67 për qind e të anketuarve mendojnë se vendi i tyre është më pak i qëndrueshëm sot se sa ishte një vit më parë, një rritje prej 20 pikësh në lidhje me 47 për qindëshin që tha të njëjtën gjë në janar.

“Zbulimet e vitit të kaluar mbi mbikëqyrjen e qytetarëve të Maqedonisë i dhanë një goditje të rëndë demokracisë së Maqedonisë”, tha presidenti i IRI Mark Green.

“Ky sondazh përforcon nevojën kritike nga liderët e Maqedonisë për t’u fokusuar në reformat që do të rindërtojnë besimin publik në institucionet demokratike të vendit,” shtoi ai.

Rreth 93 për qind të të anketuarve e përshkruajnë situatën në Maqedoni si kritike dhe të paqëndrueshme ose intensive dhe të pasigurt.

Më shumë se gjysma, 58 për qind, besojnë se Maqedonia po shkon në drejtim të gabuar, një rritje prej 12 për qind nga muaji janar.

“Pesimizmi mbi situatën politike duket të jetë ndikuar nga sjellja e qeverisë në lidhje me skandalin e përgjimit që doli në dritë në vitin 2015, i cili ekspozoi monitorimin e paligjshëm të mijëra shtetasve të Maqedonisë”, tha IRI.

Gjashtëdhjetë e katër për qind e të anketuarve nuk ishin dakord me vendimin e presidentit Gjorge Ivanov për faljen e zyrtarëve të implikuar në skandalin e përgjimit dhe krime të tjera të ndryshme.

Nën presion e brendshëm dhe nga BE-ja dhe SHBA-ja, Ivanov javën e kaluar e tërhoqi faljen.

Gjashtëdhjetë e tre për qind e të anketuarve thanë se mbështesin punën e Prokurorisë Speciale e cila u themelua vitin e kaluar, si pjesë e marrëveshjes së ndërmjetësuar nga BE-ka që ka si qëllim t’i japë fund krizës politike dhe është ngarkuar me hetimin e të gjitha akuzave të penale të ngritura nga skandali i përgjimeve.

Më pak se gjysma e të anketuarve, 48 për qind, thanë se besonin se ishin pjekur kushtet për të mbajtur zgjedhje të lira dhe të ndershme. Kjo paraqet një rënie nga 63 për qind në tetor 2015 dhe 59 për qind në janar 2016.

IRI tha se konteksti politik, i dëmtuar nga dy shtyrje të zgjedhjeve të parakohshme që prej fillimit të vitit për shkak të reformave të papërmbushura, mund të ketë pasur një ndikim në besimin e ulët të publikut në aftësinë për të mbajtur zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Dyzet e një për qind e të anketuarve ishin të sigurt apo deri diku të sigurt në saktësinë e listave zgjedhore, ndërsa më shumë se një e katërta, 28 për qind, nuk besonin se vota e tyre në ditën e zgjedhjeve do të mbetet sekret.

Sondazhi u krye përmes intervistave ballë për ballë me 1104 maqedonas të moshës 18 vjeç dhe lart.

Etiketa: BEInstituti Ndërkombëtar RepublikanKrimeKrizaliraMaqedoniMaqedoniandikimPunësekretSHSHBAShtyrjeSkandali i përgjimevesondazhVotazgjedhje
Tjetri
Mund të ndihmojnë pulat për t’i dhënë fund varfërisë globale?

Mund të ndihmojnë pulat për t’i dhënë fund varfërisë globale?

724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.