AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Në Fokus

Agjencia e Kosovës do të hetojë pasuritë e Mustafës dhe Thaçit

Albert SpahiungaAlbert Spahiu
10 years më parë
në Në Fokus, Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Shorti i Agjencisë Kundër Korrupsionit në Kosovë. Foto: AKK

Agjencia anti-korrupsion e Kosovës do të auditojë deklaratat e pasurisë së presidentit dhe kryeministrit, pas një shorti që përcakton se cilës zyrtarë publikë do të kalojnë në hetim të imtësishëm të pasurisë.

Shorti i Agjencisë Kundër Korrupsionit në Kosovë. Foto: AKK
Shorti i Agjencisë Kundër Korrupsionit në Kosovë. Foto: AKK

Asetet e deklaruara të kryeministrit të Kosovës Isa Mustafa dhe presidentit Hashim Thaçi do të bëhen objekt i një hetimi financiar nga Agjencia Kundër Korrupsionit në Kosovë.

Organi i anti-korrupsionit në shortin e tij vjetor javën e kaluar njoftoi se ndër e zyrtarët e tjerë të lartë, do të hetohen edhe pasuritë e Mustafës dhe Thaçit.

Sipas ligjit, 20 për qind e zyrtarëve publikë janë të detyruar të paraqesin deklaratat e pasurive të tyre vjetore për një auditim të mëtejshëm – një procedurë që bëhet nëpërmjet një shorti.

Si rezultat i shortit të këtij viti, agjencia do të hetojë edhe deklarimet e Hejredin Kuçit, zv/kryeministër dhe ministër i drejtësisë, dhe tre zv/ministra të tjerë.

Pasuritë e kryetarit të komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti dhe të kryetarit të komunës së Leposavicit, Dragan Jabllanovic, së bashku me ato të disa deputetëve, do të jenë gjithashtu subjekt i auditimit.

Drejtori i agjencisë së anti-korrupsionit, Hasan Preteni, tha se do të ngrihen akuza penale kundër të gjithë zyrtarëve që nuk deklarojnë pasurinë e tyre ose kanë mospërputhje në deklaratat e tyre.

“Kemi publikuar listat e të gjithë zyrtarëve që kanë deklaruar pasuritë e tyre dhe të atyre që nuk e kanë bërë,” tha Preteni, duke shtuar se 99 për qind e zyrtarëve kishin vepruar në përputhje me rregulloren.

Sipas organit të anti-korrupsionit, më shumë se 99 për qind e zyrtarëve publikë kanë deklaruar pasuritë e tyre, duke llogaritur që 4,319 deklarata nga një total prej 4,352 të tilla, dhe 805 deklarata zyrtarësh publikë do të auditohen.

Deklaratat e pasurive u bënë në fillim të vitit 2016 dhe mbulojnë pasuritë e vitit të mëparshëm.

Sipas deklaratave, fitimet e Thaçit u rritën në vitin 2015. Pasuria e tij totale arrin në 764,000 euro, e cila është 16,000 euro më e lartë se deklarimi i tij i fundit. Pjesa më e madhe e pasurisë së presidentit është në prona që kapin vlerën e 697,000 eurosh.

Të ardhurat e tij të deklaruara vjetore ishin më shumë se 32,000 euro, ndërkohë që ato të bashkëshortes së tij 18,000 euro. Të ardhurat vjetore të presidentit dhe bashkëshortes së tij ishin më shumë se 52,000 euro, me një rritje prej 20,000 eurosh në krahasim me deklarimin e tij të mëparshëm.

Pasuria e deklaruar e Mustafës tregon se ai ka në pronësi më shumë se 681,000 euro, rreth 6,000 euro më pak se në deklarimin e tij të mëparshëm të pasurisë.

Pasuritë e patundshme të Mustafës arrijnë një vlerë prej 503,000 eurosh – të njëjtën shifër si në deklarimin e tij të mëparshëm të pasurisë.

Kryeministri deklaroi gjithashtu aksione me një vlerë prej 80,000 eurosh, ose 16 për qind të aksioneve totale, në një institucion arsimor privat, Kolegji Riinvest.

Pasuria në total në banka e kryeministrit arrin një total prej 52,000 eurosh, me një rënie prej 20,000 eurosh nga deklarimi i tij i mëparshëm.

Të ardhurat e tij vjetore ishin më shumë se 46,000 euro, një rritje prej më shumë se 14,000 eurosh nga deklarimi i tij i mëparshëm.

Ndërkohë që pushteti ekzekutiv i Agjencisë Kundër Korrupsionit në Kosovë për auditim dhe raportim është i kufizuar, ajo mund të çojë raste specifike në prokurori, e cila më pas mund të vendosë nëse të ngrejë apo jo padi.

Etiketa: AkuzaAkuza penaledeputetEuroHashim ThaçiHetimIMTIsa MustafaKolegjiKorrupsionKosovëKuçpadipasuriaProkuroripronaSH
Tjetri
Brenda rrjetit të drogës: SMS të koduara, jetë asketësh dhe kamionistë për transferta parash drejt Shqipërisë

Brenda rrjetit të drogës: SMS të koduara, jetë asketësh dhe kamionistë për transferta parash drejt Shqipërisë

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.