AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Blog

Përse Revolucioni i Katërt Industrial mund të dështojë nëse nuk veprojmë tani

Erin GanjungaErin Ganju
10 years më parë
në Blog
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Fëmijët luajnë në rrugë me biçikleta në një lagje të Tiranës në zonën e Selitës. Tiranë, 22 mars 2016. Foto: Ivana Dervishi/BIRN.

Të gjitha përparimet teknologjike do të jenë të paqëndrueshme nëse ne nuk marrim masa për të arsimuar fëmijët në vendet e varfra të planetit, në mënyrë që edhe potenciali i tyre të zhvillohet përmes luftës ndaj analfabetizmit.

Fëmijët luajnë në rrugë me biçikleta në një lagje të Tiranës në zonën e Selitës. Tiranë, 22 mars 2016. Foto: Ivana Dervishi/BIRN.
Fëmijët luajnë në rrugë me biçikleta në një lagje të Tiranës në zonën e Selitës. Tiranë, 22 mars 2016. Foto: Ivana Dervishi/BIRN.

Revolucioni i Katërt Industrial, një epokë e re e ekzistencës së nxitur nga teknologjia që po diskutohet në Takimin e Përvitshëm të Forumit Ekonomik Botëror të Kampionëve të Rinj 2016, ka potencialin të ofrojë mundësi të pasurimit, efikasitetit dhe aksesit në një popullatë globale.

Ne po fillojmë të shohim paksa nga ajo që do të sjellë kjo epokë e re – dronë, makina pa shoferë, eksperienca virtuale, zbulime gjenetike – dhe se sa ndryshe, për mirë ose keq, mund të bëhet jeta për shumë prej nesh.

Ajo që duhet të debatojmë tani është se si Revolucioni i Katërt Industrial mund të zgjerojë ose thellojë hendekun e pabarazisë mes atyre që kanë aftësinë të përfitojnë nga kjo botë e re dixhitale dhe atyre që pengohen nga sfidat sistematike të komuniteteve të tyre – një prej më kritikeve është analfabetizmi dhe pabarazia e mundësive arsimore.

Një rracë supernjerëzore që nuk mund të lexojë një tabelë rrugore?

Këtë javë, unë mbërrita në Takimin e Kampionëve të Rinj me pyetjet e mia se si do të jetë i qëndrueshëm dhe i suksesshëm Revolucioni i Katërt Industrial pa akses ndaj një arsimi cilësor për shumë fëmijë kudo në botë. Si mund të supozojmë se do të krijohet një racë supernjerëzore nëse një përqindje e lartë e popullatës globale nuk ka arritur dijet kryesore për të bllokuar analfabetizmin funksional, në pamundësi për të lexuar një tabelë rruge apo një titull gazete, jo më të ketë akses në internet? Si do t’i zhbllokojmë talentin dhe potencialin prej konsumatori që nevojitet për t’i dhënë begati planetit ashtu sikurse shumë prej mendjeve më të mëdha të botës po e parashikojnë?

Teksa përzgjedhja e seksit e bazuar te gjinia vazhdon të shkaktojë probleme me normën mes meshkujve dhe femrave të lindura në vende si Vietnami, ku projektimet tregojnë se deri në vitin 2035 do të ketë rreth 10 për qind më shumë burra se gra në popullatë nëse nuk i ndalojmë trendet aktuale, përse jemi si shoqëri të pashqetësuar rreth ndryshimit të perceptimeve dhe rritjes së ndërgjegjësimit rreth rëndësisë së arsimimit të vajzave dhe grave?

Nëse nuk i edukojmë të rinjtë në botë dhe nuk e vlerësojmë gruan në shoqëri, besoj se Revolucioni i Katërt Industrial do të jetë i lëkundur për nga pabarazia e jashtëzakonshme.

Ndërsa teknologjia vazhdon të paraqesë mundësi në dukje të pafundme ndaj shoqërive – disa premtuese dhe disa shqetësuese – është mendjeshkurtër të themi se një nën analfabete e pesë fëmijëve në një fshat në Indi do të jetë në gjendje të përfitojnë nga produktet apo shërbimet më të fundit të prodhuara në vendin e saj apo se një nga vajzat e saj do të fuqizohet sepse do të ndjekë një karrierë si shkencëtare biologe apo inxhiniere robotike, duke shpikur një teknologji të rëndësishme për të çuar më parë ‘revolucionin’.

Shabnam, një ish-studente e Programit të Edukimi Hapësirë për Vajzat që Lexojnë, është pikërisht personi që të vjen në mendje kur mendon rreth rrugës së dyshimtë që ne po çajmë dhe përse është e rëndësishme të ndalojmë dhe të përqendrohemi në kalimin e burimeve të nevojshme te arsimimi që të sigurojmë se marrim përfitimin më të madh nga investimi ndërsa nxisim Revolucionin e Katërt Industrial.

Shabnam lindi në një komunitet tradicionale rural në Rajasthan ku vajzat nuk arsimohen më shumë se shkolla fillore. Në fakt, nuk ekziston as edhe një shkollë që e çon arsimin më shumë se pesë klasë. Sot, Shabnam po zhvillohet në një universitet politeknik, teksa studion të bëhet inxhiniere, falë ndërmjetësimeve të Hapësirë për Lexim. A mund të jetë Shabnam një lojtare kyçe në Revolucionin  e Katërt Industrial – duke shpikur një teknologji të re apo duke publikuar zbulime inovative?

Padyshim që po. Por nëse asaj nuk do t’i ishte ofruar ndihma akademike, udhëzime dhe trajnime për aftësitë që i duhen në jetë apo të mos ndryshoheshin vlerat e arsimit të vajzave në komunitetin e saj, ajo do të kishte vazhduar të ishte një nga miliona gratë që mbeten në hije të mundësisë.

Debati nëse teknologjia është një zgjidhje e suksesshme apo e zhvillimit të qëndrueshëm për sfidat e arsimimit në disa nga vendet më të varfra të botës është një temë që ma kanë bërë shpesh pasi ndërhyrjet e projektit Hapësirë për Lexim, kanë libra dhe mësues ndër të tjera, të cilat nuk janë të natyrës dixhitale.

Është logjike, për disa të supozojnë se Revolucioni i Katërt Industrial mund të zgjidhë krizën globale të analfabetizmit, ndoshta bazuar mbi mësimdhënien virtuale – ashtu sikurse po funksionon për të çrrënjosur epidemitë shëndetësore dhe për të kapërcyer sfidat e sigurisë. Te Hapësirë për të Lexuar, ne kemi eksperiencën me 10 milionë fëmijë në zona të botës ku nevojiten më së tepërmi për të thënë se ky nuk mund të jetë një plan më vete. Është shumë e rëndësishme që të vazhdojmë të përqendrohemi te trajnimi efektiv i mësuesve të qeverisë dhe që të sigurohemi se fëmijët po bëjnë progres në aftësitë e tyre duke pasur akses në materiale cilësore të leximit në mënyrë që të krijohet baza për mësime më të gjera në të ardhmen.

Për më tepër, ne duhet të mbështesim vajzat që të vazhdojnë shkollën 9-vjeçare dhe të edukojmë te ato aftësitë e nevojshme për të pasur sukses përtej klasës – si besimi, planifikimi financiar dhe ndërgjegjësimi – me mentorë nga komuniteti i tyre. Këto ndërhyrje duhet të shtrihen në shkallë universale, ndryshe miliona fëmijë në vende me të ardhura të ulëta nuk do të arrijnë potencialin e tyre të plotë dhe kështu do të lihen jashtë Revolucionit të Katërt Industrial – duke penguar qëndrueshmërinë e tij. Në thelb, ne nuk mund të shpërfillim progresin që duhet bërë për ndërtimin e kapacitetit njerëzor më të madh për të marrë pjesë plotësisht në Revolucionin e Katërt Industrial, si një përbërës kritik i çdo rruge drejt suksesit për të gjithë.

Nuk mund të mos bie dakord me Klaus Schwab kur thotë: “ne duhet të formësojmë një të ardhme që funksionon për të gjithë duke i vënë njerëzit në krye dhe duke i fuqizuar ata”. Më parë i kam ndarë mendimet e mia se çfarë do të thotë fuqizim. Asgjë nuk i fuqizon më shumë të tjerët se aftësia për të lexuar dhe shkruar, për të naviguar në të ardhmen e vet dhe për të zbuluar brenda vetes të drejtën për të zgjedhur. Arsimi është arma kryesore e fuqizimit.

Etiketa: akademikeArsimiBIRNgraIndiIvana DervishikomunitetMakinaMasaPabaraziaprogresSHshkollaShoferstudenteteknologjiTiranëuniversitetVietnami
Tjetri
Protestat anti-qeveritare në kryeqytetin maqedonas (Foto)

Protestat anti-qeveritare në kryeqytetin maqedonas (Foto)

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.