AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Mali i Zi pranon ish të burgosurin e Guantanamos

Dusica TomovicngaDusica Tomovic
10 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Të burgosuri të Guantanamos, janar 2002. Foto: Wikimedia/Departamenti Amerikan i Mbrojtjes.

Mali i Zi ka pranuar “të rehabilitojë” një tjetër të burgosur nga kampi i Guantanamos, nga Jemeni, sipas një programi të hartuar midis Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve e saj.

Të burgosuri të Guantanamos, janar 2002. Foto: Wikimedia/Departamenti Amerikan i Mbrojtjes.
Të burgosuri të Guantanamos, janar 2002. Foto: Wikimedia/Departamenti Amerikan i Mbrojtjes.

Një njeri nga Jemeni që ishte mbajtur në burgun ushtarak të Shteteve të Bashkuara në Guantanamo për 14 vjet është transferuar në Mal të Zi, tha Pentagoni të mërkurën.

Pentagoni në një deklaratë tha se transferimi i Abdel Malik Ahmed Abdel Wahab Al Rahabi bën që numri i të ndaluarve tani në bazën detare amerikane në Kubë të mbetet 79.

Sipas dokumenteve të Pentagonit, Al-Rahabi, 37 vjeç, i cili u soll në Guantanamo në janar 2002, ishte akuzuar se ishte shpura e të liderit të ndjesë të Al-Kaedës, Osama bin Laden, në Afganistan.

Një tjetër  dosje e Pentagonit tha se ai udhëtoi nga Jemeni në Afganistan ku ai “pothuajse me siguri” u bë anëtar i Al-Kaedës.

Megjithatë, ai s’është përballur kurrë me asnjë akuzë.

Një bord shqyrtim i SHBA-së në dhjetor 2014 arriti në përfundimin se Al Rahabi nuk ishte më një kërcënim i madh sigurie për Shtetet e Bashkuara dhe rekomandoi transferimin e tij, tha Pentagoni.

Megjithatë, për shkak të luftës civile në Jemen, ai nuk mund të lirohet dhe të shkojë në vendin e tij dhe duhej gjetur një tjetër vend që ta pranonte atë.

Abdel Malik Ahmed Abdel Wahab al-Rahabi. Foto: DefenceNews.
Abdel Malik Ahmed Abdel Wahab al-Rahabi. Foto: DefenceNews.

“Shtetet e Bashkuara i janë mirënjohëse qeverisë së Malit të Zi për gjestin e saj humanitar dhe gatishmërinë për të mbështetur përpjekjet e vazhdueshme amerikane për të mbyllur burgun e në Gjirin e Guantanamos,” tha Pentagoni.

Mali i Zi tani i bashkohet miqve dhe aleatëve të tjerë të Shteteve të Bashkuara në Evropë në pranimin e të ndaluarve të shumtë, duke na sjellë ne edhe më pranë qëllimit tonë të përbashkët për ta mbyllur burgun,” tha Lee Wolosky, i dërguari special për mbylljen e Guantanamos në Departamentin e Shtetit.

Deri më tani, 50 shtete kanë pranuar të burgosur nga qendra e burgimit.

Media amerikane citoi David Remes, avokatin e Al-Rahabit, të ketë thënë se klienti i tij ishte i emocionuar që do të bashkohej me gruan dhe vajzën e tij.

“Ai ka shumë kohë që po e pret këtë gjë,” tha Remes.

Duke cituar një informacion të rrjedhur kërcënimi të Pentagonit, në prill 2008, portali amerikan i lajmeve “Defende News” tha se Al Rahabi mund të jetë përzgjedhur për të marrë pjesë në pjesën e anuluar të sulmeve të 11 shtatorit 2001 nga Al-Kaeda, komplotin e rrëmbimit.

Ai u raportua gjithashtu të ketë pasur lidhje “martesore” me themeluesin e Al-Kaedës Bin Laden.

Dosjet e rrjedhura thoshin se Al Rahabi ishte një nga disa anëtarë të Al-Kaedës “të përcaktuar si persona vetëvrasës në një komplot për rrëmbimin e transportuesve ajror të Shteteve të Bashkuara në të gjithë Azinë Juglindore dhe shkatërrimin e tyre”.

Në një njoftim për shtyp të mërkurën, qeveria malazeze tha se pranoi përgjegjësinë për “risocializimin e një të burgosuri tjetër dhe kthimin e tij në familjen e tij” si pjesë e një programi humanitar të ndërmarrë nga Shtetet e Bashkuara me qëllim mbylljen e bazës në Guantanamo.

Në janar, Mali i Zi ra dakord të marrë përsipër përgjegjësinë risocializimit të një tjetër shtetasi nga Jemeni, Abd al-Aziz Abduh Abdallah Ali Al-Suwaydi.

Ai ishte një anëtar i Al-Kaedës që u i identifikua si trajnues eksplozivësh. Pasi u arratis nga Afganistani, ai u kap ndërsa përpiqej të rikthehej në Jemen. Ai u dërgua në Guantanamo në maj 2002.

Qeveria tha se sipas vlerësimit të shërbimeve të sigurisë malazeze dhe ato të Shteteve të Bashkuara, këta persona nuk përbëjnë ndonjë kërcënim sigurie apo të ndonjë lloji tjetër në Mal të Zi.

“Para transferimit të personave në vende të treta, sjellja dhe përgjegjësia e tyre penale janë subjekte vlerësimesh të detajuara, sipas të cilave më pas merret vendimi mbi transferimin,” shpjegoi qeveria.

Njoftimi për shtyp tha se ish i burgosuri “është në procedurë të rregullt të parashikuar nga Ligji mbi Azilin” dhe kosotoja e qëndrimit të tij në vend “nuk do të paguhet nga taksapaguesit malazezë”.

Etiketa: AfganistanAfganistanial-KaedadosjeMal të ZiMaliMali i ZiMediaParaQeveriaSHSHBAShtetet e BashkuaraVendimi
Tjetri
Fidanët e brishtë të projektit për rehabilitimin e Lurës përndiqen nga akuza

Fidanët e brishtë të projektit për rehabilitimin e Lurës përndiqen nga akuza

photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.