AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Revolta Brexit

Harold JamesngaHarold James
10 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Një ekran tregon bursat e botës në rënie pas lajmit se britanikët vendosën të dalin nga Bashkimi Europian në këtë foto të 24 qershorit 2016 në Bursën e Amsterdamit. (AP Photo/Peter Dejong)

Me votën e vet për të dalë nga BE, Britania e Madhe bëri një revoltë kaq të fuqishme sa sakaq shkaktoi rënie të madhe në tregjet botërore dhe tashmë kërcënon jo vetëm që të ndezë një krizë financiare në Britani, por edhe të rrëzojë të tërë projektin europian. Por për çfarë u revoltuan votuesit britanikë?

Një ekran tregon bursat e botës në rënie pas lajmit se britanikët vendosën të dalin nga Bashkimi Europian në këtë foto të 24 qershorit 2016 në Bursën e Amsterdamit. (AP Photo/Peter Dejong)
Një ekran tregon bursat e botës në rënie pas lajmit se britanikët vendosën të dalin nga Bashkimi Europian në këtë foto të 24 qershorit 2016 në Bursën e Amsterdamit. (AP Photo/Peter Dejong)

Me votën e vet për të dalë nga Bashkimi Europian, Mbretëria e Bashkuar shprehu një revoltë kaq të fortë sa ajo do të trondisë – e ndoshta do ta shkatërrojë – projektin Europian. Në të vërtetë, ndërsa Mbretëria e Bashkuar ndjek eksperimentin e jashtëzakonshëm të demokracisë së zbatuar, kjo do të sjellë pa dyshim thirrje gjithkund tjetër në Europë – më së shumti në vendet veriore si Danimarka, Finlanda, Hollanda dhe Suedia – për të ndjekur shembullin britanik. Po për çfarë u revoltuan ata që votuan kundër?

BE-ja u ndërtua menjëherë pas Luftrës së Dytë Botërore si një mënyrë për të shpëtuar nga trashëgimia shekullore e konflikteve të dhunshme të kontinentit. Pas dy luftërave brutale, në të cilat krijimi i ambicieve konkurruese të shteteve kombe luajti një rol qendror, Europianët përqafuan internacionalizmin si themel të një rendi të ri politik, një rendi që duhet të mbrohet me çdo kusht.

Me këtë qëllim, qe thelbësore nevoja për ndërtimin e organizmave suprakombëtarë që lidhën Europianët me njëri-tjetrin dhe, në emër të integrimit, vendosën kufizime mbi vende të caktuara. Gjykatat europiane u bënë përgjegjëse për mbrojtjen e sundimit të ligjit dhe institucione të reja të tilla si Banka Qendrore Europiane vendosën kontroll gjithnjë e më të madh mbi ekonominë.

Për rrjedhojë, Europa u bë shpejt e ngjashme me një dado bezdisëse, vazhdimisht duke i thënë vendeve se çfarë nuk duhet të bëjnë, nga shpjegimi se si duhet të dilet nga një krizë ekonomike te pagesa e pensionistëve të asaj që i takon pensionistëve. Duke u ndjerë të kufizuar në kapacitetin e tyre për të menaxhuar sfidat e stërmëdha ekonomike me të cilat përballeshin, vendet filluan t’i përvishen Europës, me politikanët anti-BE, veçanërisht në vendet e vogla si Greqia, që pretendonin se ata po merrnin trajtim të padrejtë e madje të pamëshirshëm. Ëndrra e mirëqënies së lehtë të arritur përmes integrimit duket se vdiq.

Pastaj erdhën shqetësimet mbi migrimin dhe mobilitetin, me ekonomitë dinamike si Mbretëria e Bashkuar të shqetësuar mbi rrezikun e përmbytjes nga punëtorë nga vendet në vështirësi. Duke i kërkuar të gjitha vendeve anëtare që qëndrojnë të hapura ndaj migrimit nga vendet e tjera anëtare, BE-ja u duk si një organizues feste pak maniak, i cili kërkon që të gjithë të ftuarit të përzjehen me njëri-tjetrin, pavarësisht nëse ata duan apo jo. Shumë Europianë thjeshtë nuk kishin interes në të takuarit të njerëzve të tjerë.

Natyrisht, ndryshe nga vlera e miqësive të reja, rëndësia e integrimit ekonomik nuk është një çështje gjykimi personal. Por politikanët pro BE-së në Britani nuk ia dolën kurrë të trajtojnë çështjen e migrimit në mënyrë të qartë dhe bindëse. Kryeministri David Cameron deklaroi me pasion se Europa qe e rëndësishme për sigurinë e Britanisë, por nuk kishte kurajën të thoshte gjithashtu se migrimi është i mirë për Britaninë se institucione të respektueshme si Shërbimi Shëndetësor Kombëtar varen nga të huajt, nga mjekët te pastruesit, për të funksionuar.

Në çdo rast, tipari më i urryer i integrimit Europian gjendet gjetkë. Estabilishmentet politike kombëtare u angazhuan kaq shumë në BE sa duket se humbën kontaktin me njerëzit e vet. Ministrat e financave flisnin me ministra të tjerë financash më shumë se sa me kolegët e vet, e jo më, të flisnin me votuesit.

Ndërsa të gjitha partitë e rrymës kryesore krijuan të njëjtat vese, mjeti i vetëm në dispozicion të elektoratit për të shprehur pakënaqësitë qe votimi për forcat anti-estabilishment, shumë prej të cilave e bënë kundërshtimin ndaj BE-së themel kryesor të platformës së vet. Më së fundmi, në maj 2015, një pjesë e konsiderueshme e votuesve tradicionalë të laburistëve e braktisën partinë e tyre për të votuar Partinë e Pavarësisë së Mbretërisë së Bashkuar (UKIP sipas akronimit në anglisht), parti që qe në ballë të fushatës për dalje nga BE.

Që të jemi të qartë, edhe shumë nga udhëheqësit e estabilishmentit prej kohësh janë përpjekur të shpëtojnë veten duke forcuar kritikat ndaj BE-së, duke e akuzuar atë se kërkon nga qeveritë kombëtare që të ndjekin politika jopopullore dhe të dështuara. Por kjo thjeshtë sa i shtyu për më larg idetë e politikave alternative ndërsa i shtyu votuesit ta drejtojnë kundërshtimin e tyre jo ndaj politikës kombëtare por ndaj vetë BE-së.

Megjithëse partitë e estabilishmentit kritikuan bE-në, shumica e tyre nuk e humbi vlerësimin për përfitimet e anëtarësisë. në të vërtetë, në referendumin e Mbretërisë së Bashkuar, të gjitha partitë kryesore mbështetën fushatën për të qëndruar anëtarë, megjithëse këto parti kishin përçarje të mëdha të brendshme. Ndërsa shumica e Partisë Laburiste bëri fushatë për Europën, udhëheqësi i saj, Jeremy Corbyn, qe më pak entuziast. Ndasia në Partinë Konservatore qe edhe më e thellë.

Kështu votuesit britanikë hynë në qendrat e votimit me ndjesinë se BE-ja i kishte zhgënjyer dhe se udhëheqësit e tyre kombëtarë nuk mund t’i mbronin ata për sa kohë Britania nuk do të dilte nga BE. Por qe edhe një grup tjetër ndaj të cilëve votuesit britanikë po protestonin: Këta qenë ‘ekspertët’.

Pothuajse çdo ekonomist paralajmëronte se Brexit do të kishte pasoja serioze, nga trondita e menjëherëshme – dhe, me të vërtetë, paundi sakaq ra në nivelin më të ulët në 31 vjet – në sfidat afatgjata të tregtisë.

George Soros parashikoi një krizë të gjerë financiare. Ekspertët e shkencave politike theksuan rreziqet për sigurinë e të tjera. Madje edhe bosët e futbollit të Britanisë argumentuan se klubet e Mbretërisë së Bashkuara janë më mirë brenda Europës.

Problemi është se mendimet e ekspertëve i dukeshin patronizues shumë votuesve. Duke marrë parasisht se BE sakaq shikohet si një projekt që i jepte elitave përfitime disproporcionale e ndoshta tërësisht ekskluzive, kjo protestë ndaj ekspertëve nuk duhet të vijë si surprizë. Si një fëmijë i zemëruar që kritikohet nga një drejtor shkolle hijerëndë, shumë britanikë vendosën t’i tregonin vendin ekspertëve.

Vota për Brexit u drejtua nga ndjesia se “elitat” politike dhe ekonomike qenë njëkohësisht të korruptuara dhe të gabuara për pasojat e mundshme. Kjo hipotezë pritet të vihet në provë – dhe përballë një situate mosbesimi dhe ndasish të mëdha. Koha e të mbijetuarit përballë kricitizmit ka mbaruar. Mbështetësit e Brexit duhet të provojnë tashmë se ata bënë zgjedhjen e duhur, duke arritur një zgjidhje funksionale që ruan stabilitetin ekonomik dhe politik të Britanisë. Për fat të keq, ata mund të zbulojnë se një alternativë ndaj Europës në fakt nuk ekziston.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate, 2016. Ripublikimi mund të bëhet vetëm me lejen e Project Syndicate. The Brexit Revolt

Etiketa: Banka Qendrore EuropianeBashkimi EuropianBEBrexitBritaniBritania e MadheDanimarkaDavid CameronEuropaFinlandaGreqiakufizimeMbretëria e BashkuarMjekmjekëpasojapensionistëProject SyndicatePunëPunëtorSHSorosSuediaVotaVotimivotuesit
Tjetri
Pse Kina po ndërton një Rrugë të re të Mëndafshit?

Pse Kina po ndërton një Rrugë të re të Mëndafshit?

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.