AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Rajoni

Ekspertët paralajmërojnë rrezikun e shtimit të islamofobisë në Ballkan

Rodolfo ToengaRodolfo Toe
10 years më parë
në Artikull kryesor Rajoni, Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ilustrimi: Gra myslimane protestojnë në Sarajevë për të drejtën e tyre për të mbajtur ferexhe shkurtin e kaluar. Foto: Facebook

Islamofobia ka gjasë që do të rritet në vendet e Ballkanit, thonë ekspertët, si pasojë e përkeqësimit të mjedisit politik dhe të medias të shkaktuar nga kriza e refugjatëve dhe ngritja e ISIS.

Ilustrimi: Gra myslimane protestojnë në Sarajevë për të drejtën e tyre për të mbajtur ferexhe shkurtin e kaluar. Foto: Facebook
Ilustrimi: Gra myslimane protestojnë në Sarajevë për të drejtën e tyre për të mbajtur ferexhe shkurtin e kaluar. Foto: Facebook

Islamofobia ka gjasa do të rritet në Ballkan në të ardhmen, vërejnë ekspertët, si pasojë e ndryshimit të klimës politike dhe të medias në shumë vende të rajonit, – veëanërisht në Kroaci e Serbi – si pasojë e fenomeneve rajonale të tilla si kriza e refugjatëve të vitit 2015 dhe ngritjes së të ashtuquajturit Shteti Islamik në Lindjen e Mesme.

“Në vitin 2015 ne pamë një ndryshim paradigmatik në partitë e të djathtës në Kroaci,” tha për BIRN Dino Mujadzevic, një studiues nga Universiteti i Zagrebit dhe ekspert i historisë bashkëkohore në Europën Jug-Lindore. Sipas Mujadzevic, Islamofobia nuk ka qenë një problem madhor në Kroaci, por gjërat kanë ndryshuar që nga dallga me refugjatë që goditi këtë vend vitin e kaluar.

“Për herë të parë, partitë e krahut të djathtë në Kroaci po shfrytëzojnë idenë e “kërcënimit mysliman” që po vjen në vendin tonë, i importuar nga myslimanët jo-Europianë… dhe media në Kroaci ka filluar të raportojë gjerësisht mbi krimet e kryera nga myslimanë apo azilkërkues në vende të tjera”, tha Mujadzevic duke vërejtur se media po e lehtëson rritjen e ndjenjave anti-islamike mes popullsisë.

“Në rast se do të ketë një valë të re me refugjatë… Islamofobia do të bëhet një forcë reale në Kroaci,” tha ai.

Shqetësimet e Mujadzevic u ndanë nga Bojan Perovic, një kërkues nga Universiteti i Hamburgut dhe një ekspert për ëështjet e të drejtave të njeriut në Serbi.

Ai paralajmëroi për rritjen e ndjenjave anti-myslimane në median e Serbisë dhe rrezikun që këto ndjenja të shtohen pas mbështetjes së gjerë që morën nacionalistët e vijës së ashpër në zgjedhjet e fundit parlamentare.

Ndërsa Perovic vërejti se autoritetet e Serbisë reaguan me shpejtësi ndaj krizës së refugjatëve, ai vërejti se ndjenjat anti-islamike janë të pranishme si në librat e shkollës në Serbi ashtu edhe në gazetat tabloide.

“Në të ardhmen, veëanërisht pasi partitë nacionaliste u rikthyen në parlament, ne mund të presim që kjo lloj retorike të bëhet edhe më popullore,” tha Perovic për BIRN.

Si Perovic ashtu edhe Mujadzevic janë mes ekspertëve që morën pjesë në një panel diskutimi dedikuar ndaj Islamofobisë në Ballkan, organizuar si pjesë e Samitit të parë Europian mbi Islamofobinë që u zhvillua të dielën.

Panelistë të tjerë theksuan shqetësimin se retorika islamofobe mund të gjendet gjithashtu në vende si Kosova dhe Bosnja, ku myslimanët përbëjnë një pjesë të madhe të popullsisë.

Arber Fetiu, një kërkues nga Universiteti i Montrealit, nga Kosova, tha se megjithëse shumë njerëz në Kosovë praktikojnë Islamin, stereotipet negative kundër “burrave me mjekër” apo “grave të mbuluara” po bëhen gjithnjë e më të zakonshme si një pasojë e shqetësimeve ndaj radikalizimit dhe ekstremizmit, si dhe për shkak se ata shihen si “ndikim fetar i huaj” i cili mund të dëmtojë pavarësinë e Kosovës.

“Këta njerëz shpesh përshkruen si burra dhe gra që janë paguar nga vendet arabe, e madje edhe nga Serbia – sipas disa teorive konspirative – për të ‘ri-islamizuar’ Kosovën”, tha Fetiu në konferencë.

Dermana Seta, një eksperte nga Bosnja mbi studimet fetare e cila drejton komisionin për lirinë e besimit brenda Bashkësisë Islamike të Bosnjës, vërejti se myslimanët e Bosnjës janë shpesh viktima të gjuhës së urrejtjes dhe krimeve të urrejtjes në zonat ku ata janë në minorancë.

Ajo tha se lëvizjet e autoriteteve të Bosnjës për të luftuar terrorizmin dhe radikalizimin kanë kontribuar në stigmatizimin e besimtarëve myslimanë si kërcënime potenciale të sigurisë.

“Strategjia e Bosnjës kundër terrorizmit në mënyrë specifike përmban masa kundër ekstremistëve myslimanë… ndërsa lëvizjet e tjera ekstreme të të djathtës [serbë dhe kroatë] as nuk përmenden fare,” tha Seta për BIRN.

“Qeveria jonë po përpiqet të krijojë përshtypje të mirë te partnerët Perëndimorë, por teknikat e saj nuk po bëjnë asgjë pozitive në situatën brenda vendit,” shtoi ajo.

Etiketa: azilkërkuesBallkanbesimtarëBIRNBosnjaFacebookGazetatgraISISKosovaKosovëKrizaKroaciMasaMediaMjedisitMjekmjekëmyslimanendikimparlamentQeveriaSerbiSerbiaShteti IslamikUniversitetiviktimaZgjedhjet
Tjetri
Të drejtat e grave në tregun e punës nëpërkëmben nga fasoneritë

Të drejtat e grave në tregun e punës nëpërkëmben nga fasoneritë

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.