AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Të bësh mirë duke dhuruar

Ethiopis TafarangaEthiopis Tafara
10 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Një makinë elektrike Tesla. Foto kortezi: Joe Schulz/Flickr

Dy vjet më parë, gjigandi i prodhimit të makinave elektrike Tesla, dhuroi patentat dhe shpikjet e saj për konkurrentët e vet. Një zgjidhje jokonvencionale, e cila në fakt rezulton fitimprurëse si për shoqërinë, ashtu edhe për kompaninë që i dhuroi.

Një makinë elektrike Tesla. Foto kortezi: Joe Schulz/Flickr
Një makinë elektrike Tesla. Foto kortezi: Joe Schulz/Flickr

Dy vjet më parë, Drejtori Ekzekutiv i Tesla, Elon Musk vendosi të hapë aksesin te patentat e kompanisë së tij për çdokënd – një lëvizje që qe krejtësisht në kundërshtim me sjelljen konkurruese. E pse një kompani duhet të japë falas dizenjot dhe teknologjitë që ka krijuar me mund për rivalët e vet?

Çfarëdo që mund të mendosh për Musk, kurajo e tij duhet të vlerësohet. Ai po rishkruan rregullat e biznesit duke u mbështetur në mendimin se suksesi i Teslës varet nga ajo që do të bëjnë të gjitha kompanitë që punojnë në fushën e makinave elektronike dhe se interesat tregtarë të kompanisë së tij janë ngushtësisht të lidhura me interesat e shoqërisë.

Strategjia jokonvencionale e Musk duhet të shtrihet në të gjitha industritë – në përfitim të të gjithëve. Nëse patentat e hapura të Teslës ia dalin të sjellin lojtarë të tjerë në këtë sektor, ato mund të transformojnë atë që sot është një produkt periferik në një fenomen të tregut masiv – një transformim që në mënyrë domethënëse do të çojë përpara luftën kundër ndryshimeve klimaterike.

Nuk ka kuptim të pyesësh nëse Musk po përpiqet të luftojë ndryshimet klimaterike apo thjeshtë po përpiqet të bëjë një biznes të mirë. Ai po i bën të dyja. Dhe, për më tepër, është ekzaktësisht ky lloj kapitalizmi me mendësi publike që do të kërkohet për kompanitë e suksesshme në të ardhmen.

Ne jetojmë në një epokë ndryshimesh të stërmëdha – një epokë në të cilën përqendrimi vetëm te rezultatet financiare afatshkurtra është një recetë për shfarosje dhe trajtimi i nevojave të shoqërisë është tërësisht në përputhje me fitimet afatgjata. Ndërsa ky mendim mund të duket jokonvencional për momentin, koha do ta provojë se pionjerët kishin të drejtë. Në vitet e ardhëshme, kompanitë e suksesshme do të marrin udhëheqësinë duke trajtuar sfidat më urgjente të zhvillimit të kohës sonë – çdo gjë nga varfëria te ndryshimet klimaterike.

Mendoni për M-KOPA të Kenias, një kompani që instalon pajisje të energjisë diellore dhe mbledh të ardhura përmes telefonave celularë. Duke shpërndarë elektricitet me çmime më të ulëta te klientët e vet të cilët si alternativë do të duhej të digjin vajguri për ndriçim, M-KOPA po i jep energji diellore më shumë se 330 mijë familjeve me të ardhura të ulëta në Kenia, Uganda dhe Tanzani. Çdo ditë ajo shton 500 lidhje të reja.

Nxjerrja e vajgurit nga përdorimi ka një ndikim të stërmadh në jetët e klientëve të M-KOPA, në shëndetin e fëmijëve të tyre dhe në mjedis. Por kjo kompani nuk mund të konsiderohet një organizatë bamirëse: të ardhurat e saj pritet të arrijnë në 60 milionë dollarë në vitin 2016, pasi janë rritur me 400 për qind në vetëm dy vjet.

Një shembull tjetër gjendet në Peru, ku më shumë se 30 institucione financiare kanë zgjedhur rrugë të tilla jokonvencionale për të realizuar fitime, duke punuar sëbashku për të krijuar Modelo Perú – një platformë që ofron shërbime financiare dixhitale.

Në Peru, transaksionet në kesh kanë qenë të zakonshme. Kompanitë pjesëmarrëse vendosën se qe në interesin e tyre të përbashkët të krijonin një platformë të vetme kombëtare për pagesat me celular dhe punuan me qeverinë dhe katër kompani telekominikacionesh për të ndërtuar këtë platformë. Sot, numri i peruanëve me akses te shërbimet financiare të lira është zgjeruar në mënyrë domethënëse. Dhe institucionet pas projektit kanë fituar akses te një bazë shumë më e gjerë konsumatorësh nga ku do të arrinin nëse secila prej tyre do të punonte më vete.

Organizata ime, Korporata Financiare Ndërkombëtare, di gjithashtu vlerat e rishkrimit të rregullave. Më 2006, ne vendosëm standarde performance për të ndihmuar kompanitë tona kliente të reduktojnë rreziqet duke zbatuar parime mjedisore dhe sociale (E&S)  dhe nxitjes së udhëheqësisë së sektorit privat në zhvillimin me përgjegjësi.

Fillimisht, institucione të tjera financiare qenë skeptike ndaj përqasjes sonë; ata e panë aplikimin e standardeve të rremta si një mënyrë e sigurt për të humbur biznesin dhe fitimet. Brenda pak viteve, gjithsesi, bankat e mëdha dhe institucionet për zhvillim u mblodhën bashkë dhe themeluan Parimet e Ekuatorit, të bazuara te standardet tona E&S.

Sot, standardet tona aplikohen për të financuar projekte nëpër botë. Ata kanë ndihmuar në krijimin e një fushe loje brenda industrisë së bankave. Përveç kësaj, përmes Rrjetit për Banking të Qëndrueshëm – një shoqatë bankash qendrore, rregullatorësh dhe shoqatash të tregtisë financiare – ne po ndihmojmë vendet të zhvillojnë politika kombëtare për të nxitur financën e gjelbërt. Dhe ne po shohim uri në rritje për këtë lloj ekspertize, nga vetë brenda qeverive si dhe nga sektori privat.

Bota gjendet në momentin e duhur – dhe ka mjetet e duhura – për të krijuar treg masiv për financë të qëndrueshme, një të tillë në të cilën vendimet për investime përcaktohen po aq shumë nga kriteret e E&S dhe e qeverisjes së mirë sa edhe nga vlefshmëria e kredimarrësit. Kompanitë që kanë nënshkruar Parimet e OKB-së për Investime me Përgjegjësi kanë aktualisht asete me vlerë 60 trilionë dollarë nën menaxhim.

Një numër biznesesh njeh faktin se formula aktuale për sukses përfshin një fokuës në trajtimin e nevojave shoqërore. Siç ka zbuluar Musk, hileja është që të trajtohen këto nevoja në mënyrë të tillë që të jetë fitimprurëse dhe e qëndrueshme në terma afatgjatë dhe pastaj, kur kur një zgjidhje biznesi identifikohet, duhet të punohet sëbashku për të lehtësuar zhvillimin e saj në shkallë të gjerë. Me vullnetin për të sfiduar supozimet aktuale dhe për të ndryshuar perceptimet konvencionale, ne mund ta ndryshojmë botën për më mirë.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate, 2016. Ripublikimi mund të bëhet vetëm me lejen e Project Syndicate. Doing Well by Doing Good

Etiketa: AMPBankatElon MuskinvestimeKapitalizmiKESHliraMjedisndikimOKBProject SyndicateSHTanzaniTregVendimetzhvillim
Tjetri
Bullgarët dhe rumunët përballen me pasiguri pas Brexit

Bullgarët dhe rumunët përballen me pasiguri pas Brexit

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.