AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Ideja e gjykatës speciale merr mbështetje në Maqedoni

Sinisa Jakov MarusicngaSinisa Jakov Marusic
10 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Nuk ka pengesa ligjore për formimin e një departamenti special brenda gjykatës, i cili do të merret me çështjet e ngritura nga Prokuroria Speciale, thonë ekspertët ligjorë, ndërsa ideja fiton mbështetje në Maqedoni.

Skopje Court
Gjykata e Shkupit.

Teksa rritet mbështetja për formimin e një departamenti të veçantë gjyqësor që do të trajtojë çështjet me tension politik të ngritura nga Prokuroria Speciale, SJO, ekspertët ligjorë thonë se formimi i saj varet nga vullneti politik, jo në problemet ligjore.

Një profesor i drejtësisë në Universitetin FON të Shkupit, Osman Kadriu, tha se ndërsa kushtetuta ndalon formimin e gjykatave të veçanta, ajo lejon krijimin e departamenteve të veçanta që të formohen brenda gjykatave ekzistuese, si departamenti aktual për krimin e organizuar.

“Do të ishte më mirë nëse parlamenti do të thoshte fjalën e fundit për formimin e një departamenti të veçantë kriminal. Procedura duhet rregulluar përmes ndryshimeve në Ligjin e Gjykatës që cakton detajet rreth zgjedhjeve të gjykatësve dhe juridiksionin e tyre,” tha Kadriu.

Ideja e një departamenti të veçantë gjyqësor u hodh disa muaj më parë nga profesorët e universitetit dhe aktivistët civilë, pasi Gjykata Penale në Shkup refuzoi shumë kërkesa nga ana e SJO për masat e paraburgimit ose ato parandaluese kundër zyrtarëve aktualë dhe të mëparshëm të qeverisë.

Kjo e bëri gjykatën de-facto pengesën kryesore që çështjet e SJO të përparojnë më tej dhe ka ngritur dyshimet se gjykata është duke vepruar nën ndikimin e qeverisë.

Ideja është mbështetur që atëherë nga protestuesit anti-qeveritarë, të cilët tashmë e kanë shtuar këtë ide në listën e kërkesave të tyre kryesore.

Jozyrtarisht, burime politike thonë se dy opsione po peshohen. I pari parashikon zgjedhjen e një gjyqtari i cili më vonë do të formojë një ekip brenda Gjykatës Penale të Shkupit. Opsioni i dytë do të jetë emërimi i gjyqtarëve me të dhënat më të mira gjatë punës.

Në të dyja rastet, thonë burimet, qëllimi do të ishte t’i jepej autonomi e plotë trupit të sapoformuar në mënyrë që puna e tij të mos pengohet nga Gjykata ekzistuese Penale e Shkupit.

Ideja ka fituar mbështetje nga dy prej katër partive kryesore politike, Social Demokratët në opozitë, SDSM, dhe partia etnike shqiptare në pushtet Bashkimi Demokratik për Integrim, BDI.

“Duke pasur parasysh vendimet skandaloze të Gjykatës Penale në lidhje me çështjet e SJO, SDSM do të mbështesë formimin e një departamenti të veçantë”, tha Petre Shilegov, një deputet i SDSM.

Zëdhënësi i BDI, Bujar Osmani fundjavën e kaluar tha: “Në qoftë se një çështje e tillë hapet gjatë bisedimeve të ndërmjetësuara nga [BE-ja dhe SHBA], në parim, BDI do të mbështesë krijim e një zyre ose departamenti të veçantë për të trajtuar çështjet e SJO.”

Partia opozitare Demokratike e Shqiptarëve, PDSH, të martën nuk pranoi të komentojë, por në mënyrë jo zyrtare partia nuk pritet të kundërshtojë.

Kjo lë vetëm partinë kryesore në pushtet, VMRO DPMNE të ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, e cila e kundërshton idenë.

“Një departament special në gjykata nuk ka qenë asnjëherë pjesë e diskutimeve për marrëveshjen [ndërmjetësuar nga BE verën e kaluar]. Nuk ka asnjë shpjegim logjik se pse kjo çështje hapet tani,” tha zëdhënësi i VMRO DPMNE Ivo Kotevski.

Analisti politik Albert Musliu tha se vota kundër e partisë në pushtet për departamentin mund të shkrihen nën presion diplomatik.

“Gjatë 15 ose 16 muajve të fundit, ne kemi dëgjuar shumë qëndrime [të partive politike] të cilat kanë ndryshuar më pas brenda natës. Pra, nuk ka vend për pesimizëm për fillimin e bisedimeve për formimin e një departamenti të veçantë”, tha Musliu për Radion Europa e Lirë.

Vëzhguesit nga partitë politike presin që çështja të ngrihet së shpejti, ndoshta në fillim të muajit të ardhshëm, kur BE dhe SHBA pritet të nisin një ofensivë të re diplomatike në Maqedoni për të përfunduar një marrëveshje për reformat dhe një datë të re të zgjedhjeve.

Bisedimet e partive politike kanë rifilluar këtë muaj, pasi zgjedhjet e parakohshme më 5 qershor u shtynë, për shkak të dështimit për të zbatuar reformat e përcaktuara për të siguruar një votim të lirë.

Pastrimi i listës zgjedhore, reforma e medias për të siguruar raportim të paanshëm, si dhe masat për të parandaluar presionin politik mbi votuesit, janë tri prioritetet kryesore të paraqitura në marrëveshjen Przino të cilat autoritetet duhet t’i zbatojnë para se vendi të mund të shkojë në zgjedhje të reja.

Etiketa: aktivistAktivistëBDIBEdeputetEuropaGjykataGjykatëGjykatësGjyqgjyqtarGruevskiMaqedonimarrëveshjembështetjeParaPartiaProkuroriaProkuroria SpecialePunaPunëReformaSHBAShkupshqiptareVendimetVëzhguesitVMRO DPMNEVotavotimvotuesitzgjedhjeZgjedhjet
Tjetri
Vendet e Ballkanit përgatiten për referendumin Britanik

Udhëheqësit e këqij marrin vendime të këqija, me apo pa referendum

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.