AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Blog

Udhëheqësit e këqij marrin vendime të këqija, me apo pa referendum

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
10 years më parë
në Artikull kryesor Blog, Blog
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto: Youtube.

Vota e britanikëve për të dalë nga BE-ja në referendumin e 24 qershorit ka shtyrë shumë analistë të rikujtojnë se referendumi, ose demokracia direkte, është në thelb e keqe. Kjo duket se nënvlerëson rolin e udhëheqësve të këqij për t’ia hedhur fajin popullit.

Foto: Youtube.
Foto: Youtube.

Komentet se sa i keq është referendumi si formë vendimmarrjeje janë bërë tepër të shpeshta gjatë ditëve pas referendumit britanik për të dalë nga Bashkimi Europian. (këtu, këtu) e në vende të tjera.

Argumentet mbi referendumin si gjë e keqe në fakt janë të vjetra dhe shumë të bazuara. Referendumi është përdorur dukshëm më shumë nga diktatorët se sa nga demokracitë. Adolf Hitleri e pa si rrugën më të lehtë për të justifikuar uzurpimin e paligjshëm të pushtetit apo për të formalizuar veprime të paligjshme pasi këto veprime qenë kryer. Napoleon Bonaparti e përdori gjithashtu referendumin për të vendosur diktaturën e tij formale. (Lexo këtu). Diktatorë të tjerë kanë parapëlqyer referendumin si alternativë ndaj zgjedhjeve. Zgjedhjet me kandidatë apo platforma janë të papëlqyera për shkak se i japin mundësi opozitës të organizohet. Ndryshe nga referendumi, i cili i vë njerëzit të zgjedhin po apo jo pa pasur nevojë të krijojnë gjykime të shëndosha komplekse. Ndërsa në Greqi, politikanët u përpoqën të mos marrin vetë vendime të vështira duke ia lënë kopilin në derë popullit, dukshëm me synimin për të shmangur pasojat e vendimeve të vështira që duheshin për të zgjidhur telashin në të cilin pikërisht këta politikanë e kishin zhytur vendin me papërgjegjshmërinë e treguar përgjatë viteve.

Rama bëri diçka të ngjashme këtë vit brenda partisë së tij kur zhvilloi referendum si alternativë ndaj respektimit të ligjeve të brendshme të kësaj partie.

Theksimi se sa i keq është referendumi dhe dëmet që ai sjell me vendime të palogjikshme që rrjedhin prej tij janë në vetvete një thjeshtëzim i tepruar i historisë. Referendumi është një mjet që është përdorur gjithashtu në shumë raste për të marrë vendime të cilat kanë rezultuar të mira, pozitive dhe tërësisht të logjikshme. Referendumi i Suedisë në vitin 2004 për anëtarësim ose jo të këtij vendi në Euro, (jo fitoi), rezultoi më 2009 pas krizës financiare, vendimi i duhur. Përkundër pjesës dërrmuese të ekspertëve dhe politikanëve që rekomandonin euron si zgjidhja e duhur, logjika e popullit rezultoi krahasimisht më e mirë. Zviceranët votuan në shumicë dërrmuese kundër ofertës për t’i dhënë secilit prej tyre një shumë parash falas dhe pa kushte, pavarësisht nëse punojnë apo jo. Populizmi që mbart në vetvete oferta për para falas nuk funksionoi përballë logjikës së të zgjedhurit mes sistemit aktual të mbrojtjes shoqërore dhe një sistemi të ri.

Ballafaqimi i këtyre shembujve të ndryshëm nuk qëndron te referendumi por te konteksti në të cilin referendumi zhvillohet, si dhe nga njerëzit që hyjnë në garë për të përfituar politikisht nga referendumi. Nga njëra anë kemi shembujt negativë të përdorimit të referendumit për të legjitimuar faktin e kryer dhe të paligjshëm dhe nga ana tjetër kemi rastin kur kapiteni i anijes nuk dëshiron të japë urdhrin për braktisjen apo jo të anijes në stuhi por parapëlqen që t’ia ngecë vendimin popullit, siç qe rasti i Tsipras me referendumin grek. Pastaj kemi referendumet për konsum politik, si ai i Britanisë, i thirrur nga Cameron si një premtim për hatër të pushtetit të vet. Kjo nuk do të thotë se referendumi është keq. Kjo do të thotë se referendumi është produkt i situatave të larmishme, të cilat mund të jenë normale, të mira, të këqija apo shumë të këqija.

Referendumi i Suedisë për anëtarësimin e vendit në euro nuk u mor në kushtet e emergjencës kombëtare, siç qe referendumi i Tsipras. Klasa politike e Suedisë, e cila qe e tëra në mbështetje të idesë së anëtarësimit, nuk kishte se si të përfitonte nga rezultati i referendumit. Referendumi i Zvicrës për të ardhurat universale bazë qe një zgjedhje e fortë etike, gjithashtu e shtruar në kuadër të një diskutimi të gjerë shoqëror se cili është sistemi më i mirë i mbrojtjes sociale që një vend mund të ketë. Zviceranët zgjodhën sistemin aktual. Edhe këtu, klasa politike nuk kishte çfarë të përfitonte dhe nuk i gënjeu zviceranët as me paralajmërime për katastrofë dhe as me paralajmërime për parajsë.

Referendumi për Brexit qe paksa më i ndryshëm. Populli britanik u ftua të votojë nga një klasë politikanësh që përdorën si frikën ashtu edhe premtimin për parajsë për llogari të vet. Kjo klasë politike nuk është krijuar brenda ditës.

Philip Pullman e përshkroi saktë këtë situatë te Guardian kur shkroi se ka një mijë arsye se pse referendumi ndodhi, por një arsye e rëndësishme është që Britania lejoi “një miliarder nga Australia të korruptojë median”, duke iu referuar Rupert Murdoch, personit që përdori median tabloide nën pronësinë e tij për shërbime politike për kryeministrat e rradhës, njësoj siç ndodh në shumë vende të botës së tretë. Kjo media tablloide duket se është origjina e ushqimit të urrejtjes dhe ekzistoi për shkak të lidhjeve politike të pronarit, fillimisht me Tony Blair e më pas me vetë Cameron. Ajo media tablloide me nivel papërgjegjshmërie gazetareske të pabesueshme duhet të shihet si rrënjë e racizmit që sot po vërehet në shoqërinë britanike dhe duhet të shërbejë si paralajmërim për pjesën tjetër të botës, përfshirë edhe Shqipërinë, se fuqizimi i medias tablloide përkundrejt medias serioze mbart rreziqe të stërmëdha dhe afatgjata për një vend. Siç ka thënë Joseph Pulitzer: “Republika jonë dhe gazetaria do të ngrihen ose do të fundosen së bashku. Një media cinike, mercenare e demagoge, me kalimin e kohës, do të prodhojë një publik po aq pa vlerë sa vetja”. Kjo është çfarë ndodhi në Britani. Fajtorët për këtë nuk janë “populli” por Blair e Cameron.

Të gjitha këto nuk kanë aq shumë lidhje me referendumin si mjet demokratik që i mundëson popujve të zgjedhin se çfarë shoqërie dëshirojnë të ndërtojnë.

Demokracia direkte konsiderohet si një alternativë e keqe e demokracisë përfaqësuese, ose shtetit të udhëhequr nga “filozofët”, sido që fjala filozof vështirë se mund të përdoret për udhëheqësit politikë të botës së sotme. Demokracia direkte e ushtruar për referendumet është gjithashtu e rrallë. Pengesat për të organizuar referendume janë të stërmëdha në shumicën e vendeve, ndërsa ata pak referendume që organizohen zakonisht thirren nga të njëjtët politikanë të demokracisë përfaqësuese që në një situatë normale do të duhej të merrnin vendim e të merrnin përgjegjësinë për vendimin.

Fakti që referendumi mund të keqpërdoret nuk e bën atë automatikisht të keq. Për më tepër, të gjitha vendet, përfshirë edhe Britaninë e Madhe, kanë në sistemet e veta kushtetuese valvula shkarkimi në rastet e referendumeve të keqpërdorura. Shqipëria p.sh, në kushtetutën e saj, e cilëson ligjin apo vendimin e prodhuar në një referendum të barazvlefshëm me çfarëdolloj ligji të miratuar me shumicë të thjeshtë në Kuvendin e Shqipërisë. Kjo do të thotë se nëse populli bie pre e manipulimit në demokracinë direkte, është fare e lehtë që “filozofët” e demokracisë përfaqësuese ta mposhtin vullnetin e popullit me një ligj të thjeshtë në parlament, kuptohet, duke marrë përsipër edhe kostot politike të kësaj mposhtjeje. E njëjta gjë është e vlefshme në Britaninë e Madhe sot, ku “filozofët” kanë mundësi ta mbajnë vendin në BE pavarësisht referendumit, por nuk janë të gatshëm ta bëjnë diçka të tillë pas katrahurës që gatuan përgjatë viteve.

Etiketa: AustraliaBashkimi EuropianBEBrexitBritanidemokraciadiktatorEurogazetariaGreqikushtetueseLigjmbështetjeMediamercenareParaparlamentPopulizmiRamaReferendumSHshkarkimishqipShqipëriaTony BlairVendimVendimiVotazgjedhjeZgjedhjet
Tjetri
Nëse nuk e zgjidhim pabarazinë, 69 milionë fëmijë do të vdesin deri në vitin 2030

Nëse nuk e zgjidhim pabarazinë, 69 milionë fëmijë do të vdesin deri në vitin 2030

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.