AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Delegacionet e SHBA dhe BE pritet të rigjallërojnë bisedimet në Maqedoni

Sinisa Jakov MarusicngaSinisa Jakov Marusic
10 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Victoria Nuland, Ndihmës-Sekretarja Amerikane e Shtetit për çështjet Europiane dhe Euroaziatike. Foto: MIA

Të dërguar të lartë të SHBA dhe BE-së pritet të nisin një fushatë diplomatike në Maqedoni në fillim të korrikut, e cilat synon të arrijë një zgjidhje për krizën e thellë politike në vend.

Victoria Nuland, Ndihmës-Sekretarja Amerikane e Shtetit për çështjet Europiane dhe Euroaziatike. Foto: MIA
Victoria Nuland, Ndihmës-Sekretarja Amerikane e Shtetit për çështjet Europiane dhe Euroaziatike. Foto: MIA

Victoria Nuland, Ndihmës-Sekretarja Amerikane e Shtetit për çështjet Europiane dhe Euroaziatike do të vizitojë Maqedoninë më 11 korrik, thanë për BIRN burimet politike të përfshira në bisedimet e krizës në Maqedoni.

Megjithëse mbërritja e Nuland nuk është konfirmuar zyrtarisht, burime nga partia kryesore qeverisëse VMRO DPMNE dhe nga Social Demokratët, SDSM në opozitë thanë se ata janë informuar për vizitën e saj të ardhshme.

Detyra e Nuland do të jetë të nxisë bisedimet e ngecura midis katër partive kryesore, të cilat tani po kryhen me ndërmjetësimin e ambasadorëve të BE-së dhe SHBA-së në Maqedoni, Aivo Orav dhe Jess Baily.

“Shpresoj që vizita e saj të rezultojë në një marrëveshje ose të paktën në progres të konsiderueshëm në zbatimin e prioriteteve të reformave përpara se vendi të caktojë një datë të re për zgjedhjet e parakohshme”, tha për BIRN nën kushte anonimiteti një burim i afërt me bisedimet.

Prioritetet e reformave përqendrohen në sigurimin e raportimit të balancuar mediatik, në pastrimin e listës zgjedhore dhe në parandalimin e ndikimit politik të votuesve.

Paralelisht me vizitën Nuland ose shumë shpejt pas kësaj, partitë politike të Maqedonisë gjithashtu presin ardhjen e të dërguarit të posaçëm gjerman për Maqedoninë, Johannes Haindl, i cili pritet të ndihmojë gjithashtu bisedimet mes katër partive kryesore.

Në vizitën e tij të fundit në Maqedoni, në qershor, pasi Maqedonia shtyu zgjedhjet e 5 qershorit për shkak të reformave të papërmbushura, Haindl tha se kishte një mënyrë për të dalë nga kriza në qoftë se udhëzimet nga marrëveshjen e ndërmjetësuar nga BE-ja do të ishin ndjekur, por paralajmëroi se koha po mbaronte.

Mitko Gadzovski, profesor i Shkencave Politike në Universitetin FON të Shkupit, tha se ai shpreson se vizita e ardhshme do të ndihmojë në forcimin e pozitës së Prokurorisë Speciale, SJO, e cila u formua vjeshtën e kaluar, si pjesë e marrëveshjes së ndërmjetësuar nga BE dhe është ngarkuar me hetimin e krimit të nivelit të lartë.

“Një nga qëllimet e Nuland do të jetë të forcohet SJO përmes mekanizmave të rënë dakord mes palëve politike. Një prej këtyre mekanizmave është formimi i një Departamenti të Gjykatës Speciale që do të trajtojë çështjet e SJO,” tha Gadzovski.

Që nga formimi i saj, SJO është ankuar për hasje të pengesave serioze nga institucionet e tjera, përfshirë edhe ato nga Gjykata Penale e Shkupit, që ka refuzuar shumë nga kërkesat e saj për të vënë të dyshuarit nën arrest shtëpie dhe ka vënë në pikëpyetje autoritetin e SJO për të trajtuar çështje.

Pasi SJO filloi hapjen e çështjeve kundër zyrtarëve të tanishëm dhe ish-qeveritarëve nga partia qeverisëse VMRO-DPMNE, prokuroria u akuzuar në media se punon sipas udhëzimeve të opozitës.

Kriza në Maqedoni u përshkallëzua në shkurt të vitit 2015, kur opozita publikoi përgjime të regjistruara në mënyrë të fshehtë, të cilat sipas saj ishin kryer nga qeveria e udhëhequr prej VMRO DPMNE, që survejoi në mënyrë të paligjshme 20,000 persona.

Etiketa: ambasadorArrestarrest shtëpieBEBIRNGjykataGjykatëGjykatësKrizaMaqedoniMaqedoniamarrëveshjeMediaOpozitapaktPartiaprogresProkuroriaQeveriasekretarjaSHBAShpresONvizitaVMRO DPMNEZgjedhjet
Tjetri
Kompania e lobimit qëndron mbrapa fushatës denigruese kundër liderit socialist shqiptar

Fotoja e Edi Ramës me Obamën më 2012 u pagua 80 mijë dollarë

photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.