AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Rajoni

Rezultati i Brexit pritet të dominojë Samitin e Ballkanit në Paris

Dusica TomovicngaDusica Tomovic
10 years më parë
në Artikull kryesor Rajoni, Në Fokus, Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto: Pixabay

Infrastruktura dhe rinia janë prioritetet e shpallura të Samitit të Ballkanit Perëndimor në Paris, por takimi i nivelit të lartë ka gjasa të dominohet nga diskutimet për votën e Britanisë për t’u larguar nga BE-ja.

Foto: Pixabay
Foto: Pixabay

Pasojat politike të referendumit në Mbretërinë e Bashkuar për BE-në mund të vihen në qendër të një konference të nivelit të lartë mbi perspektivat ekonomike dhe europiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor, që çelet në Paris të hënën.

Samiti përfshin politikanë të lartë nga BE dhe Ballkani, drejtuar nga presidenti francez, Francois Hollande.

Liderët rajonalë, përfshirë kryeministra, ministra të jashtëm dhe ministra të ekonomisë, shpresojnë se BE-ja do të ndihmojë në financimin e disa projekteve madhore në infrastrukturë.

Ata gjithashtu kërkojnë aprovimin nga Brukseli se janë në rrugën e duhur për sa i përket procesit të integrimit në BE.

Samiti i këtij viti është pjesë e Procesit të Berlinit, një proces pesë-vjeçar që filloi në gusht të vitit 2014 dhe që mban samite vjetore për të nënvizuar angazhimin e BE-së në zgjerimin drejt rajonit të Ballkanit Perëndimor. Vitin e shkuar u organizua në Austri.

Fokusi i kësaj iniciative është mbi vendet e Ballkanit, të cilat nuk janë ende anëtare të BE-së: Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia.

U bë e ditur se temat kryesore të samitit në Paris do të jetë “infrastruktura dhe ndërlidhja”, bashkëpunimi rajonal dhe rinia.

Samiti i Ballkanit Perëndimor do të përfshijë diskutime mbi lëvizjen e lirë të mallrave në të gjithë rajonin pa ndalesa në kufijtë e BE-së. Komisioni Europian gjithashtu do paraqesë një propozim për një treg të integruar të energjisë elektrike në Ballkanin Perëndimor.

Megjithatë, vendimi i Mbretërisë së Bashkuar për të lënë Bashkimin Europian tani kërcënon të dominojnë samitin në Paris, pasi vendimi i Britanisë do të ketë efekte politike dhe ekonomike në vendet e Ballkanit.

Pavarësisht lëvizjeve nga liderët në rajon për të minimizuar ndikimin e mundshëm të “Brexit”, përpara takimit të Parisit, shqetësimet kanë filluar të shfaqen.

Të mërkurën, ministri i jashtëm shqiptar, Ditmir Bushati, tha se takimi i së hënës mes BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor do të përqendrohet më shumë në “divorcin me Britaninë se sa te martesat e reja me vendet e Ballkanit”.

“Nuk duhet harruar se gjatë këtij viti ka pasur një zinxhir referendumesh dhe të gjitha këto zhvillime kanë një ndikim të drejtpërdrejtë”, tha Bushati.

Kroacia hyri në BE në vitin 2013, pas ish-republikës jugosllave të Sllovenisë. Gjashtë shtete të tjera rajonale po presin tashmë të ndjekin shembullin e saj: Mali i Zi, Serbia, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Maqedonia dhe Shqipëria, të cilat së bashku kanë një popullatë prej 20 milionësh.

Para samitit, Forumi i Shoqërisë Civile do të organizojë një debat, përfshirë politikanë dhe 200 përfaqësues të shoqërisë civile ku do të flitet për sfidat socio-ekonomike dhe politike me të cilat përballet rajoni. Çështjet e tërthorta të qeverisjes demokratike, roli i shoqërisë civile dhe respektimi i të drejtave themelore do të adresohen gjithashtu.

Përpara samitit do të promovohet Zyra e Bashkëpunimit Rajonal Rinor të Ballkanit Perëndimor, RYCO. Kryeministrat e Maqedonisë, Shqipërisë, Serbisë, Kosovës, Bosnjës dhe Malit të Zi, pritet të nënshkruajnë një marrëveshje ndërkombëtare për themelimin e zyrës, e cila do të nisë nga puna më 1 janar 2017.

Etiketa: AustriBallkaniBEBosnjaBosnja dhe HercegovinaBrexitBrukseliDitmir BushatiinfrastrukturaKomisioni EuropiankonferenceKosovaKosovëKroaciaMaliMali i ZiMaqedoniamarrëveshjendikimParaPunarajonrajoniSamitiSerbiaSHshqipShqipëriaTregVendimi
Tjetri
NATO pas Brexit

NATO pas Brexit

SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.