AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Blog

Aventurë: Drejt Plazhit të Gjeneralit mbi biçikletë

Ivan DervishingaIvan Dervishi
10 years më parë
në Blog
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Nëse po kërkoni një eksperiencë të plotë verore, guxoni të udhëtoni drejt plazhit tuaj të preferuar mbi biçikletë. Përkundrejt ‘mitit’ të vapës, rrugëtimi herët në mëngjes do t’ju shpërblejë me peizazhe të mrekullueshme dhe me adrenalinë që nuk mund ta përjetoni nga ndenjësja e makinës.


Në udhëtimin e radhës mbi dy rrota, destinacioni i përzgjedhur ishte Plazhi i Gjeneralit në Kavajë. Një rrugë me vështirësi të moderuar, por mbi të gjitha një destinacion final që i afrohet më shumë frymës verore dhe detit ishin zgjedhja e duhur e një të diele.

Plazhi i Gjeneralit është afërsisht 33 kilometra larg nga Durrësi dhe merr rreth 50 minuta me makinë. Megjithatë xhiroja ime me biçikletë zgjati gjithsej 7 orë e 22 minuta, 5 orë e 33 minuta prej të cilave i kalova mbi biçikletë.

Nisja nga Durrësi përbën një lehtësi strategjike për nga distanca që duhet përshkruar, por edhe një avantazh për fillimin herët në mëngjes të udhëtimit.

Rruga e re anë portit me një korsi të dedikuar biçikletave do t’ju nxjerrë në zonën e njohur si Plazhi i Durrësit, ku ndonëse ekzistojnë korsitë e biçikletave shtruar me tulla, disa segmente mund të mos jenë funksionale.

Mungesa e qarkullimit të makinave në mëngjes, rruga e asfaltuar dhe përgjithësisht e ulët, ju lejojnë që t’i shtroheni mirë destinacionit me shpejtësi deri në 30 kilometra në orë.

Situata bëhet më e ngushtë me kalimin nga Plepat në Golem në rrugën dytësore, ku përgjatë 7 kilometrave të ardhshëm do t’ju duhet të bëni zigzage mes trotuarit dhe asfaltit.

Megjithatë në rrethrrotullimin e dytë me të kaluar Qerretin, vendosa të lë asfaltin për një rrugë me shtresë më të varfër, por gjithsesi e këndshme për t’u bërë me biçikletë, e cila më nxori në fshatin Karpen.

Një soditje e shkurtër gjatë rrugëve të fshatit më shpërbleu me panoramën e grave që drejtonin karroca me kuaj rrugës për në arat e mbjella.

Përveç peizazhit dhe vendasve, rruga e Karpenit dhe ajo e fshatit pasardhës Bago, ju jep mundësinë të përgatiteni për terrenin kodrinor të Peqinajt dhe Domenit.

Në lartësinë maksimale 100 metra nga niveli i detit Peqinaj do t’ju ofrojë një pamje të jashtëzakonshme të vijës bregdetare të Gjirit të Durrësit, fshehur mes kodrave.

Pamja e Gjirit të Durrësit nga kodrat e Peqinajt.
Pamja e Gjirit të Durrësit nga kodrat e Peqinajt.

Spiralja e ngjitjes së kodrës në 100 metra lartësi mund të rezultojë disi e lodhshme për shkak të pjerrësisë 7-10%, por entuziastët mund të zgjedhin ta marrin biçikletën në dorë, në disa segmente që zgjasin 100-200 metra.

Me t’iu afruar Domenit, një udhëkryq interesant ndan dy kodra në të cilat shigjetat tregojnë drejtime të ndryshme. Ju mund të zgjidhni të shkoni djathtas për t’iu drejtuar detit në Porto Albania, ku po ndërtohet një port jahtesh dhe ku ndodhet plazhi i Kalasë; ose të vazhdoni drejt për nga plazhi i Gjeneralit.

Zgjedhja ime për t’u kthyer djathtas, tëposhtë plazhit të Kalasë së Turrës u shoqërua me një rrugë zhavorri, ku qe e vështirë të kontrollohej biçikleta dhe ku frenat duhej të ishin mjaft të sigurta.

Plazhi i Kalasë gjithsesi ofron një pikë të izoluar të detit, ku në shëtitjen time të së dielës mund të gjendeshin gjithsej 3-4 familje dhe dy peshkatarë. Krahu verilindor ishte më i përshtatshëm për të bërë disa kredhje në ujë, krahasuar me plazhin me gurë të shpërndarë të krahut juglindor.

Përndryshe zbritjes së shpejtë, ngjitja e kodrës 100 metra mbi nivelin e detit në një rrugë me zhavorr më kujtoi se kthesat tunduese dhe të panjohura nuk ta shpërblejnë gjithnjë lodhjen.

Megjithatë, tre kilometrat nga rikthimi në kryqëzim drejt Plazhit të Gjeneralit ishin po ashtu të lehta për shkak të zbritjes nga 137 metra lartësi në rërën e bregdetit. Syzet dhe një maskë kundër pluhurit janë dy sende të domosdoshme me të cilat duhet të pajiseni për t’i shpëtuar pluhurit që ngrihet nga makinat në rrugën me rërë.

Ndjesia e udhëtimit me biçikletë drejt plazhit, shoqëruar me shikimet kureshtare dhe admiruese të shoferëve dhe pasagjerëve në makina, të cilët mund t’ju përshëndesin në anglisht për t’ju pyetur për drejtimin e rrugës, do t’ua shtojë dozat e kënaqësisë së këtij udhëtimi.

IMAG1265
Pamja e Plazhit të Gjeneralit nga kodrat e Domenit. Foto: Ivana Dervishi/BIRN

Pas rreth katër orësh mbi dy rrota, gjallëria e plazhit të Gjeneralit i dha ndjesisë sime të triumfit për mbërritjen në destinacion atmosferën e duhur të puhisë së detit, muzikës ritmike dhe një pijeje të freskët në breg.

Plazhi i Gjeneralit ka disa resorte verore dhe disa qindra shazlongë ku mund të kaloni një ditë të nxehtë fundjave mes rrezeve të diellit dhe shijimit të detit me nuancat e blusë dhe të gjelbrës. Ju mund të merrni me qira një shazlong dhe të prisni të kalojë vapa e mesditës ndërsa provoni ujin e detit dhe konsumoni një drekë në restorantet disa metra larg bregut.

Rruga e kthimit është disi e mundimshme derisa të dilni në kryqëzimin fillestar pas tre kilometrash, por zbritja për në rrugën dytësore të Kavajës është shumë herë më e lehtë dhe më e shpejtë përmes Domenit, Peqinajt, Bagos dhe daljes në Rrakull.

Një kompromis me shoferin e urbanit Golem-Kavajë-Golem mund të jetë një ide e mirë nëse ndjeni se vapa bëhet e padurueshme. Por nëse, ashtu sikurse unë, keni vendosmërinë të ktheheni përsëri me biçikletë drejt Durrësit, bëni shumë kujdes nga makinat gjatë 35 kilometrave të kthimit.

Këshillat praktike? Ujë i freskët, krem dielli dhe një maskë kundër pluhurit.

Aventura e radhës? Rreth e qark liqenit të Ohrit për një udhëtim dy-ditor mes Shqipërisë dhe Maqedonisë.

Rruga nga plazhi përgjatë Plepave. Foto: Ivana Dervishi/BIRN. 10 korrik 2o16
Rruga nga plazhi përgjatë Plepave. Foto: Ivana Dervishi/BIRN. 10 korrik 2o16
Udhëzim përgjatë rrugës për të mbërritur në plazhin e Gjeneralit.
Udhëzim përgjatë rrugës për të mbërritur në plazhin e Gjeneralit. Foto: Ivana Dervishi/BIRN
Peizazhi i rrugës së fshatit Karpen.
Peizazhi i rrugës së fshatit Karpen. Foto: Ivana Dervishi/BIRN
Peizazhi i rrugës së fshatit Karpen nga ku duket qyteti i Kavajës.
Peizazhi i rrugës së fshatit Karpen nga ku duket qyteti i Kavajës. Foto: Ivana Dervishi/BIRN
Përgjatë rrugës nga Karpeni në Bogo për në Plazhin e Gjeneralit.
Përgjatë rrugës nga Karpeni në Bogo për në Plazhin e Gjeneralit. Foto: Ivana Dervishi/BIRN
Pamja e Gjirit të Durrësit nga kodrat e Peqinajt.
Pamja e Gjirit të Durrësit nga kodrat e Peqinajt. Foto: Ivana Dervishi/BIRN
Kodrat në Domen.
Kodrat në Domen. Foto: Ivana Dervishi/BIRN
Gjiri i Durrësit parë nga Domeni.
Gjiri i Durrësit parë nga Domeni. Foto: Ivana Dervishi/BIRN
Zona e Porto Albania ku do të ndërtohet një port për jahte.
Zona e Porto Albania ku do të ndërtohet një port për jahte. Foto: Ivana Dervishi/BIRN
Zona e Porto Albania ku do të ndërtohet një port për jahte.
Zona e Porto Albania ku do të ndërtohet një port për jahte. Foto: Ivana Dervishi/BIRN
Plazhi i Kalasë së Turrës.
Plazhi i Kalasë së Turrës. Foto: Ivana Dervishi/BIRN
Pamja e bregdetit nga Domeni.
Pamja e bregdetit nga Domeni. Foto: Ivana Dervishi/BIRN
Rruga ku makinat ngrenë pluhur përgjatë Plazhit të Gjeneralit.
Rruga ku makinat ngrenë pluhur përgjatë Plazhit të Gjeneralit. Foto: Ivana Dervishi/BIRN
Mbërritja në Plazhin e Gjeneralit.
Mbërritja në Plazhin e Gjeneralit.
Mbërritja në Plazhin e Gjeneralit.
Mbërritja në Plazhin e Gjeneralit. Foto: Ivana Dervishi/BIRN
Etiketa: BIRNFamiljeFinalIvana DervishiMakinaMjaftohritSHShofershqip
Tjetri
Integriteti i munguar: 80% e gjyqtarëve të karrierës nuk e justifikojnë pasurinë

Anëtarja e Gjykatës së Lartë Majlinda Andrea akuzohet për ryshfet

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.