AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor

Politika shqiptare arrin marrëveshjen për miratimin e reformës në drejtësi

BIRNngaBIRN
10 years më parë
në Artikull kryesor, Faqja e pare, Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ambasadorja Vlahutin dhe Ambasadori Lu në Kuvendin e Shqipërisë më 4 maj 2016. Foto: Malton Dibra/LSA

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi votën pro reformës në drejtësi pas përfshirjes së zyrtarëve të lartë të Brukselit në negociatat e orëve të fundit, duke shtensionuar politikën shqiptare në prag të seancës së 21 korrikut.

Ambasadorja Vlahutin dhe Ambasadori Lu në Kuvendin e Shqipërisë më 4 maj 2016. Foto: Malton Dibra/LSA
Ambasadorja Vlahutin dhe Ambasadori Lu në Kuvendin e Shqipërisë më 4 maj 2016. Foto: Malton Dibra/LSA

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi mesditën e së mërkurës votën pro reformës në drejtësi, duke shfryrë tensionin që dominoi klasën politike shqiptare në prag të seancës së 21 korrikut. Përmes një deklarate për mediat, Basha tha se PD është gati të bashkojë votat në Parlamentin e Shqipërisë për draftin kushtetues të versionit hibrid, ndërsa e cilësoi betejën e Partisë Demokratike një sukses.

“Roli i misionit ndërkombëtar do të jetë rekomandues dhe vendimarrja i mbetet institucioneve kombëtare. Asnjë qytetar shqiptar nuk do të përjashtohet nga konkurrimi mbi bazën e opinioneve, por vetëm mbi fakte sipas ligjit,” deklaroi Basha.

Pas 1 viti e gjysmë negociatash të vështira mes përfaqësuesve politikë në Shqipëri për reformën në drejtësi, pika e fundit e padakordësuar mbeti roli i Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit në përzgjedhjen e zyrtarëve që do të kryejnë procesin e vetingut për gjyqtarët dhe prokurorët e Shqipërisë.

Sipas propozimit hibrid të prezantuar në Tiranë më 10 korrik nga ndihmës/sekretarja amerikane e Shtetit, Viktoria Nuland, ndërkombëtarët do të kishin një rol kyç në filtrimin e kandidatëve për 21 pozicionet e vetingut.

Partia Demokratike këmbënguli gjatë javës së fundit që ndërkombëtarët të mos kishin kompetenca kushtetuese por vetëm rol rekomandues, ndërsa pas ndërhyrjes në negociata të zyrtarëve të lartë të Brukselit, u detyrua të pranonte marrëveshjen me plotësimin e njërës prej kërkesave të saj.

Përmes një letre të dërguar në adresë të drejtuesve të Partisë Socialiste, Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, komisioneri për Zgjerimin, Johannes Hahn zbardh variantin përfundimtar të pranuar nga palët.

Sipas kësaj letre, ngritja e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit do të kenë bazë solide në Kushtetutën e re të Shqipërisë, ndërkohë që ky mision do të ketë rol rekomandues për kandidaturat që do t’i kalojnë më pas komisionit ad hoc.

Në një deklaratë për mediat, kryeministri Edi Rama përshëndeti vendimin e Partisë Demokratike për votimin e draftit të ndryshimeve kushtetuese për reformën në drejtësi. Ai shtoi më tej se “reforma garanton vijën mbrojtëse të ndërkombëtarëve për të bërë të mundur një revolucion në sistemin e drejtësisë”.

“Partia Demokratike iu nënshtrua vullnetit të hekurt të popullit shqiptar dhe partnerëve strategjikë, që të çojmë përpara një reformë historike në sistemin e drejtësisë… në përmbysjen e kastës së të korruptuarve,” tha Rama.

Me një marrëveshje të gjithëpranuar mbi tavolinë, séanca e shumëpritur e së enjtes pritet të mos ofrojë supriza të mëdha, duke miratuar reformën e mbështetur nga shumica e shqiptarëve dhe që synon ta çojë Shqipërinë në një fazë të re të negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Europian.

Etiketa: BashaDibraEdi RamagjyqtarKomisioneriKompetencaKryeministri Edi RamakushtetueseLulzim BashamarrëveshjenegociataPartiaPartia DemokratikePartisë DemokratikePartisë SocialistePDprokurorRamaReformasekretarjashqipShqipërishqiptare
Tjetri
Takimi Rama-Basha, ku ndahen palët për reformën në drejtësi

Nuk ka konsensus, Basha ndryshon qëndrim

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.