AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Rajoni

Gjuetari i nazistëve dënon rrëzimin e vendimit për dënimin e Stepinaçit

Sven MilekicngaSven Milekic
10 years më parë
në Artikull kryesor Rajoni, Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Lideri ushtash Ante Paveliç (majtas) duke u takuar me Alojzije Stepinaç. Foto: Wikipedia

Drejtori i  Qendrës Simon Wiesenthal tha se vendimi i gjykatës kroate, e cila rrëzoi dënimin e kardinalit Alojzije Stepinaç në vitin 1946 për bashkëpunim, ishte “i turpshëm dhe i tmerrshëm”.

Lideri ushtash Ante Paveliç (majtas) duke u takuar me Alojzije Stepinaç. Foto: Wikipedia
Lideri ushtash Ante Paveliç (majtas) duke u takuar me Alojzije Stepinaç. Foto: Wikipedia

Efraim Zuroff, drejtori i zyrës së Qendrës Simon Wiesenthal për Izraelin dhe Europën Lindore dhe krye gjuetari i nazistëve i organizatës, dënoi vendimin e dhënë të premten e kaluar nga Gjykata e Qarkut të Zagrebit për anulimin e dënimit në vitin 1946 të kardinalit Alojzije Stepinaç për bashkëpunim.

Zuroff tha për radion serbe të Bosnjës të dielën se për të vendimi ishte “absolutisht i turpshëm dhe i tmerrshëm”.

“Ajo nuk mund ta zhbëjë faktin se si një njeri i tillë në një pozitë të tillë, ai mbështeti regjimin gjenocidial të themeluar në Kroaci (Shteti kukull pro-nazist i Pavarur i Kroacisë),” tha ai.

“Ky është absolutisht një vendim i keq, i cili ne shpresojmë se do të ndryshohet nga një gjykatë më e lartë,” shtoi ai, me shumë gjasa pa qenë në dijeni të faktit se zyra kroate e prokurorit të shtetit nuk do ta apelojë këtë vendim në Gjykatën e Lartë.

Ai i qëndroi idesë se qëllimi i gjykimit ishte “të lante” krimet e kohës së luftës të klerit katolik në Kroaci dhe vetë mbështetjen e Stepinaçit për regjimin fashist të kohës së luftës.

Zuroff e pranoi se Stepinaçi vërtet ndihmoi disa hebrenj të pagëzuar t’i shpëtonin vdekjes, por vetëm në një masë të kufizuar.

Ai u ankua për përpjekje në të gjithë Europën Lindore për të rishikuar historinë e Luftës së Dytë Botërore dhe, së bashku me këtë, të minimizojnë “gjenocidin e kryer kundër serbëve” në atë periudhë kohore.

“Kjo është shumë e rrezikshme. Tendenca të tilla duhet të ndalohen dhe ne po përpiqemi shumë t’i ndalojmë ato,” përfundoi Zuroff.

Megjithatë, Gjykata e Qarkut vendosi se Stepinaçi nuk pati një gjykim të drejtë në vitin 1946 nën regjimin komunist jugosllav.

Gjykata e Lartë Jugosllave e dënoi Stepinaçin me 16 vjet burg për bashkëpunim me Gjermaninë naziste dhe pushtuesit fashist italianë, si edhe me NDH-në.

Ai u shpall gjithashtu fajtor se detyroi besimtarët ortodoksë të pagëzoheshin si katolikë, duke ndihmuar regjimin e NDH-së dhe “duke përhapur propagandë armike”.

Polemikat në lidhje me Stepinaçin përqendrohen në faktin që ai përshëndeti publikisht themelimin e NDH-së në vitin 1941, duke i dhënë regjimit ligjshmëri midis kroatëve katolikë.

E udhëhequr nga lëvizja ustashe, NDH-ja, e drejtuar nga Ante Pavleviç, menjëherë miratoi ligje tepër diskriminuese dhe kreu mizori në shkallë të gjerë kundër serbëve, hebrenjve dhe romëve, gjë që është përkufizuar si gjenocid.

Megjithatë, shumë kroatë katolikë e mbajnë mend atë si një peshkop të devotshëm dhe atdhetar që ndenji në postin e tij pas marrjes së pushtetit nga komunistët në vitin 1945 dhe që- ata thonë- se u dënua në një gjyq spektakël.

Janë bërë lëvizje të shumta për shenjtërimin e Stepinaçit – të cilin Vatikani e bëri kardinal në vitin 1952 – të ndihmuara nga qeveria kroate, të cilat Kisha Ortodokse Serbe dhe autoritetet serbe i kanë kritikuar ashpër.

Stepinaç u lirua nga burgu dhe u la në arrest shtëpie në vitin 1951 dhe vdiq në vitin 1960.

Papa Françesku, i vetëdijshëm për polemikat e ashpra në lidhje me Stepinaçin, e ka ndaluar procesin e shenjtërimit, duke propozuar që një komision i përbashkët ku përfshihet Vatikani dhe Kisha Ortodokse Serbe të analizojnë fillimisht çështjen. Komisioni filloi punë më herët këtë muaj.

Etiketa: Arrestarrest shtëpiebesimtarëBurggjenocidGjykataGjykatëGjykatësgjykimGjyqhebrenjKisha OrtodokseKisha Ortodokse SerbeKomisionKroaciMASnazistnazisteortodoksQeveriaromromëVendimVendimiWikipedia
Tjetri
Myslimani nga Shishtaveci restauron muret e ngurta të kishave antike

Myslimani nga Shishtaveci restauron muret e ngurta të kishave antike

photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.