AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Faqja e pare

Dashuria për traditën e gurtë të Beratit bën bashkë të rinjtë shqiptarë dhe francezë

Erjola AzizollingaErjola Azizolli
10 years më parë
në Faqja e pare, Në Fokus, Reportazhe
Koha e leximit: 6 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Të rinjtë shqiptarë dhe francez mësojnë skalitjen e gurit në Berat | Foto nga : Erjola Azizolli/ BIRN

Një grup gjimnazistësh nga Franca dhe Shqipëria po gdhendin miqësi të reja dhe po ndërgjegjësojnë për ruajtjen e trashëgimisë kulturore, duke mësuar gurskalitjen në qytetin e mbrojtur nga UNESCO.   

Të rinjtë shqiptarë dhe francez mësojnë skalitjen e gurit në Berat | Foto nga : Erjola Azizolli/ BIRN
Të rinjtë shqiptarë dhe francez mësojnë skalitjen e gurit në Berat | Foto nga : Erjola Azizolli/ BIRN

Pauline Drueshe nuk besonte që gur skalitja ishte punë vajzash, por prej disa ditësh ka marrë në duar çekanin dhe po përpiqet ta mësojë atë prej mjeshtrit Isa Avdyli në kalldrëmet e Beratit me bashkëmoshatar të saj.

“Kam mësuar se si të skalis gurin pak nga pak dhe ja kam dal mbanë për mrekulli,” tha Drueshe për BIRN

Pauline është një nga nga 10 anëtarët e grupit të rinjsh francez që po mësojnë gurskalitje këtë verë bashkë me 10 gjimnazistë të Beratit në një kamp rinor sa të rrallë aq dhe emocionues.

Ky kamp organizohet nga Qendra e Artizanit “Margarita” , Zyra e Trashëgimisë Kulturore dhe bashkia Berat në bashkëpunim me organizatën “Outdoor Ambassadors.”

Aktiviteti synon ndërgjegjësimin e banorëve vendas për të ruajtur dhe promovuar trashëgiminë e gurit dhe po ashtu një promovim të qytetit që mbrohet nga UNESCO pikërisht për shkak të kësaj trashgimie të rrallë.

“Qëllimi i këtij aktiviteti është rritja e ndërgjegjësimit të banorëve vendas për të ruajtur dhe promovuar trashëgiminë e qytetit të Beratit në ndihmë të zhvillimit të turizmit të qëndrueshëm si dhe rritja e dialogut ndërkulturor ndërmjet të rinjve francez dhe shqiptar,” thotë Marius Qytyku, specialist i trashëgimisë kulturore.

Berati sipas Drejtorisë së Rrugë Trotuareve pranë bashkisë ka 80,942 metra katror kalldrëm dhe secili prej tyre është i veçantë. Artur Çepani, sot këshilltar i kabinetit pranë bashkisë së Beratit thotë se prej 2006 deri më 2011 janë riparuar apo rindërtuar çdo vit rreth 4300 metra kalldrëme duke i shpëtuar ato degradimi. Mirëmbajtja e këtyre rrugicave është e kushtueshme dhe merr shumë kohë.

Eugen Kallfani, drejtor i Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare i sheh këto kalldrëme si një muze të hapur ku secila lagje e qyteti ka veçantitë e saj.

“Rrugicat e lagjes “Mangalem”  dhe  “Goricë” dallohen nga ato të lagjes “ Kala”, në të cilat pikasim kryesisht gurin e bardhë  gëlqeror, i cili është përdorur në mënyrë më të rregullt dhe me një teknikë e cila dallon për nga përkujdesja në vendosje,” thotë ai për BIRN.

Ai mendon se rrugicat me kalldrëm të Beratit i japin siluetës së banesave një sens thellësie e tredimensionaliteti të jashtëzakonshëm.

“Në lagjen “Mangalem” është e vështirë të dallosh kur je në mes të një rrugice nëse ai kalldrëm është; i një oborri banese, i një interieri apo i një rrugice,” tha Kallfani.

“Afërsia e banesave, shkrirja e materialeve në mënyrë shumë të natyrshme i japin lagjes një intimitet të pashoq e impresionues për vizitorët,” shtoi ai.

Projekti i gurskalitjes sipas organizatorëve është një përpjekje për të ruajtur këtë pamje të veçantë dhe për ta promovuar atë.

Mjeshtri i gurit ISa Avdyli duke udhëzuar një nga studentët e kampit veror | Foto nga Erjola Azizolli/BIRN
Mjeshtri i gurit Isa Avdyli duke udhëzuar një nga studentët e kampit veror | Foto nga Erjola Azizolli/BIRN

Të lësh emrin në gur

Para se të mbërrinte në Berat disa javë më parë Timother Gerfaud, një 18 vjeçar nga Parisi, për Shqipërinë dinte vetëm që është shtet gjeografikisht në Europë dhe se kryeqyteti e ka emrin Tiranë.

Pjesë e grupit të të rinjve “scaut boys” në Paris, nëpërmjet komunikimit në internet me të rinjtë e Alenacës Franzece ai mësoi për një kamp rinor që do të hapej në një qytet muze në Shqipëri, ku do të mësohej puna me gur. Dëshira për të bashkëjetuar me të rinjtë, kureshtja për një vend të panjohur, mësimi i gurskalitjes, bënë që 18 vjeçari të  marrë avionin dhe të niset.

“Është kaq surprizë e bukur që jeton me bashkmoshatarët e tu të një shteti tjetër dhe po kaq e bukur të mësosh se si shtrohet një rrugë me gur”, thotë Gerfaud për BIRN.

Prej tre ditësh sëbashku me nëntë të rinj të tjerë francez ai ndodhet në Berat duke njohur Shqipërinë përmes 10 bashkëmoshatarëve shqiptar, por edhe duke mësuar gurskalitjen, nën hijen që bën lagja muzeale “Goricë”.

Tani ai ndodhet në një nga lagjet muzeale të qytetit të Beratit, duke mësuar të skalisë një gur lumi dhe thotë se është duke i pëlqyer ajo që po mëson sepse nëpërmjet gurit mund të lesh gjurmë, çfarë është veçanërisht emocionuese në një qytet mijëravjeçar si Berati.

“E nisa punën time me gurin duke mësuar fillimisht të skalit emrin tim dhe kjo më pëlqen,” tha ai. “Kur shikon kaq shumë rrugë prej guri në këtë qytet për të cilin kam mësuar shumë, ndihem shumë i kënaqur që dhe emri im do të mbetet këtu,” shtoi Gerfaud.

Orgest Beqiri, sapo ka përfunduar provimet e maturës shtetërore dhe ditët e para të pushimeve verore po i kalon duke mësuar mjeshtërinë e gurit në qytetin e tij.

Anëtar i “Qendrës Rinore” në Berat, 18 vjeçari është miqësuar shumë shpejt me bashkmosharët e tij francez dhe kjo po e ndihmon për të aplikuar gjuhët e huaja, për të shtuar njohuritë dhe për të krijuar miqësi të reja.

“Sot mësuam rëndësinë e nivelimit në shtrimin e një rrugice me gur dhe kjo është shumë interesante, pasi në qytetin tim guri është shumë i rëndësishëm,” tha Beqiri.  “Kjo duket si punë e lehtë, por kur fillon dhe vendos gurët shikon që nuk mund ta bësh pa e ditur sekretin, vendosjen e gurin atje ku duhet dhe këtë po e mësojmë pak nga pak,” shtoi ai.

Të rinjtë shqiptarë dhe francez mësojnë skalitjen e gurit në Berat | Foto nga : Erjola Azizolli/ BIRN
Të rinjtë shqiptarë dhe francez mësojnë skalitjen e gurit në Berat | Foto nga : Erjola Azizolli/ BIRN

Dashuria e kalldrëmtë

E ndërsa të rinjtë francez dhe ata shqiptarë kanë mësuar të skalisin emrat mbi gur mësuesi i tyre ka improvizuar një rrugicë në breg të lumit Osum ku do të vendoset me kujdes secili gur që ata bëjnë gati.

Isa Avdyli, ka 30 vite që punon me gurin dhe guri ka qenë gjithmonë prezent në jetën e tij – që nga fëmijëria në lagjen “Kala” ku mësoi teknikat e para të skalitjes dhe deri më sot ku fal punës për shtrim rrugicash, harqet e portave në banesa, por dhe puna në kulte fetare mban titullin “Mjeshtër i gurit”.

“Është interesante të shohësh interesin e këtyre të rinjve për gurin, ndërkohë që disa prej tyre gur të të tilla përmasave nuk kanë prekur më parë me duar,” thotë ai, i kënaqur që të rinjtë nga Franca janë surprizuar pasi kanë parë rrugicat  e Beratit  “të punuara me mjeshtëri, të shndritshme, në harmoni të plotë me lagjet e qytetit.”

Ai tregon se të rinjve veç mësimit të punës me gurë iu është dhënë mundësia të vendosin gurët në një rrugicë të improvizuar dhe më pas të bëjnë ndërhyrje në lagjet “Kala” dhe “Goricë” duke riparuar disa pjesë të dëmtuara të kalldrëmeve.

Megjithatë Avdyli shpreson që dashuria e të rinjve për gurin të shërbejë për të ndërgjegjësuar banorët. Ai është nostalgjik për kohën kur të gjithë kujdeseshin me fanatizëm për rrugicat e kalldrëmta, ndërsa vëren se sot ka tendenca për t’i zëvendësuar ato me beton.

Adelina Theollori, koordinatore e Qendrës së Artizaneve “Margarita” dhe hartuesja e projektit të gurskalitësve – e cila është gjithmonë pranë të rinjve për të ofruar fruta e kujdes,  ka po ashtu të njëjtën nostalgji.

Theollori është kujdesur deri në detaje për funksionimin siç duhet të këtij kampi, ku së bashku me artizanë të qendrës që drejton ka përgatitur përparëse, kapele, çanta me logot e Beratit të qepura me mjeshtëri nga gratë artizane të qytetit, të cilat kanë përdorur materiale të riciklueshme për realizimin tyre.

Ashtu si mjeshtër Avdyli ajo është e shqetësuar se jo të gjithë banorët e Beratit po bëjnë mjaftueshëm për të ruajtur rrugicat e tij të kalldrëmta.

“Në shumë lagje të qytetit banorët e ardhur viteve të fundit nuk kujdesen për mjedisin e përbashkët,” tha Theollori.

“Dashuria që ne banorët e vjetër të qytetit kemi për gurin, për rrugicat e kalldrëmta dhe gjithçka që lidhet me traditën është e pamat,” shtoi ajo.

Të rinjtë mbledhin gurë në shtratin e lumiot Osum | Foto nga: Erjola Azizolli/ BIRN
Të rinjtë mbledhin gurë në shtratin e lumiot Osum | Foto nga: Erjola Azizolli/ BIRN
Të rinjtë shqiptarë dhe francez mësojnë skalitjen e gurit në Berat | Foto nga : Erjola Azizolli/ BIRN
Të rinjtë shqiptarë dhe francez mësojnë skalitjen e gurit në Berat | Foto nga : Erjola Azizolli/ BIRN
Etiketa: avdyliBanorëBashkiaBashkia BeratBeratBIRNEmriFrancakampLumimrekulliOsumParaPunaPunëSHShpresONshqipShqipëriShqipëriastudentUNESCO
Tjetri
Masat e ashpra pas grushtit të dështuar të shtetit shkaktojnë frikë dhe përçarje në Turqi

Masat e ashpra pas grushtit të dështuar të shtetit shkaktojnë frikë dhe përçarje në Turqi

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.